LIVE UPDATES
Aktualitet

Situata e Covid-19 çon në ndryshimin e skemës së pranimeve në universitete. Udhëzimi i ri për aplikimet e marturantëve

2 Qershor 2020, 09:40 Nga DOSJA
Situata e Covid-19 çon në ndryshimin e skemës së pranimeve

TIRANË– Ministria e Arsimit ka hartuar një udhëzim të ri mbi të vjetrin, duke reduktuar fazat dhe mundësitë e përzgjedhjes së degëve pas çdo raundi. Kjo ul shanset e pranimit për aplikuesit që nuk e gjejnë veten që në raundin e parë. Veç kësaj, shumë shpejt pritet një vendim i ri qeverie me pragun e ri hyrës për aplikantët në degët e mësuesisë. Nga 7.5, nota mesatare për të hyrë në një program të tillë, thuhet se do të shkojë në tetë.

SKEMA E PRANIMEVE

Do të jenë tri raundet e aplikimit, por mundësitë për të zgjedhur degët e preferuara dhe koha e regjistrimit reduktohen pas çdo raundi, për maturantët që nuk fitojnë degën e preferuar që në krye të herës. Ekspertët e Ministrisë së Arsimit e kanë parë të arsyeshme të bëjnë këto ndryshime që reflektohen që në raundin e parë.

Në formularin e aplikimit që maturantët plotësojnë zakonisht në fund të korrikut, pasi kanë marrë rezultatet e provimeve, ata do të aplikojnë sërish për dhjetë degë, por mundësitë e regjistrimit nuk do të jenë shtatë faza 48-orëshe, por gjashtë të tilla. Atyre që nuk arrijnë të fitojnë dot në këtë raund, u ngushtohet më shumë “laku” në vijim.

Nga moria e programeve me kuota të lira, udhëzimi i ri e ngushton mundësinë e aplikimeve vetëm me shtatë degë, ndërsa regjistrimet do të bëhen jo më në pesë faza, por katër 48-orëshe. Kjo nënkupton më pak shanse, pasi viza e kuqe për të pranuar më shumë fitues do të ulet një herë më pak nga vitet e kaluara. Edhe me raundin e tretë dhe të fundit do të ndodhë e njëjta gjë. Vetëm pesë degë do përzgjidhen. Nëse fiton, ka vetëm tri faza për të qenë pjesë e listës së studentëve në fakultetin aplikues.

REALIZIMI I KUOTAVE

Me udhëzimin e fundit, Ministria e Arsimit u lë dorë të lirë universiteteve të përshtatin kuotat e deklaruara. Në përfundim të raundit të parë, duke parë dhe ecurinë e plotësimit të tyre, IAL-të, publike e private mund të jenë me elastikë, me qëllim realizimin e numrit total të pranimeve. Çka nënkupton se kuotat që parashikohen të mbeten bosh në një profil mund të kalohen te profili për të cilin ka shumë kërkesa. Për herë të parë, kjo gjë mund të realizohet, por vetëm pasi të kenë vënë në dijeni më parë ministrinë.

“Kuotat e paplotësuara në përfundim të raundit të parë për çdo program studimi mund të përshtaten nga IAL-të në programe të tjera studimi të të njëjtit cikël të ofruara brenda së njëjtës njësi kryesore, pa kaluar totalin e kuotave për njësi kryesore, dhe njofton zyrtarisht MASR për vendimin e senatit akademik mbi përshtatjen e kuotave të programeve të studimit. Në rast se përshtatja e kuotave është sipas përcaktimeve ligjore, MASR njofton IAL-të, RASH dhe QSHA për konfirmimin e përshtatjen së kuotave”, citohet në udhëzimin e ri për aplikimet dhe regjistrimet në universitete.

Në fund fare, pas përfundimit të tri raundeve, në rast se rezultojnë ende kuota të lira, universitetet nuk vazhdojnë më me të njëjtën listë kandidatësh deri në realizimin e kuotave, por marrin në konsideratë edhe listën e raundit paraardhës. “IAL-të, gjatë regjistrimeve, respektojnë renditjen e raundit paraardhës të kandidatëve deri në plotësimin e kuotave”.

RAUNDET APLIKIME REGJISTRIME
RAUNDI I 10 programe 6 faza 48-orëshe
RAUNDI II 7 programe 4 faza 48-orëshe
RAUNDI III 5 programe 3 faza 48-orëshe

Marrë nga Panorama.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maturantet maturantet

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen