Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar një 23 vjeçar për armëmbajtje pa leje si dhe ka proceduar penalisht shokun e tij, 24 vjeç, për moskallëzim krimi.
I arrestuar është i riu me inicialet J.Gj., 23 vjeç, nga Shijaku, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa shoku i tij me inicialet E.B, 24 vjeç, u procedua penalisht për shkak se dyshohet të kishte dijeni për armën që mbante qytetari i arrestuar dhe nuk e kishte denoncuar.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Goditet nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga një 23-vjeçar me precedent të mëparshëm penal. Procedohet penalisht edhe një 24-vjeçar, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka arrestuar në flagrancë shtetasin: J. Gj., 23 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Kapja e këtij shtetasi u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l.
Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin J. Gj. dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Biznesmeni Admir Mulaj i cili u plagos shtatë ditë më parë në zonën e Farkës ka dhënë dëshminë e tij në polici në ditën kur i ndodhi sulmi me thikë...
TIRANË– Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares së KPA-së, Natasha Malajt nuk është emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Biznesmeni një vit më parë është kal...
TIRANË– Admir Mulaj është plagosur më 12 janar me thikë në zonën e Farkës në kryeqytet. Dosja.al mëson se vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulajt është p...
TIRANË– Vëllai i gjyqtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, Admir Mulaj është plagosur pak ditë më parë me thikë. Ngjarja ka ndodh...
TIRANË– Prokurori i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj është shkarkuar nga puna nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).Trupa gjyqësore që kreu procesin...
TIRANË– Ende asnjë gjurmë e biznesmenit italian, Davide Pecorelli. 45-vjeçari është parë për herë të fundit më 6 janar të këtij viti në Pukë, ndërsa...
BERAT– Një 39-vjeçar i cili ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij është vënë në pranga nga policia e Beratit. Arrestimi i tij u bë në fl...
KUKËS– Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 48-vjeçar pasi ishte i shpallur në kërkim nga Austria. Personi me inicialet B.S, banues në Kosovë ish...
DURRËS– Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi kanë kanosur pronarin e një lokali dhe i kanë thyer xhamat e biznesit. Gjithashtu dhe d...