LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria, e gjashta në Europë për rritjen e lartë të borxhit gjatë pandemisë, por e fundit për mbështetjen për ekono

9 Nëntor 2020, 06:50 Nga DOSJA
Shqipëria, e gjashta në Europë për rritjen e lartë

Në fund të 6 mujorit të parë 2020, borxhi publik në vend arriti në 80% të prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), me një rritje prej 13.8 pikë përqindje në krahasim me fundin e 2019-s, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Rritja e borxhit ishte e lidhur kryesisht me paketat ndihmëse, pas krizës që u shkaktua në vend nga karantimi disa mujor i ekonomisë, dhe rindërtimin pas tërmetit.

Në fakt, e gjithë Europa ka marrë më shumë borxh në pjesën e parë të vitit, në një përpjekje të jashtëzakonshme për të shëruar ekonomitë e tyre të goditura nga mbyllja pas Covid-19. Sipas të dhënave të Eurostat, borxhi publik në 27 vendet e BE-së u rrit me 10.2 pikë përqindje në raport me dhjetor 2019, (me ritme më të ulëta se i Shqipërisë), duke arritur në 87.8% të PBB-së, në fund të 6 mujorit të parë.

Shqipëria rezulton, sipas të dhënave të Eurostat për BE-në dhe Komisionit Europian për rajonin, se ka pasur rritjen e gjashtë më të lartë të borxhit publik në Europë, në krahasim me periudhën e para krizës (fundin e 2019-s), pas Qipros që e rriti këtë tregues me 19.2 pikë përqindje, Belgjikës (16.6 pp), Francës (16 pp), Italisë (14.7 pp), Spanjës (13.8 pp).

Por, ndonëse ka pasur rritjen e borxhit publik ndër më të lartën në Europë, Shqipëria nuk rezulton të ketë përdorur këtë shtesë të huamarrjes për të mbështetur ekonominë, që në kontrast ishte minimale. Sipas një vlerësimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbështetja fiskale (shpenzime shtesë dhe shtyrje të pagesave të taksave) ishte më pak se 1 % e PBB së vendit, më e ulëta për gjithë Europën.

Të gjitha vendet e tjera të rajonit, që rritën më pak borxhin në gjashtëmujorin e parë të vitit kanë dhënë më shumë mbështetje direkte për ekonominë. Mali i Zi, që e rriti borxhin në nivele të ngjashme me ne (79.5% e PBB-së), ka dhënë suport prej gati 8% të PBB-së, Serbia e kishte këtë tregues sipas FMN-së gati 5%, Maqedonia e Veriut 3% e PBB-së (shih grafikun në fund).

Në vend të 11 në Europë për madhësinë e borxhit publik

Edhe në raport me madhësinë e ekonomisë, Shqipëria u rendit në fund të 6 mujorit të dytë ndër shtetet me borxhin më të lartë publik. Sipas të dhënave të Eurostat për Bashkimin Europian dhe Komisionit Europian për vendet e rajonit, Shqipëria ishte e 11-a në Europë dhe e para në rajon, për treguesin e borxhit nga PBB-së.

Në nivele të ngjashme është dhe Mali i Zi (79.5%), ndërsa Serbia (58.1%), Maqedonia e Veriut (50.7%), Bosnja (35.6%), Kosova (17.5%) e kanë borxhin publik nën 60% të PBB-së. Për vendet në zhvillim vlerësohet se niveli i 60% të PBB-së është kufiri maksimal i qëndrueshëm për vendet në zhvillim (Shqipëria e kishte gati 67% në fund të 2019-s).

Në kontrast me borxhin e lartë, Shqipëria renditet si shteti me konkurrueshmërinë më të ulët në Europë, sipas Forumit Ekonomik Global, në një tregues indirekt se borxhi nuk është përdorur për të nxitur një zhvillim të qëndrueshëm dhe ekonomi produktive. Sa më pak konkurruese ekonomia, aq më e ulët është dhe aftësia për të shlyer detyrimet. Si rrjedhojë, vendi rrezikon të futet në një spirale ku shtimi i borxhit nuk do të arrijë të prodhojë rritjen ekonomike të nevojshme për ta ulur atë (borxhin) në afatin e mesëm.

Vetëm për pagesat e koncesioneve, Shqipëria është angazhuar tashmë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm me 9.5% të PBB-së që janë llogari jashtë bilancit, që është më e larta në Europë, ndërsa nuk ka të dhëna për eficiencën në ekonomi të këtyre angazhimeve.

Në Europë, kryeson Greqia

Borxhin më të lartë në Europë e ka Greqia, në 187.4% të PBB-së. Ndonëse e zhytur në detyrime, shteti fqinjë e ka rritur këtë tregues edhe me 10.8 pikë përqindje në 6 mujorin e parë të vitit për të nxitur ekonominë e sëmurë.

E dyta në Europë është Italia, me 149.4% të PBB-së. Edhe Italia, që u godit e para nga Covid-19 ka shpenzuar gati 15% të PBB-së në 6 mujorin e parë për të mbështetur bizneset dhe individët.

E treta në Europë për madhësinë e borxhit është Portugalia (126.1% e PBB-së), Belgjika (115.3%), Franca (114.1%). Shteti me më pak borxhe në Europë është Kosova, me 17.5% në raport me madhësinë e ekonomisë së vet.

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi rritja e borxhit rritja e borxhit

Sondazh

Poll
Ekonomi 7 Nëntor 2020, 13:36

Biznesi i veshjeve po orientohet nga ato sportive

Stili ritmik i jetës dhe tendencat e modës së viteve të fundit drejt komfortit kanë rritur kërkesën për veshje sportive në vend. Në renditjen e “Monitor 200 sip...

Ekonomi 7 Nëntor 2020, 11:05

Industria përpunuese, pse vetëm pak fitojnë

Me pak përjashtime, industria përpunuese renditet ndër sektorët me normat më të ulëta të fitimit në ekonomi, me një mesatare prej 6-8%. Përpunuesit pohojnë se n...

Ekonomi 6 Nëntor 2020, 16:15

Në programin “Historia ime” në Tv Klan shpesh vijnë të ftuar njerëz nga bota e artit, kulturës dhe më gjerë, në rrëfime tësinqerta dhe të ngrohta përballë publi...

Ekonomi 6 Nëntor 2020, 07:14

Në faturën e energjisë një familje nuk paguan vetëm energjinë elektrike që merr por edhe kosto të tjera si rrjeti transmetimi, shpërndarje, kosto operative të k...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet