LIVE UPDATES
Aktualitet

Shembja e banesës tek “Petro Nini”/ Dhoma Kombëtare: Përmbaruesi dështoi, nuk është fytyra jonë

14 Mars 2019, 20:26 Nga DOSJA
Shembja e banesës tek “Petro Nini”/ Dhoma Kombëtare:

Tiranë- Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar me banesën pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. (Lexo këtu)

Me anë të një deklarate për shtyp, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, shprehet se kjo që ka ndodhur disa ditë më parë, nuk është fytyra e Përmbaruesve, ndërsa thekson se distancohet nga kjo ngjarje.

“Dhoma Kombëtare, si organi përfaqësues i përmbaruesve gjyqësorë privatë, kërkon të sigurojë opinionin publik se kjo ngjarje, me protagonist vetëm një përmbarues, nuk identifikon në asnjë element trupën prej 150 përmbaruesish gjyqësorë, anëtarë të saj. Kjo ngjarje nuk është “fytyra” e përmbarimit shqiptar. Kjo ngjarje mbetet një rast i izoluar, nga i cili distancohet plotësisht çdo përmbarues i ndershëm shqiptar”, thuhet në deklaratë. 

Po ashtu, Dhoma Kombëtare shprehet se ajo në asnjë rast nuk ka ka përkrahur dhe nuk do të mbrojë interesat e një përmbaruesi, për sa kohë ato bien në kundërshtim me parimet e ushtrimit të këtij profesioni apo nuk i shërbejnë interesit publik.

Në vijim, sipas Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësor Privatë ka dështuar jo vetëm përmbaruesi, por edhe Policia e Shtetit, strukturat për mbrojtjen e fëmijëve në nivel qëndror dhe lokal, prindërit të cilit ishin të dhunuar psikologjikisht, ndërsa shton se drejtësia u “shqelmua” nga të gjithë protagonistët e kërkimit të saj.

DEKLARATË PËR SHTYP

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në ekzekutimin e një vendimi gjyqësor pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” (Tiranë), ngjarje e përcjellë dhe e komentuar gjerësisht në media, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë mban këtë qëndrim:

Dhoma Kombëtare, si organi përfaqësues i përmbaruesve gjyqësorë privatë, kërkon të sigurojë opinionin publik se kjo ngjarje, me protagonist vetëm një përmbarues, nuk identifikon në asnjë element trupën prej 150 përmbaruesish gjyqësorë, anëtarë të saj. Kjo ngjarje nuk është “fytyra” e përmbarimit shqiptar. Kjo ngjarje mbetet një rast i izoluar, nga i cili distancohet plotësisht çdo përmbarues i ndershëm shqiptar.

Së pari, Dhoma Kombëtare i bën thirrje sensibilizuese gjithë opinionit publik, që ta njohin, ta përkrahin dhe ta konsiderojnë një përmbarues gjyqësor si aleat të publikut dhe si të vetmin funksionar të ngarkuar nga shteti dhe ligji për zbatimin e vendimeve të gjykatave apo titujve ekzekutivë. Kjo është një thirrje për të gjithë qytetarët që kanë vendosur të jetojnë brenda rregullave të një shoqërie demokratike, të cilët kanë nevojë për drejtësinë e dhënë po aq sa për drejtësinë e realizuar. Dhe, drejtësia e realizuar ose vendimi gjyqësor i ekzekutuar bëhen vetëm nga përmbaruesi. Është mision ligjor vetëm i këtij funksionari publik.

Ndaj, dhe çdo qytetar, përfshirë institucionet shtetërore, duhet:
– të respektojnë figurën dhe detyrën e përmbaruesit të ndershëm dhe profesionist;
– të mos e ndalojnë në asnjë rast kryerjen e detyrës së tij;
– të mos e pengojnë asnjëherë, madje ta ndihmojnë në përmbushjen e kësaj detyre!

Në asnjë rast, Dhoma Kombëtare nuk ka përkrahur dhe nuk do të mbrojë interesat e një përmbaruesi, për sa kohë ato bien në kundërshtim me parimet e ushtrimit të këtij profesioni apo nuk i shërbejnë interesit publik.
Në çdo rast, Dhoma Kombëtare do të mbrojë me forcë përmbaruesin që ushtron profesionin e tij, në përputhje me ligjet shqiptare dhe parimet e çdo shoqërie demokratike.

Së dyti, ngjarja dhe pamjet e datës 11 mars, kur ekzekutimi i një vendimi gjykate u kthye në të kundërtën e tij, ekspozuan qartë defektet e funksionimit të sistemit tonë demokratik, ku përfshihet sistemi i drejtësisë, shërbimet publike në nivel qendror dhe vendor, bashkë me qytetarin si përgjegjës në ushtrimin dhe kërkimin e të drejtave të tij.

Më 11 mars, përmbaruesi dështoi në zbatimin e një vendimi gjykate, por më shumë se kaq, dështoi në zbatimin e detyrave të tij. Sepse, përmbaruesi ka detyrë ligjore të marrë masa për ekzekutimin e një vendimi në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kjo nuk ndodhi, kur mediat transmetuan pamjet e rënda për një shoqëri të qytetëruar, ku dinjiteti njerëzor dergjej në rrugë dhe lot fëmijësh shoqëruan live ekzekutimin e një vendimi gjykate. Ky nuk është dhe nuk mund të jetë përmbaruesi që i shërben komunitetit në një funksion publik. Ky nuk është përmbaruesi që promovon dhe mbron vlerat e të gjithë anëtarëve të Dhomës Kombëtare. Lidhur me këtë ngjarje, Dhoma do t`i kërkojë ministres së Drejtësisë të vlerësojë sjelljet e kryera nga përmbaruesi i rastit konkret, në përputhje me dispozitat ligjore, parimet etike të ushtrimit të profesionit dhe respektimin e detyrave të përcaktuara për kryerjen e një ekzekutimi përmbarimor.

Më 11 mars, Policia e Shtetit dështoi në misionin dhe detyrën për mbështetjen e përmbaruesit në një proces ekzekutimi. Sepse, Policia e Shtetit ka për detyrë të mbrojë jetën dhe dinjitetin e përmbaruesit përgjatë ushtrimit të detyrës, dhe jo të favorizojë ndonjërën nga palët në ekzekutim. Mediat transmetuan pamje të shëmtuara, teksa persona që nuk ishin përmbarues gjyqësorë dhe nuk kanë asnjë lidhje me përmbarimin, shqelmonin dyert e ndërtesës për ekzekutimin e një vendimi gjykate. Kjo, në prani të dhjetëra forcave policore. Ekzekutimi i një vendimi gjykate nuk përmbushet me “shqelmat dhe levat” e kreditorit të interesuar apo ndihmësve të tij, as nga përmbaruesi që i bën sehir dhunës, aq më tepër në prani dhe me ndihmën e Policisë së Shtetit. Lidhur me këtë ngjarje, Dhoma do t`i kërkojë ministrit të Brendshëm të vlerësojë menjëherë sjelljet e strukturave të policisë që përgatitën, organizuan dhe ofruan sigurinë fizike të përmbaruesit gjyqësor privat dhe personave që e shoqëronin atë ditën e kryerjes së veprimit përmbarimor.

Strukturat për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve në nivel qendror dhe vendor dështuan në detyrën e tyre për marrjen e masave që fëmijët e pranishëm në vendngjarje të mos pësonin dhunën e pashembullt psikologjike për ta. Sepse, ligji nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” detyronte punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve, pranë njësisë vendore përkatëse, të merrnin masa emergjente të mbrojtjes dhe largimit të fëmijëve nga skenat e dhunës psikologjike, por edhe fizike, të patolerueshme për fëmijë që jetojnë në një vend me sistem demokratik. Mediat transmetuan pamje më shumë se të rënda, kur fëmijët e prindërve që kundërshtonin ekzekutimin e përmbarimit, ndesheshin me dëshpërim dhe lot me policët apo civilët e pranishëm, në prani të prindërve të tyre.

Prindërit e fëmijëve të dhunuar psikologjikisht më datën 11 mars dështuan në ushtrimin e përgjegjësive prindërore. Sepse, këta prindër, përtej së drejtës për mbrojtjen e pronës, kishin detyrimin parësor t’u ofronin fëmijëve të tyre siguri emocionale dhe fizike, edhe pse siguria materiale është, gjithashtu, shumë e nevojshme për ta. Mediat transmetuan pamje të rënda, kur prindërit që kundërshtonin ekzekutimin e përmbarimit, kishin marrë pranë edhe fëmijët e tyre. Këta fëmijë u gjendën para skenave të papranueshme të abuzimit psikologjik dhe prindërit e tyre treguan në këtë rast një pakujdesi të rëndë në ushtrimin e përgjegjësisë prindërore. Dhuna e shumëfishë që pësuan fëmijët e kësaj ngjarje, do të ndikojë në mënyrë të dëmshme në ecurinë e edukimit dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm social dhe psikologjik, pavarësisht nga fitimi apo humbjes së të drejtave të pronësisë së prindërve të tyre.

Së fundmi, ngjarja e datës 11 mars mori një vëmendje të gjerë publike, falë transmetimit dhe komentimit të plotë mediatik. Ekspozimi i ngjarjes dhe aktorëve të saj sjell nevojën e realizimit të një analize të thellë, por edhe të një debati publik, ku të përfshihen të gjitha strukturat e qeverisjes qendrore dhe vendore, sistemit të drejtësisë, deri te qytetari më i thjeshtë që jeton brenda një komuniteti demokratik.

Kjo nuk ishte një ngjarje që prek vetëm përmbarimin, por prek gjithë shoqërinë dhe sistemin demokratik që kemi zgjedhur të jetojmë. Drejtësia u “shqelmua” nga të gjithë protagonistët e kërkimit të saj.

Ndërtesa që mbrojtën banorët e saj, duhet parë si simbol i një problemi publik. Mure të djegura, mure të ndërtuara pa leje dhe mure, ku shkruhet dhe kërkohet drejtësi janë një alarm për funksionimin e sistemit tonë demokratik.

Dhoma Kombëtare u bën thirrje organeve dhe institucioneve të shtetit, por edhe gjithë opinionit publik, që përveç komenteve dhe konstatimeve rreth ngjarjes, të analizojnë me përgjegjësi rolin e gjithsecilit për të ardhmen, me qëllim që drejtësia mos të lexohet më në mure ndërtesash dhe të ekzekutohet me “shkelma” përmbaruesish, por të rivendoset në salla të pastra gjykatash apo zyra, ku ofrohet vetëm shërbim i ndershëm publik.

Dhoma Kombëtare do të mbetet aleat i publikut dhe në çdo rast, mirëpret reagimin e tij!

Kujtojmë se ngjarja në fjalë ndodhi më 11 Mars, ku për 5 orë ka pasur tensione mes Policisë, Përmbarimit dhe banorëve. Familjarët refuzuan që ta linin ndërtesën banesën, ndërsa pronari fitues nga gjykata, Aleksandër Gavoci thotë se është në të drejtën e tij për pronën. Lidhur me rastin kanë reaguar Kryeministri Edi Rama, i cili shprehej se nuk kishte fuqi përballë vendimit të gjykatës, (Lexo këtu) Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili kritikoi policinë për sjelljen dhe reagimin e saj, si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili tha se nuk ka asnjë përfshirje me rastin por se është i gatshëm që të ofrojë mbështetje me banesa sociale pavarësisht vendimit të gjykatës. (Lexo këtu)

(B.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dështimi i përmbaruesit dhoma kombëtare e përmbarimit shembja e baneses tek petro nini dështimi i përmbaruesit dhoma kombëtare e përmbarimit shembja e baneses tek petro nini

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë