LIVE UPDATES
Insights

Shqipëria dhe BE-ja kanë nevoje urgjente për një platformë neo-demokratike të sistemit

15 Prill 2022, 14:19 Nga DOSJA
Shqipëria dhe BE-ja kanë nevoje urgjente për një

Nga Leander Prifti

Ka qënë dhe mbetet një fakt historik që ne shqiptaret nuk kemi qënë asnjëherë në gjendje të zgjedhim me vullnet të lirë një sistem politiko-ekonomik dhe shoqeror që na pershtatet dhe që e gjykonim si të drejtë per të na cuar drejt prosperimit. Në rastin më të keq kemi jetuar nën një sistem diktatorial kurse në rastet më pak të këqija të huajt na kanë detyruar apo treguar ( jo sygjeruar apo këshilluar) se çfarë është mirë për ne dhe se cilin sistem duhet të aplikojmë.

Në dijeninë time edhe pse Shqiperia ka afro 32 vjet që ka dalë nga sistemi komunist diktatorial nuk gjen asnjë studim apo kërkime akademike që të paktën teorikisht të provojnë se cili është sistemi që i përshtatet shoqërisë shqiptare dhe pse X apo Y sistem do mund të sjellë prosperitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. E verteta eshte qe studime të tilla  janë teper të rralla edhe në botë.

Shqiptarët kanë 31vjet që mendojnë se jetojnë në një sistem kapitalist-demokratik. Por si mund te quhet ky sistem kapitalist kur në vend ende informaliteti prevalon, nuk njihet bursa ne sistemin financiar dhe ligji famkeq 7501 për pronën private mbetet ligji më i keq i miratuar nga një parlament në vendet e Evropes Lindore. Ligj që jo vetem ka mbjellë kaos dhe pasiguri në shoqërinë shqiptare por ka korruptuar çdo kolonë te shtetit sidomos drejtësinë. Nuk dua të keqkuptohem, une nuk jam kundra nje sistemi kapitalist-demokratik nëse ai vërtet do funksiononte për Shqipërinë, por  as une dhe asnje shqiptar nuk mund ta injorojë faktin se pas më shumë se një cerek shekulli sistemi i cili ju është paraqitur shqiptareve si kapitalist-demokratik po e boshatis Shqiperine nga shqiptarët dhe ka sjellë vetëm kriza, dëshpërim, depression.

Pra pyetja shtrohet se cili eshte sistemi në të cilin jetojne shqiptaret sot në Shqiperi? Nje sistem parakapitalist?…..Nje sistem parakapitalist, kaotik dhe autoritar? …….Një sistem parakapitalist me nje ‘demokraci’ të importuar dhe implementuar keq?

Nga ana tjeter te huajt kane 32 vjet që sipas tyre “eksportojne” por edhe perpiqen të implementojnë (ne koordinim me Qeverine Qendrore dhe ate Lokale siç thonë ata) një demokraci që edhe ata vetë mendojne se gëzojnë në vendet nga vijnë. Kjo eshte fatkeqsi e madhe për ne shqiptaret.  Jane 32 vjet të çuar dëm.

Po kush janë këta të ‘huaj’ që vijnë pa rreshtur në Shqiperi dhe mbajne leksione te sterzgjatura për demokracinë ? Sigurisht trupi diplomatik dhe organizmat satellite te tyre qe ne Shqiperi kane formen e NGO-ve nën zotërim të spekulantit George Soros. Këta individë edhe pse përfaqësues të qeverive të vendeve te tyre jane pa asnje dyshim pjese e nje elite teper te vogel nga vendet që vijnë, elite kjo  që në fakt perfaqeson interesat financiare fitimprurese të oligarikise ekonomike-financiare. Është kjo oligarki që financon fushatat elektorale ( lexo teatrot elektorale) dhe i sjell këta individe në pushtet nën ironine dhe cinizmin më të madh si gjoja perfaqsues te popullit. Pak a shume ka 32 vjet që kjo ndodh edhe në Shqiperi.

Ideologet dhe politologet perëndimore kanë se paku 120 vjet qe janë munduar të rikuperojne pjesë nga ideologjia dhe terminologjia e grekeve (athinasve) te lashte qe ne vitin 500 P.K.  i dhuruan botës DEMOKRACINE (Demokratia = Pushteti i njerezve) si nje model politik anti-tiranik i vet-qeverisjes se një popullate.

Demokracia moderne qe kane sot shumica e vendeve perendimore eshte krejt e ndryshme dhe ka shkuar kundra çdo lloj ideologjie apo aplikimi praktik krahasuar nga ajo e grekeve te lashte. Pse e them këtë? Sepse ajo qe shikojme cdo dite eshte se vetem nje mini-pakice, e theksoj mini-pakice pra shumë herë më e vogel edhe se pakica e popullsisë, zoteron gjithë pushtetin si atë financiar ashtu edhe atë politik-bërës apo qeverises. Këtu evidentohet edhe me shumë një kontradiktë e madhe me nocionet e demokracise që ne mendojmë se jetojme: kontradikta midis nocionit të shtetit, partive politike dhe perfaqsuesve të qeverise. Në të treja këto nocione shihet qartë se kemi një sundim të pakicës dhe grekët e lashtë do na merrnin me ‘shkelma’ nëse atë qe NE shumica na detyrojne ta quajmë demokraci në fakt per nje grek demokrat (athinas) të lashtë do ishte nje oligarki e paster.

Por kthehemi perseri tek thesari që i lanë botes greket e lashte para 2500 vjetesh: DEMOKRACIA.

Kra(c)tia – komponenti i dytë I fjalës Demokra(c)tia derivon nga kratos që do të thotë pushtet, fuqi. Komponenti i parë Demos do te thote ‘Popull’ (njerëzve) . Pra Pushteti i Popullit (njerëzve). Por cilët janë këta ‘njerëz’ në të vërtetë??

Nëse ‘Popullin’ do ta mendonim si një ‘iceberg’  atehere në njërin pol të iceberg-ut (atë të dukshmin) Vetëm në 1/20-n e kesaj pjese do qendronin si pakicë te gjithë personat me pushtet politik dhe ekonomik dhe pastaj gjithe pjesa e iceberg-ut mazhoranca e gjithë popullsisë që për te jetuar duhet të punojnë ose jetojnë në varfëri per shumë arsye. Këto të fundit njihen ndryshe edhe me termin ‘Masat’.

Kundrejt masave janë pozicionuar Elita e qytetareve njohur ndryshe si ‘Pakica e pasur’. Me shume gjasa mund që te kete qënë kjo pakice e cila prezantoi dhe “injektoi” tek masat fjalen DEMOKRACIA , ku ‘demos’ në kuptimin klasor do te thoshte :  shumica e të palarëve , budallenjve, injorantëve , të pa shkolluarve. Kështu që në varësi se ku qëndrojmë në spektrin shoqeror, demokracia do ishte ose qeveria e Abraham Lincoln: nga dhe për popullin, ose diktatura e proletariatit. Në këtë pikë gjithe mendimi ideologjik komplikohet dhe bashke me të krejt natyrshem masat konfuzohen se ne cilin sistem ‘ato’ jetojnë.

Edhe me pak entuziaste per DEMOKRACINE na ben konluzioni i Presidentit te Dyte te SHBA-ve John Adams : Demokracia per aq kohe sa zgjat është më e pergjakshme sesa monarkia apo aristokracia. Nguliteni në mëndje, demokracia asnjehere nuk jeton gjatë. Heret e vone  e gjitha shkon dëm, tepër e lodhur e shkatërruar dhe perfundon në vet-vrasje. Nuk do kemi kurrë një demokraci e cila te mos kryejë vet-vrasje.

Politika demokratike e athinasve të vjeter në pikpamjen time ishte shumë më e thjeshtë dhe shumë më efikase dhe gjitheperfshirëse sesa politika liberal-demokratike e aplikuar sot. Politika demokratike e athinasve të vjetër nuk e kishte këtë ndarje me’ thikë’ midis legjislativit dhe ekzekutivit të parashikuara këto në nje dokument të vetëm të quajtur kushtetute. Në Kohen e athinasve të vjetër çdo qytetar ishte direkt i përfshirë në mënyrë të barabarte, në vendimarrje në të gjitha hallkat e shtetit si ne Çështjet e legjislativit ashtu dhe ato te ekzekutivit.  E thene shkurt demokracia liberale që njerezit mendojnë se gëzojnë sot është shumë larg demokracise që gezonin athinasit e vjeter.

Sot mund të vihet re me shumë lehtesi se shtetet që aplikojne pjese nga demokracia  e athinasve të vjetër jane ato që kane funksionim të shkelqyer shteteror dhe me zhvillim apo prospertitet ekonomik te lakmueshem, permend shtete si Zvicra, Danimarka, Suedi, Norvegji. Po t’ju hedhesh një sy statistikave te investimeve publike te këtyre 4 shteteve në 100 vitet e fundit me lehtesi vihet re që shumica ka qënë në edukim. Tjeter e vecante ne funksionimin gati perfekt te ketyre shteteve eshte gjithperfshirja e sovranit nepermjet votes jo njehere ne kater vjet per zgjedhjet parlamentare apo locale por cdo here qe nje pakice e komunitetit e gjykon dhe e kerkon qe nje X ceshtje te vendoset nepermjet referendumit.

E thënë më shkoqur në vënd që vetë qytetari ti jepte votes se tij vleren dhe pushtetin real brenda sistemit, paradoksalisht sot është politikani i përzgjedhur nga oligarkia ai që cakton sesa vlere ka vota e qytetarit. Nuk ka dyshim që zgjedhjet dhe referendumet jane dy gjera teper te urryera nga klasa politike për të vetmen arsye se balanca dhe fuqia e vendim-marrjes anon nga sovrani. Ajo që në fakt klasa politike preferon eshte pjesmarrja sa më e ulët e njerëzve në votime, rënia e interesit të publikut në politikë dhe mosperfshirja në çdo çështje me interes publik.

Skeptikeve, të deshperuarve dhe te paduruarve që kanë arritur të lexojne deri këtu do t’i mirekuptoja shumë nëse do mendojnë apo do thonë………Ore ç’na duhen ne këto filozofira apo përralla ?….Kemi dëgjuar shumë ne keto 32 vjet vetëm konstatime sesa pse nuk funksionojne gjërat apo shteti dhe askush asnjëherë nuk jep një zgjidhje të qarte, nje vision, një projekt të madh ( te shkrojtur në leter), një plan që vërtet funksionon.

OK, unë nuk do bëj shumë analiza dhe as nuk  do konfirmoja ato që njerezit shikojnë çdo ditë jo vetem ne Shqiperi por në te gjithe Europen: Papunesi, krize ekonomike, varfëri. Pse u arrit në këtë pikë? Fare e thjeshte, sepse sistemi kapitalist-demokratik ka mbi 100 vjet që nuk ka marre ndonje upgrade ( rritje standarti në funksion të kohës, teknologjise, zhvillimit shoqeror). Politikanet e mykyr te BE-se refuzojne që të kete ndonje upgrade të sistemit ekonomiko-politk ne Europe edhe pse popullsia europiane po vuan nje nga krizat me te rënda ekonomike. Dhe po këta politikane na tregojne ne shqiptatareve absuditete te tipit ( …..sic i shohim cdo ditë pothuaj ne TV News): …..deputete te parlamentit Europian ku asnje prej te cileve NUK eshte zgjedhur nga populli i R. se SHqiperise per te perfaqesuar Shqiperine apo shqiptaret mblidhen ne seanca plenare per te diskutuar mbi Shqiperine dhe marrin vendime apo miratojne rezoluta per shqiptaret. Apo më keq governanten sorosiane të ambasadës amerikane Demokraci është kjo? E thene me thjeshte kjo rracë politikanesh u kërkon njerëzve të komunikojne me telefonat e vjeter celulare qe kishin formen e tulles edhe pse gati te gjithe njerezit kane ne dore nje celular smart-phone.

Nese qeverite dhe popujt e vendeve perendimore  do t’i kushtonin të njëjtën vëmendje demokracise sa edhe ekonomise kapitaliste atehere ne (populli) do te kishim te njejtat informacione cdo dite si per ‘deficitet kombetare’ në ekonomi (national debts) ashtu edhe per deficitet demokratike (demokratik deficit) të cdo vendi. Gati te gjitha kushtetutat e vendeve demokratike parashikojne te drejten që ka qytetari per t’u informuar për deficitin demokratik qe ka vendi. Kjo e drejtë edhe pse njihet ligjerisht ju mohoet qytetareve të vendeve perendimore në mënyrë periodike anti-ligjore nga pothuaj te gjitha hallkat e shtetit dhe barometra qe matin shkallen e demokracise në nje vend si ato nga OJQ te tipit Freedom House etc jane teper minimale dhe arrijnë vetem tek një pjesë e vogël e qytetareve dhe asnjehere në kohen e duhur.

Mendimi dhe besimi im është që jo vetëm në Shqiperi por në të gjitha vendet perëndimore demokracia klasike dhe ajo liberale duhet të kenë fleksibilitetin për ta alternuar njera-tjetren në mënyrë dinamike për t’i dhënë fryme prosperitetit socio-ekonomik të vendit.

Nese ky artikull do ngjalle interes tek shqiptaret une me kenaqesi do të vijoja te sillja ne vemendjen tuaj  nje platforme te shkruar neo-demokratike e cila në thelb ka demokracine me bazë komunitare me tendence klasike dhe shkrirjen e partive politike, pra të nje sistemi te ri demokratik pa parti politike.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog leander prifti sistemi politik ne shqiperi leander prifti sistemi politik ne shqiperi

Sondazh

Poll
Insights 8 Prill 2022, 18:21

Kanabis? Po, por…

Nga Jeta DedaStudimet kanadezë të vitit 2021, të ndërmarrë tre vjet pas legalizmit të prodhimit, përpunimit, shpërndarjes dhe përdorimit të kanabisit, nuk janë ...

Insights 7 Prill 2022, 11:59

Ekonomi-politike prej lecke

Ekonomi-politike prej leckeKM Rama deklaroi sot se 59% e qytetarëve që kanë marrë pjesë në “Këshillimin Kombëtar” në internet janë përgjigjur poziti...

Insights 31 Mars 2022, 09:56

Histori jete dhe histori teatri

Nga Josif PapagjoniMbaj mend se e kam lexuar komedinë e famshme “Sirano de Berzherak”, ndofta para 40-50 vjetëve. Në një sfond të kuq, plot dritë, kopertina e l...

Insights 28 Mars 2022, 15:40

Grushti

Nga Kostana MoravaUne dhe B, kusheriri im, jetuam bashke per nje periudhe jo te vogel kohe. B kish humbur babain dhe dhimbja qe aq e madhe sa nuk mund te jetoni...

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty