“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Shtyu Nënë Lizën në protestë! Gruaja, nëna e dy fëmijëve që punojnë të Bashkia e Tiranës
30 Mars 2022, 11:56Nga DOSJA
TIRANË– Protesta e djeshme kundër rritjes së çmimeve u shoqërua edhe me një incident. Një grua dëboi Nënë Lizën nga foltorja. Ngjarja bëri bujë në media, mirëpo thellohet më shumë kur mësohet se kush është gruaja që e shtyu atë. Sipas gazetares së emisionit STOP, Domenika Bajraktari, gruaja në fjalë quhet Drita Arapi dhe i ka të dy djemtë të punësuar në Bashkinë e Tiranës.
“Kjo në foto është DRITA ARAPI me adresë në Facebook Drita Fjoli. Kjo trimja që shtyn Nënë Lizën është nëna e dy fëmijëve që punojnë te Bashkia e Tiranës, njëri të zyra e aktiviteteve të bashkisë dhe tjetri në Policinë Bashkiake. Pra qartazi zonja nuk ka qenë si protestuese për kauzën e rritjes së çmimeve dhe krizën që po kalon çdo familje shqiptare. Drita ka qenë në protestë për të prishur protestën dhe për të DHUNUAR NENE LIZEN. Meqenëse Drita do të veprojë kështu, atëherë e ftoj me edukatë të më shkruajë dhe të takohem me të nga afër që të diskutojmë se çfarë e shqetëson. Sepse kush prek Nënë Lizën, ka prekur dhe gjyshen time…,” shkruan gazetarja.
BULQIZË– Një shpërthim i tubacionit të linjës së ujërave të bardha ka ndodhur në Bulqizë. Edhe pse Bulqiza furnizimin me ujë e ka me vetërrjedhje, ba...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, deklaroi ditën e sotme në një konferencë për mediat se drejtoria e Durrësit ka ngritur një gr...
TIRANË- 5 qytetarë kanë përfunduar në prangat e policisë së shtetit dhe 5 të tjërë po procedohen penalisht për vepra të ndryshme penale. 41-vjeçari ...
TIRANË– Policis e Shtetit ka ndërmarrë disa aksione në kuadër të paranalimit të zjarrvënieve të qëllimshme në të gjithë territorin e vendit tonë.Sipa...
TIRANË– Për shkak të përkeqësimit të motit, do të anulohen tragetet e datës 30 dhe 31 Mars. Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se për shkak të e...
FIER– Nuredin Dumani është takuar me një nga fqinjet e tij tre ditë më parë. E moshuara ka rrëfyer për gazetarët se tre ditë më parë, ajo ka shkuar te ban...