“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Shqiptarë nga Kosova në Vlorë: Bashkim kombëtar para se të futemi në BE
28 Nëntor 2021, 13:31Nga DOSJA
VLORË – Festa e 109-vjetorit të themelit të shtetit shqiptar ka sjellë në Vlorë qytetarë nga Kosova dhe të huaj. Pavarësisht rrethanave historike të ndarjes prej pushtimeve dhe vendimeve të Perëndimit, nuk fshihet dëshira për bashkim kombëtar midis Shqipërisë dhe Kosovës në të dyja vendet. Këtë e kanë shprehur disa qytetarë nga Kosova sot në Vlorë për disa media shqiptare.
“Vijmë nga Deçani. Kemi ardhur mbrëmë do rrimë deri të hënën. Të festojmë. Festa më e mirë e kombit shqiptar. Atmosfera shumë e mirë. Presim bashkimin kombëtar. Bashkim vetëm bashkim. Komb të vetëm s’ka diskutim”, deklaron një qytetar nga Kosova.
Një tjetër qytetar nga Kosova dëshiron që të dyja shtetet të bashkohen përpara se të integrohen në Bashkimin Europian.
“Na lidh flamuri, na lidh historia. Një komb dhe vijmë ta festojmë bashkë me juve. Shpresojmë në të ardhmen më të afërt të kemi një shtet. Para se të përfundojmë në BE”, shprehet qytetari nga Kosova.
Dy shtetase të huaja nuk e fshehin adhurimin për Shqipërinë. Ata pranojnë se punojnë dhe jetojnë në vendin tonë.
“Kjo është festë shumë e madhe. Shqipëria shumë e bukur. Duam të qëndrojmë në Shqipëri. Mali, deti, plazh. Jetojmë dhe punojmë këtu”, thotë qytetarja e huaj.
VLORË-Aeroporti i Vlorës do të jetë gati në vitin 2025 dhe do të hapë rreth 1 mijë vende pune. Kjo u bë e ditur ditën e sotme, në ceremoninë e nisjes së pu...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në 109-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ka marrë mesazh urimi nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella. Mattarella në me...
VLORË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në Vlorë për ceremonitë e festimit të 109-vjetorit të Pavarësisë. Në një prononcim për me...
TROPOJË – Një aksident ndodhi paraditen e sotme në zonën e Valbonës. Një automjet ka pësuar dëme të mëdha pas përplasjes. Fillimisht u raportua se nu...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka nxjerrë bllof kryeministrin Edi Rama për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Teksa kryeministri prezantoi dhe bëri ...