LIVE UPDATES
Editorial

Si do ta kujtojmë Covid-19?

29 Korrik 2020, 08:38 Nga DOSJA
Si do ta kujtojmë Covid-19?

Londër– Në thelb, historia mund të ndahet në dy pjesë:në atë që na pëlqen ta kujtojmë, dhe atë që përpiqemi vazhdimisht ta harrojmë. Ne britanikët kemi qejf të egledisemi pas miteve heroike të dy luftërave botërore, por jemi më pak të prirur të kujtojmë aspektet më të këqija të perandorisë, tregtinë e skllevërve, apo varfërinë degraduese që prekur jetën e aq shumë britanikëve të epokës viktoriane, sidomos në lagjet e Londrës Lindore.

Disa nga këto histori janë harruar, pasi ato përzihen me narrativat më komode që ne ndërtojmë për të kaluarën tonë. Disa harrohen, pasi janë shumë të tmerrshme për t’u mbajtur mend. Atëherë, si do ta kujtojmë pandeminë e Covid-19?

Ndërsa vendi është rihapur, dhe njerëzit janë dyndur pabeve apo plazheve, po zbulohet ndjenja dominuese, se shumica e tyre duan thjesht që të shohin përpara. Dy rastet e para me Covid-19 në Britani u diagnostikuan më 31 janar të këtij viti, pikërisht ditën kur ne u larguam zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.

Që atëherë, janë infektuar të paktën 300.000 njerëz dhe 44.000 prej tyre kanë vdekur, një numër ky më i madh vdekjesh në 6 muaj, sesa nga bombardimet e gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por ndryshe nga ajo ngjarje shumë e përkujtuar, nuk ka të ngjarë që kriza e koronavirusit të ketë të njëjtin fat. Përkundrazi, po duket sikur ne do të përpiqemi edhe një herë të harrojmë, ashtu si herën e fundit kur një pandemi na gjunjëzoi.

Armiku i padukshëm

Në fund të verës së vitit 1918, ndërsa Lufta e Parë Botërore po shkonte drejt fundit të saj të hidhur, një armik i padukshëm filloi të vriste pa dallim në të dyja anët e Frontit Perëndimor. Kjo ishte vala e dytë e virusit H1N1, që kishte kaluar thuajse pa u vënë re nëpër Evropë në pranverën e po atij viti.

Në muajt që do pasonin, ajo do të shndërrohej në sëmundjen më vdekjeprurëse të transmetueshme në historinë e regjistruar. Ndërsa “Gripi Spanjoll” vazhdoi të përhapej nëpër llogore, ushtria amerikane pati më shumë jetë të humbura nga virusi, sesa në aksion kundër armikut.

Më shumë se 340.000 trupa u shtruan në spital. Treçereku i francezëve, dhe gjysma e të gjithë trupave britanike u sëmurën. Simptomat përfshinin rrjedhjen e pavullnetshme të gjakut nga hundët dhe veshët e viktimave. Pacientët që kishin simptomat më të rënda, pësonin një ndryshim të ngjyrës së lëkurës në vjollcë ose blu.

Në shtator 1918, gripi e kapërceu ‘Tokën e Askujt’, dhe depërtoi në ushtrinë gjermane. Brenda disa javësh, dhjetëra mijëra burra u sëmurën ose vdiqën, në atë që ishte në fakt goditja përfundimtare për Fuqitë Qendrore. Më 11 nëntor, një Gjermani e rraskapitur e pranoi humbjen, duke çuar në nënshkrimin e Armëpushimit.

Pandemia globale

Lufta mbaroi, por gripi po përhapej më tej. Ushtarët e bartën virusin në shtëpitë e tyre, dhe në muajt që pasuan, vdekja dhe sëmundja përfshiu mbarë botën. Shumica e vendeve ishin të ngadalta në vlerësimin e shkallës së emergjencës, që është një nga paralelet e shumta të pakëndshme midis 1918-ës dhe pandemisë aktuale.

Atëherë ashtu si tani, pandemia e tronditi besimin e qytetarëve tek qeveritë, dhe çoi në trazira civile. Trazirat racore në SHBA-së, të nxitura nga vdekja e adoleshentit zezak, Eugjen Uilliams në verën e vitit 1919, u nxitën edhe më shumë nga mungesa e kujdesit shëndetësor për afro-amerikanët gjatë pandemisë.

Në Britani, kryeministri Dejvid Lloid Xhorxh u sëmur dhe gati vdiq. Spitalet u mbingarkuan, teksa u vunë në zbatim karantinat dhe distancimi social. Shkollat ​​dhe fabrikat u mbyllën. Pamjet e kohës në San Françisko Ditën e Armëpushimit, tregojnë njerëz me maska në fytyrë, në përputhje me ligjet e rrepta të miratuara në Kaliforni, por “libertarianët” e kohës e kundërshtonin, dhe krijuan një “Lidhje kundër maskave”.

Kur kaloi vala e katërt e pandemisë në marsin e vitit 1920, 1 në 3 njerëz në mbarë botën ishte sëmurur, dhe rreth 50-100 milionë njerëz (5.4 për qind e popullsisë globale) kishte vdekur. Ajo shifër ishte më e lartë se sa të gjitha vdekjet e civilëve dhe ushtarëve nga të gjitha vendet në të dyja luftërat botërore.

U harrua me lehtësi

E megjithatë kur mbaroi, përvoja jonë me gripin spanjoll u harrua me shpejtësi, dhe me qëllim. Britania ka një përmendore të madhe në qendër të Londrës për kafshët që kanë vdekur në luftë, por vetëm një pllakë bronzi për viktimat e asaj pandemie të tmerrshme.

Nuk pati asnjë përkujtesë zyrtare të 250.000 të vdekurve britanikë apo mijëra punonjësve

të shëndetësisë, që u përpoqën ta frenonin valën e pandemisë. Gripi Spanjoll nuk u kujtua as në art. Vitet 1920 ishin një epokë e artë e letërsisë amerikane dhe evropiane, e megjithatë ajo pandemi nuk përmendet gjëkundi.

Edhe ata pak shkrimtarë që e përmendën disi, përfshirë T.S Eliot, e bënë këtë në një mënyrë që e “shkrinë” pandeminë me përvojat e llogoreve. Dhe nuk është e vështirë të kuptohet arsyeja. Mbi luftën ka një mori poezish të zymta; ku imazhet e radhëve të gjata të të rinjve simpatikë që marshojnë drejt Frontit Perëndimor, janë klishetë më mitike. Nga ana tjetër, vdekja nga gripi nuk ka asgjë lirike. Kështu, me shpejtësi tragjedia kolektive u bë pak më shumë sesa një shënim në histori.

Leksionet nga 2020-ta

A do të ndodhë e njëjta gjë me Covid-19? Ju sigurisht do të shpresoni që jo. Siç e tregojnë ngjarjet e viteve 1918-2020, historia ka një zakon acarues që e përsërit veten, dhe ka leksione të rëndësishme për të na mësuar, duke ia përcjellë ato brezave të ardhshëm.

Pandemitë e sfidojnë ndjenjën tonë të lindur të paprekshmërisë. Nëse politikanët veprojnë shpejt dhe me siguri, ata mund të na shpëtojnë nga efektet e tyre më të këqija. Por viruset, nga natyra e tyre, janë përtej kontrollit të cilitdo prej nesh. Ato ekspozojnë defektet thelbësore të qeverive, gënjeshtrën se gjithçka mund të zgjidhet, dhe më shumë se sa kaq:ato na bëjnë të gjithëve të kuptojmë se sa të brishtë jemi.

Ndikimi i këtij emergjence të kujdesit shëndetësor, do të zgjasë me vite të tëra. Ai do të jetë atje me degëzimet e veta afatgjata ekonomike, në efektin që ka pasur mbi një gjeneratë në arsimimin e fëmijëve, dhe në traumën kolektive të pashprehur të kësaj ngjarje.

Pandemia do të ndikojë padyshim në politikë-bërje për breza me radhë. Gripi Spanjoll çoi në thirrjet për një kujdes shëndetësor universal. Dhe sot asnjë politikan britanik nuk do të guxonte të sulmonte hapur Sistemin Kombëtar Shëndetësor (NHS).

Pandemia ka nxjerrë zbuluar mallkimin e arrogancës britanike, dhe valën e populizmit të Brexit. Kryeministri Boris Xhonson, mund të jetë shumë i aftë në fitimin e zgjedhjeve, dhe në paralelizmat që bën mes vetes dhe Uinston Çërçillit, por kur u përball me një emergjencë të vërtetë, ai u hutua dhe dështoi me shumë lehtësi.

Në ndjekje të një zgjidhje unike të Britanisë për atë që nuk ishte një krizë unike e Britanisë, i vetmi ekskluzivitet ishte numri më i madh i vdekjeve sesa i çdo vendi tjetër në Evropë. Prandaj, leksioni që nuk duhet ta harrojmë është ky:Jetojmë në një botë të bashkuar dhe të ndërvarur, dhe zgjedhjet tona kanë shumë rëndësi.

Premtimet boshe dhe parullat standarde tingëllojnë të bukura në kohëra të mira, por ato nuk kanë asnjë kuptim, kur vdesin dhjetëra mijëra bashkëqytetarë. Ndoshta “monumenti” më i përshtatshëm për trashëgiminë, dhe shkallën e humbjeve që po pësojmë nga koronavirusi, mund të jetë garancia që këtë herë të mos harrojmë. 

Marrë nga Bota.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll
Editorial 29 Korrik 2020, 05:11

Pas Bajramit, do të hapen Portat e Ferrit

Të gjitha janë thënë. Është e pamundur që të gjendet edhe ndonjë fjalë më tepër për t’i bindur qytetarët se çfarë duhet të bëjnë, ose çfarë n...

Editorial 27 Korrik 2020, 07:31

Ujdia për borxhet – shembull i gabuar i BE

Narrativa të duket logjike. Një fond rimëkëmbjeje do t’i japë sërish forcë Bashkimit Europian në emergjencë ekonomike për shkak të pandemisë së Coronës dh...

Editorial 25 Korrik 2020, 07:13

Trumpi nxitës i dhunës dhe shpëtimtar!

Për Donald Trumpin situata nuk duket aspak mirë. COVID-19 në SHBA po përhapet me shpejtësi mjaft të madhe. Numri i të infektuarve po rritet, sallat me trupat e ...

Editorial 25 Korrik 2020, 05:45

Kujt i Mbeti Dopio Gjashta?

TIRANË- Lëvizja e fundit e kreut të opozitës Basha për hapjen 100%  të listave , ka lënë të surprizuar përveç  kundërshtarit të tij polititik  edhe ...

Editorial 23 Korrik 2020, 13:05

Pse Rama ka të drejtë për opozitën

TIRANË- Thënia që ka zgjedhur këtë herë, nga propozimet e stafit për rubrikën tematiko-dëfryese “thënia e ditës”, flet më shumë për vetë Edi Ramën se për o...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion