LIVE UPDATES
Aktualitet

‘S’na është kthyer asnjë ngarkesë për çështje sigurie’, faktet që flasin kundër Ramës. Vendet e BE s’kanë

22 Janar 2020, 19:09 Nga DOSJA

TIRANË-Nga qindra mijëra ton prodhime vendase të eksportuara nuk na është kthyer mbrapsht nga BE një kg i vetëm për çështje sigurie, në kuptimin e përmbajtjes ushqimore”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama më 26 tetor të vitit 2018 në një takim me fermerët. “Faktoje” verifikoi këtë deklaratë duke marrë të dhëna nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), eksportues të produkteve bujqësore dhe fermerë.

Sipas të dhënave të AKU për vitin 2018 nga Sektori i Inspektimit janë trajtuar 6 raste të produkteve bujqësore të konstatuara me probleme të cilësisë. Sinjalizimi për problemet me cilësinë ka ardhur nga agjencia europiane RASFF (Food and Feed Safety Alerts). Krijuar në 1979-n, RASFF, shmang shumë rreziqe të produkteve të pasigurta ushqimore për konsumatorët europianë. Produktet e gjetura me probleme për 2018-n me burim Shqipërinë, sipas raportit të RASFF, janë kastravecët, lule misri, hithrat, domatet, specat dhe mollët të cilat kishin përmbajtje të pesticideve dhe sëmundjeve. Këto produkte kishin si destinacion Greqinë dhe Gjermaninë.

Njësoj si në vitin 2018 raste me cënimin e cilësisë ka pasur edhe në vitin 2019, (8 të tilla). Probleme janë identifikuar në kastraveca, lule shtogu, kunguj, speca dhe mollë të cilat janë gjetur me përmbajtje pesticidesh. Destinacionet e këtyre produkteve kanë qenë Kroacia, Greqia, Sllovenia dhe Gjermania. Masat që ka marrë AKU-ja kanë qenë gjobat dhe deri tek mbyllja e subjektit në shkelje. Megjithatë për shumë nga produktet e eksportuara që AKU i ka cilësuar si brenda standardeve, vendet pritëse i kanë raportuar si me probleme.

Si është e mundur që dy autoritete me të njëjtin objekt pune, AKU dhe RASFF, japin versione të ndryshme për cilësinë e të njëjtit produkt? AKU tha për “Faktoje” se për produktet që janë konstatuar me probleme nga RASFF, për legjislacionin tonë, (baza e të cilit është Udhëzimi Nr. 5, datë 14.05.2014) rezultojnë me një nivel brenda normës së lejuar në ndryshim nga ai i vendit pritës.

AKU, ligji dhe eksperti

AKU e ka detyrim ligjor të ushtrojë kontrolle për cilësinë e produkteve të import-eksportit në pikat kufitare. Ashtu siç pranohet nga përgjigja zyrtare që AKU ka dhënë për “Faktoje”, jo çdo herë ky kontroll kryhet. Përgjithësisht, çdo kalim produkti që eksportohet, inspektohet nga AKU në PIK (Pikat e Inspektimit Kufitar), por kemi ndeshur edhe përballë faktit kur subjektet nuk janë paraqitur në sportelet e inspektorëve të AKU për kryerjen e kontrollit përkatëse”. Sipas Alban Zusit, ekspert i sigurisë ushqimore, “Ligji për Sigurinë Ushqimore” është shumë problematik.

Ne kemi një sistem të fragmentarizuar të sigurisë ushqimore. AKU në fakt kontrollon vetëm një pjesë të tregut, por se cfarë ndodh në fushë dhe në stallë ky nuk është problemi i AKU. Fermeri është totalisht pa asnjë lloj kontrolli. Ai mund të bëjë gjithçka dhe askush nuk mban përgjegjësi për të”. Fakti që në Shqipëri nuk kryhen kontrolle konfirmohet edhe nga eksportuesi në zonën e Myzeqesë, Mystehak Goga. Analiza ne nuk i bëjmë se s’kemi laboratore, po i bëjnë ata që marrin. Përderisa ata i kanë bërë dhe i kanë pëlqyer do të thotë se jemi OK”, tha ai për “Faktoje”.

Eksperti Zusi, ngre një tjetër problem për produktet bujqësore jo të destinuara për eksport. Përgjithësisht, për produktet e eksportit bëhen analiza, ndërkohë për produktet për konsum të brendshëm nuk është e njëjta siguri. Nisur nga deklarata fillestare e kryeministrit Rama, se asnjë kilogram i produkteve bujqësore shqiptare nuk është kthyer, AKU konfirmoi për “Faktoje” se në  6 raste në vitin 2018 në disa vende europiane janë gjetur produkte shqiptare me probleme për çështje sigurie ushqimore, por ato nuk janë kthyer pasi vendet pritëse i kanë asgjësuar.

(Marrë nga Faktoje.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama frutat dhe perimet me pesticide siguria ushqimore edi rama frutat dhe perimet me pesticide siguria ushqimore


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë