LIVE UPDATES
Bota

Seanca ndaj deputetëve të akuzuar për gazin lotsjellës dështon për shkak të mungesës së palëve të dëmtuara, mbrojtja

18 Qershor 2021, 18:32 Nga DOSJA
Seanca ndaj deputetëve të akuzuar për gazin lotsjellës

KOSOVË- Për shkak të mungesës së përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës dhe të Policisë së Kosovës, ka dështuar të mbahet seanca në rastin e ish-deputetëve Ismajl Kurteshi dhe Haxhi Shala.

Të dy këta po akuzohen se kishin hedhur gaz lotsjellës në një seancë të Kuvendit të mbajtur më 30 nëntor 2015, si dhe kishin penguar Policinë gjatë kohës kur kjo e fundit po mundohej të shoqëronte në Polici, Albin Kurtin, cili atë kohë kishte qenë deputet. Për shkak të këtyre veprimeve të të akuzuarve, deputetët dhe stafi administrativ i Kuvendit si dhe pjesëtarët e Policisë, në aktakuzën e prokurorisë konsiderohen si palë të dëmtuara.

Seanca e radhës që ishte paraparë të mbahej për këtë rast të premten, ka dështuar pasi që gjykatësi Eroll Gashi tha se përfaqësuesi i autorizuar nga Kuvendi i Kosovës nuk është prezent në seancë. Gjithashtu, ai njoftoi se mungon edhe përfaqësuesi i autorizuar nga Policia i cili kishte qenë prezent në seancën e kaluar.

Në fjalën e tij, prokurori Menduhi Kastrati tha se me hedhjen e gazit lotsjellës janë dëmtuar deputetët dhe stafi administrativ e po ashtu sipas tij është penguar puna e Kuvendit.Për këtë arsye, ai tha se Kuvendi i plotëson atributet e palës së dëmtuar ndërsa e sa i përket Policisë, prokurori tha se në këtë rast nuk konsiderohen si palë e dëmtuar. Një deklarim të tillë, prokurori e bëri edhe pse në aktakuzë, Policia e Kosovës janë cilësuar si palë e dëmtuar.

“Me këtë rast konsiderojmë se Kuvendi i plotëson atributet si palë e dëmtuar. Sa i përket Policisë së Kosovës konsiderojmë se të njëjtit përballen me situata ku ballafaqohen me pengim në kryerjen e detyrës zyrtare megjithatë jo-domosdoshmërisht Policia është palë e dëmtuar andaj Policia në këtë rast nuk konsiderohet si palë e dëmtuar”, tha prokurori Kastrati.

Pretendimet e prokurorisë për palë të dëmtuar në këtë rast, i kundërshtoi mbrojtësja e të akuzuarit Kurteshi, avokatja Teuta Zhinipotoku. Ajo tha se si mbrojtje, konsiderojnë se nuk ka palë të dëmtuar në këtë çështje sepse sipas saj, prokuroria nuk ka treguar se në çfarë mënyre dhe cilët deputet janë dëmtuar.

“Ne si mbrojtje konsiderojmë se palë te dëmtuar nuk kemi në ketë çështje gjyqësore sepse prokurori është dasht me tregu se në çfarë mënyre Kuvendi Kosovës apo deputet që janë të dëmtuar, cilët janë personat që kanë pësuar dëmtime, çfarë dëmtime kanë pësu” ka thënë avokatja Zhinipotoku.

Po ashtu, ajo shtoi se gazi lotsjellës nuk paraqet rrezik për jetën dhe shëndetin e njeriut pasi siç tha, për këtë ka një vendim nga Gjykata e Apelit që kishte vendos lidhur me një ekspertizë së toksikologjisë. Ndërsa, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi tha se prokurori me fjalët e tij ka supozuar se dikush nga deputetët mund të ketë pësuar dëmtime fizike, e sipas tij, gjykata merr vendime në bazë të fakteve dhe jo supozimeve.

Mbrojtësi i të akuzuarit Shala, avokati Naser Sopjani tha se veprimet e prokurorit të shtetit janë ato që kanë ndërhy në punën e Kuvendit, sepse sipas tij, Kuvendi i ka mekanizmat e vet për të filluar procedura disiplinore ndaj deputetëve që kanë penguar punën e Kuvendit. Pasi që palët dhanë mendimet e tyre lidhur me atë se kush është palë e dëmtuar në këtë rast, seanca e së premtes u ndërpre kurse e radhës u caktua më 2 shtator 2021, ora 09:30.

Ndryshe, ky rast ka qenë duke u gjykuar në Departamentin e Krimeve të Rënda, por tani lënda ka kaluar për gjykim në Departamentin e Përgjithshëm, tek gjykatësi Eroll Gashi. Sipas aktakuzës së ushtruar më 8 janar 2016, Ismajl Kurteshi dhe Haxhi Shala po akuzohen se me datë 30 nëntor 2015, rreth orës 11:00, në Sallën e Seancave Plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, me qëllim të ndërprerjes së punimeve të seancës, kanë hedhur gazin lotsjellës, të cilën e posedonin pa autorizim.Sipas aktakuzës, derisa Kryetari i Parlamentit ishte duke i njoftuar deputetët me rendin e ditës, të akuzuarit Kurteshi dhe Shala e kishin aktivizuar gazin lotsjellës.

Për këto veprime, Ismajl Kurteshi dhe Haxhi Shala po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshme” nga neni 375 par.1 të KPRK-së.Kurteshi dhe Shala po akuzohen edhe se kishin penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, përkatësisht pjesëtarët e Policisë dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.Një gjë të tillë, Haxhi Shala akuzohet se e ka bërë në cilësinë e deputetit nga radhët e Nismës për Kosovën, ashtu që me disa deputetë të tjerë janë munduar që ta pamundësojnë shoqërimin në Polici të deputetit Albin Kurti nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës si dhe kishte hedhur gaz lotsjellës duke pamundësuar mbajtjen e seancës plenare.Kurse, Kurteshi akuzohet se në seancën e 30 nëntorit 2015, kishte hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit duke pamundësuar mbajtjen e seancës.Për këto veprime, Kurteshi dhe Shala akuzohen edhe për veprën penale “Pengimi i personit zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409 par.1 lidhur me nenin 81 të KPRK-së.

BetimipërDrejtësi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti haxhi shala ismajl kurteshi menduhi kastrati teuta zhinipotoku albin kurti haxhi shala ismajl kurteshi menduhi kastrati teuta zhinipotoku

Sondazh

Poll
Bota 18 Qershor 2021, 16:17

GREQI- Bashkëshorti dhe njëkohësisht vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline Crouch në Greqi, Babis Anagnostopulos është shfaqur i penduar për krimin e ...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë