Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Shkoi në shtëpinë e ish-gruas për kujdestarinë e fëmijëve, i dashuri i saj e vrau
28 Nëntor 2021, 19:29Nga DOSJA
SHBA – Ky është momenti rrëqethës kur një burrë në vret ish-bashkëshortin e partneres së tij në Lubbock, Teksas. Sipas Daily mail, debati nisi për kujdestarinë e fëmijëve. Në videon e publikuar shihet se si Kyle Caruth hap zjarr ndaj Char Reed. Fillimisht ata shihen duke debatuar dhe më pas sherri degradon në përdorimin e armës. Përplasja çoi në të shtënat e 5 nëntorit, ku gjithçka ndodhi në lidhje me kujdestarinë e Chad Reed dhe ish-bashkëshortes së tij Christine Reed.
Përmes avokatit të saj, e veja e Chad Reed, Jennifer Reed, ka publikuar videon që tregon momentin kur bashkëshorti i saj 54-vjeçar është qëlluar nga Carut, përkatësisht i dashuri i ri i Christine Reed. Në fillim dyshja pretendojnë se ishte një “vrasje me arsye” dhe se ishte kryer për vetëmbrojtje, por video hodhi gjithçka poshtë.
Në një deklaratë, Jennifer Read ka akuzuar Christina Read dhe Kyle Carruth për përfshirje në një komplot për të sulmuar ose vrarë Çadin atë ditë dhe pretendon se Chad kishte kërcënuar se do të ekspozonte lidhjen e Carruth me Christina. Ajo ka thënë se Carruth ishte tashmë i martuar me gjyqtaren Ann-Marie Carruth, e cila është gjyqtare e Gjykatës së 72-të të Qarkut në qarqet Crosby dhe Lubbock, dhe se Chad Read kishte kërcënuar se do të ekspozonte aferën jashtë martesore.
INDONEZI -Pamjet video tregojnë momentin kur policia dhe aktivistët e kafshëve përgjuan një kamion të mbushur me 53 qen të tmerruar teksa mbërriti në një therto...
FRANCË – Ministrat e Bashkimit Europian janë takuar në Kalais ditën e sotme për të diskutuar se si të ndalojnë emigrantët e paligjshëm që kalojnë Kan...
SHBA- Kompania Tesla duket se po përballet me disa probleme. Tesla ka mungesë të pjesëve të këmbimit, probleme në portet komerciale dhe kosto të larta të transp...
PRISHTINË– Policia e Kosovës është në kërkim të vrasësit të 2 nxënësve dhe shoferit të autobusit, ngjarjes që tronditi vendin 2 ditë më parë në Gllog...
KOSOVË – Ende nuk ka një përfundim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në Kosovë ku një person i maskuar ka dalë përpara autobust me nxënës në Gllogjan...