LIVE UPDATES
Aktualitet

U premtonin BE-në në këmbim të parave, prangosen 9 shqiptarë që po transportonin 27 klandestinë, një në kërkim

28 Shkurt 2020, 15:48 Nga DOSJA
U premtonin BE-në në këmbim të parave, prangosen 9

KORÇË– Nëntë persona, nga të cilët gjashtë shqiptarë dhe tre kosovarë kanë rënë në pranga pasi akuzohen për trafikimin e 27 klandestinëve drejt vendeve të Bashkimit Europian, kundrejt fitimit. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Korçës, të prangosurit janë kapur në tre vende të ndryshme, të ndarë në grupe për kalimin e klandestinëve jashtë Shqipërisë me anë të makinave, kundrejt një pagese. Konkretisht, katër shqiptarë u arrestuan në fshatin Çiflig, sapo del nga qyteti i Korçës teksa me dy automjete ”Benz” dhe Citroen po transportonin 4 emigrantë të huaj kundrejt fitimit. Një prej mjeteve doli nga rruga pasi vuri re që po ndiqej nga policia dhe bëri një manovër.

Në Maliq, u vunë në pranga tre kosovarë pasi po transportonin jashtë kufijve të Shqipërisë 4 klandestinë kundrejt fitimit duke u premtuar edhe mbërritjen në vendet europiane.  Ndërsa në qytetin e Pogradecit u kapën dy automjete me 19 persona të huaj të cilët po transportoheshin në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË
Qarku Korçë Drejtoria Vendore e Policisë Korçë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, godet tre raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Kapen duke transportuar 27 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 9 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Shtetasi i shpallur në kërkim, gjatë ndjekjes nga Policia, nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar por kreu manovra të rrezikshme me mjetin e tij, duke aksidentuar dy pasagjerë dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatet në varësi të saj, si edhe shërbimet e DVKM-Korçë, u goditën tre raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, ku si rezultat i tyre u arrestuan në flagrancë 9 shtetas dhe 1 tjetër u shpall në kërkim konkretisht:

• K. P., 21 vjeç; L. B., 20 vjeç; F. D., 19 vjeçe, si edhe u shpall në kërkim shtetasi K.D., 21 vjeç, banues në Durrës.

• L. C., 35 vjeç, banues në Prishtinë; N. K., 43 vjeç, banues në Vushtrri, Kosovë; R. K., 29 vjeç, banues në Fushë-Kosovë.

• Si edhe K. M., 21 vjeç; K. L., 19 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në fshatin Çiflig, Korçë, shërbimet e Policisë pasi kanë patur në ndjekje mjetet tip “Benz” dhe “Citroen”, me të cilat shtetasit K. P., L. B., F. D., dhe K. D., në bashkëpunim mes tyre ishin duke transportuar drejt Tiranës kundrejt fitimit 4 shtetas të huaj, i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit tip “Citroen” shtetasit K. D., që të ndalonte, por ky i fundit me qëllim shmangien e kapjes nga policia, kreu manovra të rrezikshme duke dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar dy shtetas të huaj, pasagjerë në këtë mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës, ku më pas njëri prej tyre u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar. Në Maliq, pranë vendit të quajtur “Tyrbja”, tre shtetasit kosovarë L. C; N. K., dhe R. K., janë kapur në flagrancë me mjetet tip “Volksëagen Golf” dhe “Volksëagen Sharan”, duke transportuar kundrejt fitimit 4 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, të cilëve më pas iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Si edhe në dalje të qytetit të Pogradecit, tre shtetasit nga Tirana K. M; K. L., dhe K. M., janë kapur me mjetet tip “Volksëagen”dhe “Skoda” duke transportuar kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës, 19 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 9 persona kapen 27 klandestine ne korce korce arrestohen 9 persona kapen 27 klandestine ne korce korce

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë