LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më ka bërë presion”, Si u hoq nga puna të gardiani në burgun e Fushë-Krujës

24 Nëntor 2021, 20:41 Nga DOSJA
“Më ka bërë presion”, Si u hoq nga puna të

FUSHË KRUJË- Azem Rexhepi, është denoncuesi i radhës që ka trokitur në dyert e emisionit “Stop” në Tv Klan. Këtë mbrëmje në “Stop” është publikuar rasti i Rexhepit, i cili prej 10 vitesh ka punuar si gardian në burgun e Fushë-Krujës.

Historia ka nisur në 9 Prill 2021, ku me anë të një vendimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Azem Rexhepi shkarkohet nga puna, si nëninspektor i këtij burgu, me motivacionin “Për shkelje shumë të rënda të rregullave të shërbimit”.

Skenari dyshohet se është sajuar nga Drejtoria e Burgut të Fushë-Krujës, bëri që ndaj këtij punonjësi, gjatë kryerjes së shërbimit t’i bëhej një kontroll fizik sepse dyshohej se ai i kishte marrë një mjet të ndaluar një punonjësi tjetër.

Nga kontrolli nuk u gjet asgjë. Por masat nuk u ndalën. Azem Rexhepin e akuzuan, se kishte kanosur fizikisht specialistin e policisë, Myrteza Mehmetaj, kur ai së bashku me grupin e kontrollit kryen procedurat përkatëse.

“Kam 10 vite punë, jam larguar nga puna me motivacion për marrje dhe dhënie të sendeve të paligjshme. Por është mohuar dhe vërtetuar nga pamjet filmike se nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Në momenti ne mbarimit të kontrolli, më është bërë me dije se do të kontrollohem fizikisht, pasi kishin thënë se unë u kisha marrë disa sende. Më kanë kontrolluar në ambientet e burgut në prezencë të të burgosurve.

Unë e kam parë këtë si një mënyrë degjenerimi, kam kërkuar 2 raporte shërbimi me insistim. Por më janë mohuar këto dy raporte, por unë sërish kam kërkuar sërish raportet. Ata kanë sajuar se unë kam goditur një punonjës të policisë. Operatorët e kamerave e mohojnë se kanë bërë raporte shërbimi kundër meje. Unë kam kërkuar pamjet filmike, por këto më janë mohuar”, është ky rrëfimi i 30-vjeçarit.

Por historia nuk mbaron këtu, pasi Rexhepi tregon se ka komunikuar me punonjësit e policisë, që akuzohet se e ka goditur dhe ai i ka thënë se gjithçka ka qenë një kurth dhe ishte bërë plani që ai të hiqej nga puna.

Ai ka regjistruar dhe bisedën që ka zhvilluar me të, ku zbulohet i gjithë skenari për heqjen e Rexhepit nga puna. Specialisti i policisë së burgut, Myrteza Mehmetaj, shprehet, se i është bërë presion dhe është detyruar të deklarojë, se është ndjerë i kërcënuar dhe i kanosur nga punonjësi Azem Rexhepi.

Rrëfimi i plotë i specialistit të policisë: Këta kanë dashur të më fusin mua në valle, gjasme ti më ke kërcënuar mua. Drejtori më ka bërë presion atë natë duke thënë “Të ka kërcënuar, të ka kërcënuar!” Nikolini (Shefi i Policisë së Burgut) tha: “E ka mbushur kupën me kohë! Shyqyr, që i erdhi momenti”.

Ta tregon shoku. Që atë natë e zunë fillin, për të ta futur. Pyetja “Ka kundërshtuar kontrollin Azem Rexhepi?” “Absolutisht, nuk e ka kundërshtuar fare!”. Te SHKB-ja i kam rënë shkurt “Azemi nuk e ka kundërshtuar kontrollin, ama ka qenë i mërzitur për pjesën, që po i bëhet kontroll”. “Të ka fyer Azem Rexhepi?” “Absolutisht jo!” “Si e njeh ti Azem Rexhepin në punë, si punonjës policie?” “Për aq kohë sa e njoh unë, e njoh për korrekt.”

Drejtori i Përgjithshëm, Zambaku, këshilltari, Nikolini,… edhe Bledi i SHKB. Hyra unë për të treguar, kur filloi prapë. Pashë unë, që kishte tendencë për të nxjerrë llaf tek unë, gjasme ti më ke kërcënuar dhe për të të groposur…, unë i thashë: O drejtor që ta kuptojmë, Azem Rexhepi nuk ka patur gjë me mua. Nuk ka qenë debati me mua. Thjesht, ai ka reaguar në këtë mënyrë, por duke më kërkuar raporte shërbimi, nuk ka patur gjë me mua. Insistoi, po ma përsëriste. Unë, në një moment, u ktheva, pashë Bledin, se ishte duke më bërë presion… Kur e kuptoi edhe drejtori, që nuk… “Çohu, të ikim te zyra e Qazimit”.

Edhe u cunam, ikëm te zyra e Qazimit (Drejtorit të Burgut të Fushë Krujës) për të bërë këtë raportin. Një moment shkruajti aty: “Jemi kacafytur”. I them: O drejtor, çfarë është kjo kacafytur? Tha: “Po ti je kacafytur me të.” I thashë: “Po unë nuk kam bërë sherr me të. Unë nuk mund t’i bie tjetrit në qafë, kur nuk kam debat me të, nuk kam lidhje. Unë them, që nuk jam i kërcënuar, tani, nuk kanë patur si të të fusin, përdorin pamjet e mia, por pa dëshminë time.

Emisioni “Stop” ka shkuar në burgun e Fushë-Krujës dhe lehtësisht është futur në oborrin e këtij institucioni që ruhet nga forca të shumta policie, por drejtuesit e burgut nuk kanë dhënë shpjegime. Ndërkohë një prej zyrtarëve është habitur se si mundi të hynte gazetari në oborr dhe pa u përgjigjur pyetjeve ka urdhëruar largimin e tij.

Drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra, ka thënë se kjo histori do të vijojë dhe në ditët në vijim, pasi i kanë dërguar një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe i janë dërguar të gjithë dokumentet për largimin e padrejtë të Azem Rexhepit.

Marrë nga Tv Klan

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet azem rexhepi fushë-krujë myrteza mehmetaj azem rexhepi fushë-krujë myrteza mehmetaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 24 Nëntor 2021, 18:59

FOTO/ Aksident në Astir, lëndohet një person

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në lagjen Astir në Tiranë. Mësohet se nga aksidenti 1 person është i lënduar.Ende nuk dihet se cili është ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen