LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë: SHBA e shqetësuar se Rusia po përgatit një sulm ndaj Ukrainës

15 Janar 2022, 08:30 Nga DOSJA
Shtëpia e Bardhë: SHBA e shqetësuar se Rusia po përgatit

SHBA- Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin se Rusia mund të jetë duke u përgatitur të ndërhyjë së shpejti në Ukrainë, duke fabrikuar një pretekst për luftë nëse diplomacia nuk arrin të përmbushë objektivat e saj, tha Shtëpia e Bardhë të premten. Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara, aleatëve të saj evropianë dhe Rusisë rreth vendosjes së dhjetëra mijëra trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës përfunduan pa rezultat këtë javë, pa plane konkrete për t’u takuar përsëri. Sulmi kibernetik kundër Ukrainës i ka ndezur më tej tensionet. Një zëdhënës i Këshillit të Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare tha se nuk ishte ende e qartë se kush ishte përgjegjës për sulmin kibernetik, por se presidenti Joe Biden ishte informuar për të.

“Ne jemi në kontakt me ukrainasit dhe kemi ofruar mbështetjen tonë ndërsa Ukraina heton lidhur me pasojat dhe natyrën e tij dhe merr masa kundër incidenteve”, tha zëdhënësi.

Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike për Rusinë nëse presidenti rus Vladimir Putin ndërmerr një ndërhyrje në Ukrainë. Rusia mohon të ketë plane për të sulmuar Ukrainën dhe i ka kërkuar NATO-s të ndalë zgjerimin e saj drejt lindjes dhe të japë garanci sigurie që ka propozuar Rusia. Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja i kanë refuzuar kërkesat.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se qeveria ruse mund të jetë duke u “përgatitur për një ndërhyrje në Ukrainë që mund të rezultojë në shkelje të gjera të të drejtave të njeriut dhe krime lufte nëse diplomacia nuk arrin të përmbushë objektivat e saj.”

“Si pjesë e planeve të saj, Rusia po krijon terrenin që të sajojë një pretekst për pushtim, përfshirë aktivitete sabotuese dhe operacione informative, që t’i përdorë më pas për të akuzuar Ukrainën për përgatitjen e një sulmi të afërt kundër forcave ruse në Ukrainën lindore.” tha zonja Psaki.

Ushtria ruse “planifikon t’i fillojë këto aktivitete disa javë përpara një ndërhyrjeje ushtarake, që mund të fillojë nga mesi i janarit deri në mes të shkurtit,” tha ajo.

Zëdhënësja tha se nëse Presidenti rus Vladimir Putin ndërmerr hapa të tillë, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen ashpër.

“Nëse ata vendosin të angazhohen në negociata dhe bisedime diplomatike, ne do të jemi shumë të hapur dhe shpresojmë që (Moska) ta bëjë një gjë të tillë. Por në fund të fundit, është një zgjedhje që u takon atyre,” tha ajo.

Operacion i mundshëm provokues

Një zyrtar amerikan tha se Shtetet e Bashkuara kanë informacione që tregojnë se Rusia ka pozicionuar tashmë një grup operativësh për të kryer një operacion provokues në Ukrainën lindore.

“Operativët janë të trajnuar në luftën urbane dhe në përdorimin e eksplozivëve për të kryer akte sabotimi kundër forcave pro-ruse” tha zyrtari, i cili foli me kushtin që të mos identifikohet.

Zyrtari tha gjithashtu se të dhënat tregojnë se “aktorë të përpjekjeve të ndikimit rus tashmë kanë filluar të fabrikojnë provokime në mediat shtetërore dhe sociale për të justifikuar një ndërhyrje ruse dhe për të shkaktuar përçarje në Ukrainë.” Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se duke u nisur nga shembujt e historisë, vështirë që këto lloj aktivitetesh të bëhen pa dijeninë e udhëheqësve të lartë rusë.

I pyetur nëse ushtria amerikane do të vazhdojë të mbështesë forcat ukrainase në rast të një pushtimi rus, zoti Kirby tha: Ne i kemi dhënë dhe do të vazhdojmë t’i ofrojmë ndihmë sigurie Ukrainës për mbrojtjen e saj.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ‘renato cesarini’ jen psaki joe biden shba vladimir putin ‘renato cesarini’ jen psaki joe biden shba vladimir putin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet