LIVE UPDATES
Politike

Shkarkimi i Metës,VOA:Shkresa e Kuvendit e dyshimtë, Presidenti nuk lexoi përgjigjet

7 Shkurt 2022, 19:21 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës,VOA:Shkresa e Kuvendit e dyshimtë, Presidenti nuk

TIRANË- Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese mbylli sot seancën dëgjimore lidhur me shqyrtimin e vendimit të parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Përfaqësuesit e shumicës i qëndruan pozicionit se kreu i Shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën para dhe pas procesit zgjedhor të 25 prillit. Ndërsa këshilltarët ligjor të presidentit, vunë theksin te shkeljet e shumta proceduriale që sipas tyre e bëjnë të pavlefshëm të gjithë procesin

Në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, e treta në radhë për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, ishin parashikuar përgjigjet e Kreut të Shtetit ndaj 72 pyetjeve që i ishin drejtuar nga trupa e gjyqtarëve. Zoti Meta kishte njoftuar se ai do t’i lexonte vetë publikisht, nga zyrat e presidencës, përgjigjet e këtyre pyetjeve. Por kjo nuk ndodhi. Madje as përfaqësuesit e tij ne seancë, nuk e bënë, duke zgjedhur që t’i dorëzonin ato me shkrim. Publikimi i përgjigjeve pritej me interes për të mësuar se si kreu i Shtetit do të shpjegonte domethënien e thirrjeve të tij të shpeshta gjatë fushatës zgjedhore, kundër qeverisë dhe për një “referendum kundër rregjimit”. Qëndrime mbi të cilat shumica ngriti dhe akuzat se ai ishte bërë palë me opozitën.

Por gjatë ndërhyrjes së tyre në seancën e sotme, këshilltarët e zotit Meta, i kushtuan vëmendje një kopje të re të urdhërit për thirrjen e seancës parlamentare të datës 7 maj e cila miratoi raportin e Komisionit të Ligjeve lidhur me nismën deputetëve për të hapur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit. Ndërsa urdhëri për thirrjen e seancës, sipas variantit në faqen zyrtare, është i datës 6 maj, shkresa e re, ishte kopje e këtij urdhëri, por me datën 5 maj, datë e cila do të rrëzonte pretendimin se seanca ishte thirrur në kundërshtim me rregulloren që parashikon një afat 48 orësh. Përfaqësuesit e zotit Meta folën për një manipulim, duke kërkuar nga Gjykata të verifikojë vërtetësinë e shkresës: “Qoftë në këtë formë siç e çon parlamenti, që ka një ndërhyrje, qoftë në këtë formën tjetër, që është realja, siçështë publikuar, qëndrimet e presidentit qëndrojnë të bazuara. Seanca plenare është caktuar në më pak se 24 orë kohë, ndërkohë që detyrimi është 48 orë. Në rendin e ditës, nuk kanë qenë të përfshira dy akte por vetëm një akt, një shkelje tjetër kjo më shumë e parlamentit vetëm e vetëm, e diktuar përmes vullnetit politik, për të arritur në ngritjen e një komisioni që nuk mund të funksiononte sipas kushtetutës dhe ligjeve për komisionet hetimore”, deklaroi zoti Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i zotit Meta.

Një tjetër element që e bën të dyshimtë shkresën e re të parlamentit është dhe fakti që në datë 5 maj Komisioni i Ligjeve nuk e kishte miratuar ende raportin mbi kërkesësn e deputetëve, gjë të cilën e bëri një ditë më pas, në 6 Maj.

Zoti Meta njoftoi sot se do të bëj kallëzim në prokurori ndaj parlamentit për falsifikim të provave. Shkeljet proceduriale, që nga mosdhënia kohë zotit Meta për t’u paraqitur në Komisionin e Ligjeve, deri të shpejtësia për thirrjen e seancës, ku po ashtu u fut në shkelje të rregullores dhe një pikë shtesë në rendin e ditës, kanë përbërë thelbin e mbrojtjes së presidentit. Edhe sot në paraqitjen e përfundimeve, ata i kërkuan Gjykatës të shpallë deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit për ngritjen e Komisionit Hetimor, si dhe të shfuqizojë e të shpallë antikushtetues vendimin që çoi në shkarkimin e presidentit. Ata kërkuan gjithashtu që Gjykata të konstatojë se parlamenti nuk ka të drejtë të ngrejë komisione hetimore në 4 muajt e fundit të funksionimit të tij.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e shumicës në parlament, përsëritën qëndrimin se sipas tyre presidenti Meta ka shkelur rëndë kushtetutën, si me sulmet ndaj diplomatëve perëndimorë ashtu dhe me retorikën, që sië u shprehën, ka frymëzuar dhunë dhe dasi shoqërore. Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë vendim, të cilin ajo ka detyrim ta arsyetojë brenda 30 ditëve. Por duket se Gjykata këtë herë, përvecse të analizojë nëse presidenti ka kryer ose jo shkelje të rënda, do të duhet të shqyrtojë me vëmendje dhe se sa konform rregullave dhe ligjeve ka qenë procedura e ndjekur nga parlamenti.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledar dervishaj ilir meta shkarkimi i ilir metes bledar dervishaj ilir meta shkarkimi i ilir metes

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen