“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Sherri me hanxhar në Lushnje, fqinjët: Ishte dehur e bërë tapë ai, djali donte ta trembte
22 Prill 2022, 20:24Nga DOSJA
LUSHNJE– Fqinjët e familjes Qorri ku për pak ndodhi një tragjedi kanë treguar tmerrin që kanë përjetuar kur kanë parë djalin Albani që të merrte hanxharin e t’i sulej të atit duke e kërcënuar se do ta vriste. Sipas një fqinjeje, i gjithë sherri ka nisur pas një diskutimi për serat. Gruaja e moshuar shton se Aleks Qorri, babai i Albanit ishte në gjendje të dehur, e se për këtë arsye debati mes tyre ka agravuar.
“Babai i tij ishte në klub, kishte pirë, vjen pastaj dhe i thotë djali ‘o babi ke hapur sërën’ ‘çfarë sere’ i thotë ai. Më pas dëgjuam zhurma, ishte super tapë ai. Më pas mori sëpatën djali dhe iu ul, më shumë për ta trembur e frikësuar babanë,”- thotë gruaja në fjalë.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në Krutje të Lushnjes. 56-vjeçari Aleks Qorri telefonoi policinë dhe kërkoi ndihmë. Efektivët mbërritën në shtëpinë e familjes Qorri, por i riu kur i ka parë u ka kërkuar të largoheshin, në të kundërt do t’i dëmtonte ata dhe veten. I riu u vu në pranga e tashmë do të përballet me akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
LUSHNJE– Një person i identifikuar si Kostandin Sylari është plagosur dhe ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e r...
VLORË- Besimtarë ortodoksë të qytetit të Vlorës kanë kremtuar të Premten e Zezë, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e t...
TIRANË- Komisioni i Ligjeve miratoi të premten kërkesat e Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Pu...
KAVAJË- Gazetarët e emisionit “Fiks Fare” këtë herë ishin në fshatin Kanaparaj Njësia Administrative Golem, Bashkia Kavajë. Flora Xhafa nënë e 3 fëmijëve m...
TIRANË– Gazetari Erjon Skëndaj ka marrë shkas nga rasti i ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili pavarësisht se u trajtuar si i ftuar ‘VIP’ në spitali...
Nga Ola XamaNë hyrje të bashkisë së Mallakastrës ndodhet një pikë e vogël karburanti me logon e kompanisë së madhe të karburanteve ‘Kastrati’. Çmimi i nj...