Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Sherri me Bardhin, Bejtja: Mua më vodhën një mik, një shok fëmijërie, Xhuvanin
26 Tetor 2021, 20:20Nga DOSJA
TIRANË– Zëvendësministri i Energjitikës, Ilir Bejtja ka deklaruar se për të paktën 3-4 vite, shqiptarët nuk do të njohin një rritje të çmimit të energjisë elektrike. I ftuar në studion e Report Tv, Bejtja komentoi edhe një herë tjetër debatin e ashpër që pati me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Sipas Bejtjes, e gjitha nisi pasi Bardhi e quajti “hajdut”. Zv.ministri tha se ia kujtoi përfaqësuesit të Partisë Demokratike vrasjen e Aleksandër Xhuvanit në Elbasan sepse këtë të fundit e kishte pasur mik fëmijërie.
“Për disa njerëz t’i thuash hajdut është privilegj, për mua është sakrilegj, dhe nuk e toleroj askujt që të më ofendoj. Ai mua më ka vjedhur një mik, një shok të fëmijërisë, një doktor, një mjek, la një vajzë pa babanë e vet, me duart në xhepa e ka vrarë, kam parë dhe reagimin e zotit Bardhi, dhe në asnjë çast ai nuk ka dalë që të thotë distancohet, ai nuk e ka bërë këtë, dhe pastaj të drejtojë gishtin te të tjerë,”- tha Bejtja.
Mbledhja në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate, të cilat kanë bërë që të ndërpritet seanca. Zëvendësministri i Energjise, Ilir Bejtja ka diskutuar me deputetin Gazment Bardhi, ndërsa i është drejtuar se në Elbasan një njeri ka mbetur i vdekur për shkak të tij. Bardhi i kërkoi që të dilte jashtë, ndërkohë që e quajti hajdut.
DURRËS-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, së bashku me Sekretarin Organizativ, Blendi Klosi dhe Sekretarin për Dixhitalizimin, ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar në Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me rastin e Ditës Botërore të Operas ditën e djeshme ku dhe ka ndjek...
TIRANË– Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, janë takuar sot me kreun e Komisionit Qendror të...
KAVAJË– Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Kavajë është trazuar pasi një qytetar kërkonte llogari nga kryeministri Edi Rama për të bijën, por ...
KAVAJË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka turpëruar shqiptarët. Nga Kavaja ku po mban takimin e radhës me demokra...
KAVAJË– Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike që të mos votojnë ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Nga Kav...
KAVAJË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë detaje të tjera lidhur me vonesën e tij për në takimin që po zhvillon me demokratët në Kavajë. Gjatë f...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konsultim me studentët dhe nxënësit për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë. Para të rinvje, Rama deklar...