Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Numri i kartave bankare në Shqipëri u rrit me 4.4% vitin e kaluar. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2021 sektori bankar raportonte rreth 1.32 milionë karta bankare aktive.
Numri i përgjithshëm i kartave bankare vazhdon të dominohet nga kartat e debitit të lidhura me llogaritë rrjedhëse të klientëve, që përbëjnë rreth 86% të totalit. Pjesa e mbetur ndahet mes kartave të kredititi dhe kartave me funksion paraje elektronike.
Norma më e lartë e rritjes për vitin e kaluar u shënua pikërisht në segmentin e kartave të debitit, që u zgjeruan me 4.8% krahasuar me një vit më parë. Rritja e numrit të kartave të debitit është një tregues i tërthortë i rritjes së depërtimit të shërbimeve bankare bazike, duke qenë se këto karta janë instrument i lidhur me llogaritë rrjedhëse. Ndërkohë, numri i kartave të kreditit për vitin e kaluar u rrit me ritme më të ngadalta, me 2.8% më shumë krahasuar me një vit më parë. Gjithsej, sektori bankar shqiptar raporton më pak se 112 mijë karta krediti.
Paralelisht me rritjen e numrit të kartave, vitin e kaluar vijoi zgjerimi i infrastrukturës së pagesave të lidhur me përdorimin e tyre. Në fund të vitit 2021, numri i bankomateve (ATM) arriti në 822, niveli më i lartë që prej vitit 2015. Krahasuar me vitin 2020, numri i ATM-ve aktive është rritur me 11%. Në periudhën 2016-2019, numri i ATM-ve ishte reduktuar ndjeshëm, edhe për shkak të konsolidimit të sektorit bankar, që e uli numrin e përgjithshëm të bankave nga 16 në 12.
Por, që nga viti 2020, numri i ATM-ve ka filluar të rritet sërish, i shtyrë edhe nga efektet e pandemisë, që shtuan nevojën për një automatizim më të madh të shërbimeve të pagesave. Përveç funksionit klasik të tërheqjes së parasë cash, ATM-të që po instalohen vitet e fundit (kryesisht ATM-të që vendosen në degët e bankave) ofrojnë edhe shërbimin e depozitimit të parave. Tashmë, 30% e ATM-ve mundësojnë edhe depozitimin e parave, përveçse tërheqjen e tyre.
Ndërkohë, numri i pikave elektronike të shitjes për pagesa me kartë (POS) vitin e kaluar arriti nivelin më të lartë historik. Sipas Bankës së Shqipërisë, tashmë bankat kanë aktive 13 741 pajisje POS, me një rritje prej 13% krahasuar me një vit më parë. Shtimi i pajisjeve POS është një tregues i një përdorimi më të madh të kartave për pagesa automatike dhe jo më vetëm për nevoja të tërheqjes apo depozitimit të parasë fizike.
Pagesat me kartë në terminale POS vitin e kaluar arritën shifrën rekord të 34.9 miliardë lekëve, me një rritje prej 37% krahasuar me vitin 2020. Edhe pesha e pagesave me kartë në POS ka arritur nivelin më të lartë të shënuar ndonjëherë, me rreth 11.5% të totalit, nga 10.2% që kishte qenë një vit më parë. Sidoqoftë, shifrat tregojnë qartë se në pjesën dërrmuese shqiptarët vazhdojnë ta përdorin kartën bankare kryesisht për veprime me paranë cash./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Enti Rregullator i Energjisë u ka kërkuar pjesëmarrësve të tregut me shumicë të regjistrohen pranë tij, brenda datës 28 shkurt në kuadër të zbatimit të rregullo...
Qeveria duhet t’i trajtojë të ardhurat nga vetëpunësimi në të njëjtën mënyrë si të ardhurat nga punësimi, për të shmangur evazionin fiskal tek vetëpunësimi, që ...
Qeveria duhet të rishikojë taksat që rëndojnë mbi karburantet. I këtij mendimi është eksperti për ekonominë Klodian Muço, sipas të cilit nga kjo barrë e ...
Kushdo që bën pazar, e di që krahas mallit në tezga, ka edhe mall të dorës së dytë, që qëndron në tokë. E ndërkohë që çmimet rriten, disa madje duke arri...
Vijnë nga India, Nepali, Bangladeshi e Pakistani për të gjetur punë në vendin tonë. Të pakualifikuar, shpesh edhe të keqpaguar, por kjo nuk i pengon të lidhin k...
TIRANË- Bizneset e reja në fushën e inovacionit do të mbështeten financiarisht nga buxheti i shtetit. Kjo është bërë e ditur nga specialistja Ana Petani në...
Rreth 1 vit nga nisja e fushatës të vaksinimit në Shqipëri 40,7% e popullatës janë të vaksinuar me dy doza, ndërsa 3% e tyre kanë marrë vetëm 1 dozë sipas të dh...
Statistikat e udhëtimeve për qëllime turistike brenda vendit zbulojnë gjendjen e pensionisteve shqiptarë, të cilët udhëtojnë shumë pak për qëllime turistike në ...
Detyrimet e prapambetura të qeverisë vitet e fundit po krijohen më së shumti nga prokurimi i punëve dhe shërbimeve publike me kosto shumë më të larta se parashi...
Që nga tremuujori i fundit i vitit të kaluar, ekonomia po përballet me një rritje të shpejtë të çmimeve. Pyetja që shtrohet gjithnjë e më shpesh prej mua...