LIVE UPDATES
Insights

Shihemi te brryli!

10 Qershor 2020, 20:17 Nga DOSJA
Shihemi te brryli!

TIRANË- “Po puna e komisarit ishte lojaaaa”-tha Ndrek Luca në rolin e kapterit kur gënjeu ushtarin besnik te idealit Skënderin.

Mjafton të shohësh kulisat apo gjuhën e trupit të politikanëve tanë, për të kuptuar që sherret e tyre që duken sikur do shqyejnë njëri-tjetrin, janë thjesht loja për të gënjyer elektoratin dhe për të ruajtur  karrigen e kryetarit fuqiplotë partiak, deri sa të kërkojnë “azil” pensionist politik si “kryetar nderi”. Politika  për njerëzit e ditur është arti i qeverisjes, ndërsa për elektoratin shqiptar të lodhur nga tranzicioni i stërzgjatur post diktaturë, është arti i të gënjyerit bukur dhe premtimeve të mosmbajtura. Politikanët tanë që fryen si kokoshi majë plehut gjatë  premtimeve elektorale, pavarësisht gërr-vërreve, asnjëherë nuk kanë çuar në gijotinën e ligjit kundërshtarët e tyre edhe pse kanë bërë be e rrufe para elektoratit. Apo e thënë ndryshe, mbamëni se e vrava. Mjaftoi një cikje brrylash mes dy “armiqve” Rama-Meta për të na treguar si dikur në drekën e famshme të ngjalave se ata pavarësisht gjuhës e përbetimeve të helmatisura, kur vjen puna për vazhdimësinë e qënies së tyre politike, cikin jo brrylat po edhe zemrat. Ndërsa brrylat mbeten për elektoratin, ose edhe për opozitën që në mungese të qënies në parlament e pushtetin lokal ka mbetur si peshku pa ujë.

Brryli ndaj opozitës

Me disa thërime që ju dhanë opozitës me kodin e ri elektoral, që kemi 30 vite që e ndryshojmë e nuk gjejmë karar, u ruajt sërisht stakuoja e listave të gatshme dhe e deputetëve gjysëm të gatshëm që gatuen në guzhinat partiake. Mjafton që të mblidhet parlamenti i kukullave për të bërë këtë formalitet edhe pse “opozitarët” duket sikur e kundërshtojnë.  Një “bamirësi” e rradhës nga qeveria dhe opozitarët do binden për të ngritur kartonat pro. Kjo, pasi që nga 90-ta, ky është parlamenti i parë eksperimental i krijuar me kujdesin më të madh nga faktori ndërkombëtar me në krye “Rrugën e Elbasanit”, që në 80-përqind, ka votuar njësoj si maxhoranca edhe opozita. Me pushtetin gjyqësor apo “kolegjin zgjedhor” që është në darën e qeverisë për shkak të vetingut, si  dhe me administratën e policinë partiake të rilindjes, opozita po vete  në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare si “cjapi te kasapi”. Ambasada e rruges së elbasanit që kërcënoi opozitën nëse do të prishte zgjedhjet e para një partiake post pluraliste, jo vetëm mbylli sytë në shëmbjen e mureve të teatrit  dhe godinës së shtetit ligjor, por e ”përshëndeti” me një status me lule të nesërmen.

Brryli I tretë

Megjithëse brryli është një arterie e rëndësishme e qytetarëve të Tiranës që ndodhet afër 21-shit, madje tani është edhe moda e takimeve nga pandemia Covid,  qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërise do te kenë mudësi ta “shijojnë” në zgjedhjet e 2021-it. Me shumë gjasa do jetë “brryli” i tretë fitues i mazhorancës rilindase. Pas hapjes së 300-mijë vendeve të punës, paketës ekonomike të tretë dhe largimit të më shumë se 300-mijë shqiptarëve, ky do jetë mandati i tretë. Apo siç thotë populli i treti i vërteti.

Brryli apo besa…fjala e dhënë

Në ndryshim të madh nga politika shqiptare e 30-viteve  të tranzicionit, shteti i ri i Kosovës po na jep një shembull krejt ndryshe. “Po te më dëgjonte mua, Albin Kurti do ishte ende K/ministër”-tha presidenti Thaçi. Por jo, Albin Kurti nuk ju bind kulisave të pushtetit, as i bëri lepe-peqe Ambasadorëve te sojit Grenell, po i qëndroi besnik premtimeve që i bëri elektoratit. Ai pranoi më mirë të dorrëzonte karrigen e pushtetit, por jo dinjitetin.

“I pavaruri është ai që kërkon të nxjerrë politikën jashtë politikës”-Adlai Stivenson

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione ilir gjini shihemi tek brryli ilir gjini shihemi tek brryli

Sondazh

Poll
Insights 7 Qershor 2020, 12:06

Qeveria e Turpit!

Nuk kanë kaluar veçse pak ditë që  Kuvendi i Kosovës votoi në një kandar farmacie Qeverinë Hoti. Kjo, pasi vetëm me një votë u bë e mundur të arrihej max...

Insights 7 Qershor 2020, 10:58

Historia e mollëve, tragike dhe komike…

-E sheh atë plakun atje?-Atë me shkop që mezi ecën?-pyeti gruaja.-Po,për atë e kam fjalën.-Ta ndihmojmë?Nuk ishte nevoja se pas disa hapash ai u fut tek hyrja e...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën