Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjermania tani ndodhet në një mbyllje të lehtë. Lejohen vetëm pesë persona nga dy familje të ndryshme dhe janë mbyllur vetëm restorantet, klubet dhe ambientet e kohës së lirë. Por shkencëtarë të shoqatës Leopoldina, ku bëjnë pjesë edhe korifejtë e infektologjisë gjermane, si Christian Drosten, nga Charite dhe Lothar Wieler nga Instituti Robert Koch, kishin thënë në fillim të javës se kontaktet duhen reduktuar. Merkel e mbështeti sugjerimin e tyre:
“Numri i kontakteve është tepër i lartë dhe reduktimi i deritanishëm nuk mjafton”, tha Merkel në Bundestag, të mërkurën, 9.12. me rastin e miratmit të buxhetit vjetor.
Kam besim te shkenca
Opozita e djathtë populiste, Alternativa për Gjermaninë, e kundërshtoi kancelaren Merkel qysh gjatë fjalimit me thirrje nga salla. E indinjuar, por e përmbajtur ajo ua kthehu:
“Ky është dallimi” tha ajo. “Unë besoj te shkenca. Vetëm shkenca e ka çuar përpara Evropën aty ku është sot”. Dhe vijoi me një detaj nga jeta e saj: “Unë prandaj u bëra fizikante në RDGJ, çfarë nuk do ta kisha bërë po të isha në Republikën Federale. Sepse mund të mohosh shumëçka, por jo gravitacionin, shpejtësinë e dritës e shumë fakte të tjera”, tha politikania demokristiane.
Mbi 500 të vdekur në ditë
Merkel përmendi faktet rreth pandemisë në Gjermani: Mbi 20 mijë infektime të reja në ditë, mbi 500 të vdekur çdo ditë. Shifrat janë shumë më të larta se një javë më parë.
Prandaj ajo tha se propozimet e shkencëtarëve duhen marrë seriozisht: “Edhe pse më dhemb zemra, por nëse çmimi i tregjeve të Krishtlindjes është që të kemi 500 të vdekur në ditë, atëherë ky është një çmim shumë i lartë.”
Mbyllja e shkollave
Merkel kërkoi që të bëhet diçka për ta ndalur këtë trend. Ajo propozoi për shembull që pushimet shkollore të fillojnë qysh më 16 dhjetor, e jo 19 dhjetor. Ose që për këto ditë mësimi të kalojë në mënyrë digjitale.
Kancelarja tha se në tremujorin e parë të vitt të ardhshëm nuk do të bëjmë aq vaksina sa të shohim ndonjë ndryshim të dukshëm të gjendjes”, duke sfumuar kështu shpresat e ngjallura nga lajmi për fillimin e vaksinimit.
Prandaj edhe ajo tha se kjo është një sforco që do të kërkojë ca kohë, por që duhet bërë që “të mos pendohemi më vonë që kaluam krishtlindjet e fundit me gjyshërit dhe gjyshet.” Merkel, korri një duartrokitje të gjatë edhe pas për fundimit të fjalimit.
180 miliardë euro borxh
Merkel bëri thirrje ndër të tjera që të dhurohen më shumë fonde për të siguruar vaksina edhe për vendet e varfra e jo vetëm për Gjermaninë dhe BE-në.
Gjermania për vitin e ardhshëm do të marrë një borxh të ri prej 180 miliardë euro për të përballuar shpenzimet e larta nga pandemia. Gjithsej buxheti i vitit të ardhshëm, i cili është viti i zgjedhjeve të reja parlamentare, do të kërkojë 498,6 miliardë euro. Miratimi do të bëhet të premten.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI-Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Gjermani, të cilat do të zgjedhin udhëheqësin e ri të vendit pas qeverisjes së gjatë të kancelares Angela Merkel, ...
Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 69 milionë persona të prekur nga pandemia në të gjithë botën, ndërkohë që 1,76,151 perso...
Mosnjohja e diplomave të universiteteve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë, ua kanë vështirësuar qasjen për punësim në institucione publike të rinjve shqiptar...
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka akuzuar Kinën se po shfrytëzon studentët dhe shoqatat studentore kineze për të infiltruar universitetet amerikane.N...
BRUKSEL– Britanikët do t’iu ndalohet të udhëtojë drejt Evropës kur periudha e tranzicionit të përfundojë në janar. Sipas Mirror, aktualisht britanikët lej...
MAQEDONIA E VERIUT-Flamuri kombëtar i Maqedonisë së Veriut është djegur ditën e sotme në Shkup. Ngjarja ka ndodhur në hekurudhën e Shkupit, në zonën e quajtur B...
SHBA-Djali i Presidentit të zgjedhur Joe Biden, Hunter është nën hetim federal për taskat. Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Hunter në një deklaratë për mediat. A...
KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pranuar se ka pasur një takim me Ramush Haradinaj për të biseduar në lidhje me Presidentin e...
BRUKSEL-Gjykata speciale e Hagës për Kosovën ka rrëzuar kërkesën e Hysni Gucatit për seancë dëgjimore. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjykata e Apelit në një n...
KOSOVË-David Hooper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi në Hagë. Në kërkesën 28 faqëshe që ka bërë për ...