Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
VLORË- Një ngjajre e rëndë është bërë publike ditën e sotme, ngjajre që ka në një familje në Orikum të Vlorës. “Fiks Fare”, ka publikuar historine dhe shkruan se babai përdhunonte sistematikisht vajzën e tij 9-vjeçare, e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.
Ai sot është duke u gjykuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, për këtë krim makabër ndaj fëmijës së tij, vetëm 7 vjeç në kohën kur është bërë për herë të parë viktimë e dhunës seksuale nga babai.
Vajza, e cila sot është 9 vjeç, është në një gjendje të rëndë psikologjike, jeton në mes të mjerimit me nënën e saj, dy vëllezërit dhe motrën e vogël. Askush nuk kujdeset për ta, askush nuk punon në familjen e saj.
Nëna e vajzës 9-vjeçare tregoi për emisionin “Fiks Fare” tmerrin që ka përjetuar fëmija e saj. Vajza e vogël ka filluar të abuzohet nga i ati që në moshën 7-vjeçare. Mamaja kishte vazhdimisht dyshime për dhunën sekusale që i shoqi ushtronte ndaj së bijës, por sipas saj, ai gjithmonë e mohonte dhe e rrihte kur i përmendte dyshimet.
“Dyshoja sepse gjithmonë e shikoja që donte të flinte në krevat me vajzën kur ishte vetëm në shtëpi, madje shpeshherë mua dhe djalin e madh na dërgonte te vëllezërit e mi. I thoja se ti diçka bën me vajzën, por më rrihte e më linte në shesh të vdekur, nuk e pranonte. Vinin fëmijët më hidhnin ujë që përmendesha”, tregon e ëma e së miturës.
Momenti që vulosi abuzimin e të atit me vajzën ishte kapja në flagrancë e bashkëshortes nga dritarja e dhomës. Ajo tregon se shihte bashkëshortin e saj tek abuzonte me vajzën dhe i bënte me shenjë vajzës nga jashtë dritares të mos fliste.
“Nëse do të fliste, kisha frikë se mos e vriste vajzën”, tregon ajo.
Të nesërmen e kësaj ngjarjeje, ajo bashkë me vajzën ka shkuar në Komisariatin e Policisë dhe ka akuzuar bashkëshortin për dhunë seksuale ndaj vajzës së tyre 9-vjeçare. Në shoqërinë e dy policëve i është drejtuar Qendrës Shëndetësore, e më pas në Spitalin Rajonal të Vlorës për një vizitë mjekësore të specializuar për vajzën, nga ku ka rezultuar se vajza është e defloruar dhe se deflorimi është i hershëm.
Që pas këtij momenti, më 22 janar 2019 policia ka arrestuar babain e vajzës. Këtu fillon edhe tragjedia e dytë për këtë familje, teksa fëmijët nuk mund të ndjekin as shkollën, pasi tallen nga bashkëmoshatarët e tyre.
“Vajza nuk shkon dot në shkollë, sepse të gjithë shokët e klasës e dinë çfarë ka ndodhur. Djalin e madh ma tallin dhe shajnë në shkollë”, tregon mes lotësh e ëma.
Megjithëse kjo histori ka ndodhur që në janar të këtij viti, shteti nuk ka marrë asnjë masë për këtë familje, duke i lënë në mëshirë të fatit. E vetmja psikologe, ku e mitura është dërguar për dy a tri herë, është ajo e shkollës. Në qytetin ku jetojnë, lajmi ka marrë dhenë dhe paragjykimet e të gjithëve kanë rënë mbi nënën dhe 4 fëmijët e saj.
“Nuk kam shtëpi, jam me borxhe nëpër dyqane, nuk më japin më as bukë, vajzën ma tallin në shkollë dhe nuk shkon. Edhe djali më i madh sa herë që shkon do zihet, se të gjithë ia përmendin përdhunimin, njerëzit e burrit më kërkojnë të tërheq denoncimin”, tregon nëna e së miturës.
Marrë nga Top Channel
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Beris...
TIRANË- Burrë e grua humbën jetën në 10 mars, në një aksident në aksin rrugor Dibër Maqellarë. Viktimat e këtij aksidenti ishin Gentjan e Klodiana Karazajm...
SHKODËR- Të tjera detaje janë zbuluar për grupin e gjobaxhinjve në Shkodër. Dosja.al mëson se sot është shoqëruar në Polici dhe ish-Prefekti i Shkodrës, Pa...
TIRANË- Shkrimtarja e Flutura Açka, ka paralajmëruar se nëse do të jetë e nevojshme do të lidhen me zinxhirë për të mos lejuar shembjen e Teatrit Ko...
DURRËS- Nëndetësja turke “TCG Preveze” është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Pas ankorimit, ekuipazhi i nëndetëses turke “TCG Preveze” u ...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama vendosi që të kalojë ditën e Verës në Elbasan, aty ku sot u festua Dita e Verës në dallim nga shumë qytete të tjera të Shqipërisë...
SHKODËR- Një operacion i Policisë së Shkodrës, RENEA, FNSH dhe Shqiponja është finalizuar me arrestimin e 12 personave, shpalljen në kërkim të disa të tjer...
ITALI- 5 shqiptarë janë vënë në pranga nga policia në Rimini, pasi akuzohen për mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike.Personat e arrestuar janë përkatëësisht ...
Tiranë- Shtyrja e festimeve për Ditën e Verës nga kryebashkiakut Erion Veliaj, me pretendimin se më 14 mars mund të bjerë “shi me gjyma”, dhe dështimi në këtë p...
SUKTH- Një mjet ka marrë flakë në ecje ditën e sotme, pranë mbikalimit në Sukth. Nga informacionet paraprake, mësohet se mjeti ndodhet në pronësi të shtetasit, ...