All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Shtatë raketa goditën një qendër tregtare në Odesa, vritet një person dhe plagosen 5

10 Maj 2022, 06:23 Nga DOSJA
Shtatë raketa goditën një qendër tregtare në Odesa,
All - Paragraf - 1

Luftime të ashpra po zhvillohen në lindje të Ukrainës, teksa qyteti-port i Odesës u godit nga sulme ajrore ruse dhe Moska rinisi sulmin ndaj fabrikës së çelikut në Mariupol, ku mbrojtësit ukrainas po vazhdojnë rezistencën.

Ndërkaq, në orët e para të së martës është raportuar se janë dëgjuar sirena për sulme ajrore edhe në rajonet e tjera lindore ukrainase përfshirë Luhanskun, Harkivin dhe Dnipron. Forcat e armatosura të Ukrainës njoftuan se në Odesa është vrarë të paktën një person dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi shtatë raketa goditën një qendër tregtare dhe një depo.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes tha se forcat ruse, të mbështetura nga tanke dhe artileri, po kryejnë “operacione sulmuese” në fabrikën e çelikut, Azovstal, në Mariupol, në të cilën gjenden qindra ushtarë ukrainas, që janë përballur me rrethim për muaj. Ndërkaq, civilët para disa ditësh janë evakuuar.

Rusët po tentojnë që ta shkatërrojnë një urë të përdorur për evakuime, në mënyrë që mbrojtësit ukrainas të bllokohen brenda, tha këshilltari i kryetarit të Mariupolit, Petro Andryuschenko. “Mariupoli është pjesa më e vështirë e rajonit tonë”, tha Pavlo Kyrylenko, guvernator i rajonit të Donjeckut, ku gjendet edhe Mariupoli.

Mariupoli gjendet në mes të Gadishullit të Krimesë që Moska e aneksoi më 2014  dhe pjesëve lindore të Ukrainës, që janë në nën kontrollin e separatistëve pro-rusë. Marrja e kontrollit të këtij qyteti do t’i mundësonte Moskës që të krijonte një korridor tokësore mes këtyre dy zonave. Zyrtarët në Mariupol thanë se pavarësisht evakuimeve të fundit nga Azovstali, në qytetin e Mariupolit ende ka civilë.

Sulmet ajrore në Odesa, në qytet-port në Detin e Zi, erdhën në të njëjtën ditë kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mbajti fjalim për Ditën e Fitores apo në përvjetorin e mposhtjes së Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore. Në atë fjalim ai nuk foli për planet për ndonjë përshkallëzim në Ukrainë, por forcat e tij vazhduan luftimet dhe ofensivën në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

“Ne po luftojmë për mëmëdheun, për të ardhmen e tij, në mënyrë që askush të mos i harrojë mësimet e nxjerra nga Lufta e Dytë Botërore. Në mënyrë që në këtë botë mos të ketë vend për xhelatë dhe nazistë”, tha Putin. Ndërkaq, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një fjalimi të hënën tha se ukrainasit do të triumfojnë.

“Në Ditën e Fitores kundër nazizmit, ne po luftojmë për një fitore të re. Rruga është e vështirë, por ne nuk kemi asnjë dyshim se do të fitojmë”, tha Zelensky. Që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, mbi 5.5 milionë ukrainas janë larguar nga shteti, thuhet në të dhënat e Kombeve të Bashkuara.

Moska ka bërë përparime të pakta në pushtim, duke marrë nën kontroll një pjesë të vogël të territorit në jug, ndërkaq ka bërë disa përparime në lindje të Ukrainës.

Marrë nga REL

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 9 Maj 2022, 20:27

Scholz-Macron: Ukraina i përket Evropës

GJERMANI- Presidenti francez Emmanuel Macron u takua me kancelarin Olaf Scholz në Berlin të hënën pasdite, duke dërguar një mesazh të fortë në favor të Ukrainës...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen