Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Ministria e Shëndetësisë: 6 viktima nga COVID-19, rritet sërish numri i të infektuarve, 574 raste të reja në 24 orët e f
29 Dhjetor 2020, 15:36Nga DOSJA
TIRANË- 6 të vdekur dhe 574 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 6 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë: Mjeku 73 vjeçar Hiqmet Musta; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Berati të moshave 65-88 vjeç
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 214 raste në Tiranë, 41 raste në Lezhë, 23 raste në Elbasan, 21 raste në Lushnje, 19 raste në Fier, 18 raste në Durrës, 17 raste në Vlorë, Mat, Sarandë, 15 raste në Kurbin dhe Berat, 14 raste në Korçë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Krujë, 9 raste në Gjirokastër, 7 raste në Has, 6 raste në Shkodër, Pukë, Pogradec, Delvinë, Skrapar, 5 raste në Librazhd, Tepelenë, Peqin, Cërrik, 4 raste në Mirditë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Vorë, Patos, 3 raste Rrogozhinë, Kamëz, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Memaliaj, Klos, Gramsh, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Vau- Dejës, Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Libohovë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,700 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
COVID-19 – Statistika (29 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 574
Të shëruar në 24 orë 578
Të shtruar në spitale 286
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2682
Testime totale 257,879
Raste pozitive 57,146
Raste të shëruara 32,700
Raste Aktive 23,276
Humbje jete 1170
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13356
Fier 1578
Shkodër 1292
Durrës 1224
Vlorë 996
Korçë 957
Elbasan 876
Berat 806
Lezhë 869
Gjirokastër 509
Kukës 430
Dibër 383.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Një makinë ka marrë flakë pas Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë para pak minutash. Siç shihet në foto e siguruara nga Dosja.al makina është...
TIRANË- 2 shqiptarë të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar ditën e sotme nga Franca dhe nga Gjermania.Në njoftimin e policisë, bëhe...
TIRANË–Ditën e sotme pritet të ballafaqohen në Gjykatë, Shkëlzen Buci dhe Faik Buci me dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë, Miklar Tolën.Ky i fundit ka nx...
TIRANË– Afati për kolaudimin e automjeteve do të shtyhet! Ky lajm u tha ditën e sotme nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë k...
DURRËS– Që prej ditës së djeshme qyteti i Durrësit është përfshirë nga moti i keq.Rrjeshjet e dendura dhe era e fortë ka shkaktuar rrëzimin e skelave të nj...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një relacion sa i takon projektvendimit për “Rregullat e veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim...
TIRANË – Zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike do të jenë të mbyllura në datën 31 Dhjetor.Me anë të...
TIRANË– Zëvendës kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka pranuar publikisht se në këtë institucion ende po shqyrtohen dosjet e vitit 2010-2011. Në n...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë tre persona të cilët u arrestuan gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës.Në bazë të argumentit të avokatit ...