“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Bota
SHBA/E ftoi kolegen disa herë për të dalë, kur nuk pranoi e vrau me thikë
6 Dhjetor 2021, 15:46Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
SHBA – Një burrë në Florida goditi me thikë për vdekje kolegen e tij pasi ajo refuzoi ftesat e tij për të dalë së bashku ën takim.
Sipas The Independent,njëzet vjeçari Agustin Lucas Mariani sulmoi me thikë kolegen e tij Delfina Pan javën e kaluar pasi u shfaq në shtëpinë e saj pa paralajmëruar, tha policia ën Florida. Mariani dhe Pan, të cilët të dy raportohet se janë argjentinas, kanë punuar së bashku në restorantin Kansas Bar and Grill dhe mësohet se ajo i ka refuzuar vazhdimisht kërkesat e tij për të dalë në një takim.
Policia e Miami Beach tha se ai u shfaq në shtëpinë e Pan në North Beach të hënën vonë më 29 nëntor, ipaftuar dhe priti viktimën. Kur Pan arriti në banesën e saj, Mariani i kërkoi asaj që ta linte të hynte në apartament, gjë që ajo refuzoi ta bënte.
Ai më pas nxori një thikë dhe goditi viktimën pa u provokuar aspak sikur të kishte kohë që e kishte menduar këtë gjë. Mariani më pas hoqi këmishën e tij dhe goditi veten me thikë në pjesën e sipërme të gjoksit, sipas një fqinji që pa ngjarjen. Policia tha se goditja e tij me thikë ishte jo fatale. Me të arritur në vendin e krimit, oficerët thanë se e gjetën të akuzuarin të shtrirë të plagosur mbi viktimën e tij.
Të dy u dërguan me urgjencë në Spitalin Memorial Jackson, ku gruaja u shpall e vdekur. Mariani raportohet se po shërohet nga plagosja. Thika e përdorur në vrasje me sa duket është marrë nga restoranti Kansas Bar and Grill, sipas policisë.
SHBA – Administrata Biden pritet të njoftojë këtë javë se asnjë zyrtar i qeverisë amerikane nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Pekinit 2022 , du...
BRITANI E MADHE – Vendi është shokuar nga zbulimi i fundit se brenda parlamentit anglez u gjetën sasi lënde narkotike të llojit kokainë. Policia konstatoi...
SHBA – Sipas një raporti të ri, kompanitë më të mëdha të naftës dhe gazit arritën së bashku 174 miliardë dollarë fitime në nëntë muajt e parë të vitit, nd...
ITALI– Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero ka dhënë dorëheqjen pasi u arrestua në Milano nga Guardia di Finanza. Mësohet se Ferrero e ka marrë vendim...
KOSOVË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se po shtohen informacionet rreth masakrës së Gllogjanit, të ndodhur 10 ditë më parë. Shefi i qe...
KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 4 raste të reja të të infektuarve me koronav...