6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Tiranë- Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar gjatë inaugurimit të shkollës së muzikës ‘Servete Maçi’, se dhënia e projekteve me koncesionin privatit është zgjidhje shumë e mirë kur nuk i ke lekët. Ai ka theksuar se falënderon Edi Ramën për mbështetjen dhe se shpronësimet në këto projekte janë si të qërosh oriz me doreza boksi.
“Dua të falënderoj njeriun që më ka mbështetur në këtë projekt, Edi Ramën. Jo të gjithë do bëhen lojtarë të kombëtares, si Rama në basketboll. Kush ka punuar në administratë e di sa e vështirë është që të bën dokumentacionet, që nga shpronësimi i ish-pronarëve, me kthimet e kompensimet. Është si të qërosh oriz me doreza boksi. Rama mban pjesën më të madhe të barrës publike. Unë dëgjoj shumë që thonë; u bënë këta me PPP. Patjetër që po. Një privat e bën këtë. Me punë vullnetare nuk e bënim dot. Patjetër që me një privat, patjetër që do t’ja japim paratë me këste. Jemi në kushtet që nuk i kemi mundësitë sot. Duhet guxim. Njoh shumë politikanë qaramanë që ankohen, pro që shumë pak që kanë guxim dhe thonë që; “Kjo do të bëhet. Do ta hamë të gjithë pështymën, lumin e sharjeve. Por në finale do të flas puna”. Dhe sot flet puna. Shumë faleminderit Edi.”, tha Veliaj.
Ditën e sotme për çështjen e koncesioneve, Grupi Parlamentar Demokrat ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal pas miratimit të dy ligjeve nga Kuvendi i Shqipërisë. Kallëzimi është dorëzuar nga deputeti Halit Valteri. Kallëzimi ka për objekt miratimin e dy koncensioneve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.
Në seancën plenare të ditës së enjte, Kuvendi rrëzoi dekretet e Presidentit Ilir Meta për koncesionet, përfshirë edhe kontratat për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum – Llogara. Presidenti i kishte kthyer dy ligjet speciale për rishikim, por Kuvendi i Shqipërisë i ka rrëzuar me shumicë votash, duke i hapur rrugë këtyre dy projekteve që kapin vlera qindra miliona euro. Pas miratimit në Kuvend pati dhe një reagim nga Lulzim Basha, i cili kërcënoi deputetët që votuan pro, por dhe për kompanitë dhe bankat që kanë dhënë kreditë.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Rudina Hajdari ka përcjellë për në shkollë vajzën e saj të vogël. Mesa duket e vogla e saj mund të ketë nisur ditën...
TIRANË- Grupi Parlamentar Demokrat ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal pas miratimit të dy ligjeve nga Kuvendi i Shqipërisë. Kallëz...
Tiranë- Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm mesa duket ka shoqëri me deputetin e ri, Ralf Gjonin.Ndoshta shoqëria mes tyre është aq e ngushtë, pasi ish-mini...
Tiranë- Për ndarjen nga jeta në moshën 100-vjeçare të ish-gjeneralit Rrahman Parllakut ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta. Presidenti është shprehur se...
Tiranë- Akil Kraja, këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës ka deklaruar se PPP-ja e ish-Stadiumit Kombëtar, ashtu si dhe PPP-ja e Teatrit Kombëtar janë dy f...
Tiranë– Kreu u PD-së Lulzim Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë ...
Elbasan- Biznesmeni Gjergj Luca mesa duket është i mrekulluar me kryeministrin Edi Rama, aq sa edhe shprehjet e tij i shkruan në muret e biznesit të tij.Në këtë...
Tiranë- Nuk e dimë nëse quhen të lira, mesatare apo të shtrenjta një palë këpucë “Hogan” që kushtojnë 325 euro, por duhet thënë se deputeti Abazi po ndjek trend...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, dikur ish-efektiv policie, sipas të cilit në malësinë e Krujës vijon të kultivo...
TIRANË– Partia Demokratike ka akuzuar ashpër kreun e Kadastrës, Artan Lame, për ndërhyrje për punësime në administratë. Në një deklaratë për mediat, Oriola...