LIVE UPDATES
Aktualitet

Si e mori vesh babai invalid se i kishin vrarë djalin në Greqi: Më mbeti buka në fyt

24 Nëntor 2021, 22:27 Nga DOSJA
Si e mori vesh babai invalid se i kishin vrarë djalin në Greqi:

TIRANË– Llazi Gjoni sot 68 vjeç, dergjet në këtë krevat prej sëmundjes. Ai tregon se ishte duke dëgjuar lajmet, kur buka i mbeti në fyt. Në burgun e fëmijëve në Avlona të Athinës kishte patur një kryengritje. Si pasojë ishte vrarë një i burgosur shqiptar.

“I thashë time shoqje ah na iku cuni. Është shqiptar ai që ka vdekur. Buka mu preh menjëhere dhe më ra loti kështu” u shpreh Llazi Gjoni, babai i Edmond Gjonit

Që nga ai moment do të duheshin dy ditë që të merrnin vesh lajmin e vërtetë.

“Dy ditë më pas vjen një kushëri dhe na thërret. O xhaxhi Llazi shpejt mos rri asnjë sekond se të pret Dashi te posta. Kur erdhi ky po qante po bërtiste. Po prisnim se do flisnim me cunin jo se do të merrnim atë lajm” u shpreh Llazi Gjoni, babai i Edmond Gjonit.

Familja s’donte ta besonte se kjo e keqe i kishte ndodhur fëmijës së tyre. Gjatë një jave, deri në momentin që erdhi trupi i pajetë ata shpresonin se mund të ishte bërë ndonjë gabim. Ata shpresonin se fëmija i tyre ishte gjallë.

“Që të premten që morëm atë lajm e deri të premten tjetër se ishin dhe Pashkët vetë e dimë se ckemi hequr, prit e përcill njerëz. Kur vinte ndonjëri, ata vinin për të keqen që ishte bërë, unë ju thosha do më thoni ndonjë fjalë të mirë” u shpreh Olimbi Gjoni, nëna e Edmond Gjonit.

Një nga momentet më të rënda për familjen dhe të afërmit ka qënë momenti kur në shtëpi hyri arkivoli. Dhimbja e nënës dhe e babait nuk ka nevojë të përshkruhet me fjalë, kush është prind e di.

“U cova në këmbë dhe nuk mbaj mend më se cfarë bëra. Më hodhën ujë u ngrita dola deri këtu. Ku do shkosh më thanë, do pres cunin thashë. Kur hyri cuni gjatë e gjërë, xhaxhait të cunit i ranë të fikët aty. Doja ta hapja, na kishte ardhur një letër që nuk do hapej, do rrinte vetëm pesë minuta brenda. I rash sipër se doja ta hapja por nuk e hapa dotë” u shpreh Olimbi Gjoni, nëna e Edmond Gjonit

“Se si kam dalë deri te dera aty që e prita që më erdhi, që pashë arkivolin se cafrë pashë unë. E kam pritur 7 ditë e shtatë netë. Ditën e fundit më doli në ëndërr, se plumbi e kishte marrë këtu”u shpreh Llazi Gjoni, babai i Edmond Gjonit.

Deri më sot asnjë polic grek nuk është dënuar për vrasjet ndaj të burgosurve shqiptarë. Për rastin në fjalë u tha se një plumb qorr e ka zënë Edmondin gjatë kryengritjes. Por nëna e tij dyshon se i biri është vrarë qëllimisht pasi me policin që e ka qëlluar ka patur një debat më herët. Sipas saj Edmondi ka kërkuar të lahet dhe ai e ka detyruar të lahet me ujë të ftohtë.

“Kërkoj që të bëj një ballafaqim me atë që më vrau djalin. Cfarë i thanë njëri-tjetrit që e vrau. Më kanë thënë që e goditi se gjeti rastin se ai kishte kërkuar për tu larë dhe i kishte thënë lahu me ujë të ftohtë. Atë vetë me ujë të ftohtë e ka larë nëna? Ai sot patjetër që është bërë prind, ai me ujë të ftohtë e lanë fëmijën e tij? Dua vetëm një ballafaqim që të di se cfarë i thanë njëri-tjetrit që ngriti dorën gjakatatri dhe e goditi me plumb”u shpreh Olimbi Gjoni, nëna e Edmond Gjonit
Shifrat dhe raportimet mediatike janë një tregues i qartë i situatës së rëndë që ndodh me shqiptarët në burgjet greke.

Kanë kaluar 30 vjet dhe ne kemi 62 të vdekur në burgjet greke, kemi 27 të vdekur vetëm në 29 muaj. Është një alarm që duhet të jepet” u shpreh Shpëtim Zinxhiria, gazetar

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edmont gjoni llazar gjoni edmont gjoni llazar gjoni

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen