Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar ditën e sotme që mësimi do të rifillojë si normalisht.
Në një konferencë për shtyp, ministrja e Arsimit, Besa Shahini u shpreh se nga nesër të gjitha institucionet arsimore do të rihapin dyert për nxënesit, përveç dy shkollave të dëmtuara nga lëkundjet.
“Mësimi rifillon nesër me shfaqjen e një video informuese të ndërtuar nga “Save the Children” në lidhje me masat që duhen ndërmarrë në rast tërmeti. Është video e animuar me disa personazhe fëmijë që kujdesen për vete në rast tërmeti,”- u shpreh ministrja.
Deklarata e plotë:
“Ashtu siç e raportuam edhe mbrëmjen e djeshme, dita e sotme ishte ditë pushimi për nxënësit e arsimit parauniversitar në Qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit – ndërkohë ditën e nesërme fillon normalisht procesi mësimor. Bëj me dije se dita e sotme e pushimit për nxënësit e zonave në fjalë, do të zëvendësohet në të ardhmen me një ditë tjetër. Për datën se kur do të bëhet zëvendësimi, vendosin zyrat arsimore në vijim. Nga verifikimet në terren që janë bërë në mënyrë të vazhdueshme nga ekipet e MASR, zyrave vendore arsimore, në bashkëpunim edhe me inxhinierët e njësive bashkiake – kemi konstatuar se në të gjithë territorin e vendit godinat e shkollave janë kryesisht te padëmtuara dhe plotësisht të gatshme për mësim. Janë vetëm dy objekte shkollore – të dyja shkolla vartëse në fshatra – një në Berxullë (Vorë) dhe tjetra në Allgjatë (Tiranë) – të cilat ditën e nesërme nuk do të hapen për efekt sigurie, por nxënësve të këtyre dy shkollave i kemi siguruar transportin për në shkollat qendër ku do ta vazhdojnë mësimin nga nesër e tutje. Mësimi rifillon nesër me shfaqjen e një video informuese të ndërtuar nga “Save the Children” në lidhje me masat që duhen ndërmarrë në rast tërmeti. Është video e animuar me disa personazhe fëmijë që kujdesen për vete në rast tërmeti.
Katër gjërat kryesore që i mësojmë nga kjo video:
– gjatë lëkundjeve NUK duhet vrapuar jashtë godinës, por duhet gjetur një vend i sigurtë brenda dhomës (p.sh nën tavolinë) për të qëndruar deri sa të kalojë lëkundja;
– pasi pushon lëkundja, duhet të siguroheni që jeni mbathur më këpucë që mbulojnë këmbën (të parandalojmë lëndime në këmbë në rast se ka xhama të thyer);
– duhet mbuluar koka me një jastëk apo libër dhe ngadalë duhet dalë nga ndërtesa – pa vrapuar dhe duke ruajtur qetësinë;
– në rrugë, nuk duhet të qëndrohet nën dritaret e shtëpive, sepse mund të bjerë diçka nga lartë.
Video informuese do të shpërndahet që në orën e parë të mësimit dhe do të diskutohet në lidhje me këto masa.
Prapë në kuadër të mirë-informimit, bashkërisht edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, jemi duke hartuar njëkohësisht të tjera materiale edukative për shkollat në mënyrë që secili të ndjehet i pajisur me informacion që do t’i ndihmojë në përballimin e situatave të tilla në të ardhmen.
Ditën e djeshme, ministrja e Arsimit Besa Shahini në një deklaratë për shtyp njoftoi se mësimi në shkolla do të pezullohej deri pas qetësimit të situatës. Bashkë me fëmijët, edhe prindërit të cilët punojnë në administratë do të ishin pushim për të qëndruar pranë prindërve.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Në median greke flasin për një shkencëtar nga njëra anë, person me psikoza të çuditshme nga ana tjetër. Akis Tselentis, profesor i Sizmologj...
GREQI- Një meteorolog grek ka alarmuar të gjithë pas një postimi që ka bërë ai në rrjetin e tij social në Facebook. Sakis Arnaoutoglou në një reagim, ka bërë me...
Tiranë- Mbledhja e KLP-së për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, e cila ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme në orën 12:00 është shtyrë. Shkak ësh...
Shqipëri- Dom Gjergj Meta, Drejtuesi i Dioqezës së Rrëshenit ka reaguar për çështjen e tërmete në vend. Ai shkruan në “Facebook” se parimi kryesor që duh...
TIRANË– Lëkundjet e tokës nuk kanë ndaluar as gjatë natës në vend. Sipas agjensive të huaja të matjes së tërmetit, një tërmet ka rënë në Patok dhe një tjet...
Tiranë– Pas tërmetit të rëndë që goditi vendin të shtunën pasdite, fotoreporteri gent Shkullaku ka publikuar një foto nga fshati Zhurje i Tiranës, ku një grua p...
TIRANË– Regjisorja e njohur Elma Doresi ka rrëfyer tmerrin që përjetoi mbrëmjen e djeshme pas përhapjes së lajmit të rremë për tërmetin që pritej të ndodht...
TIRANË- Gazetarja e shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Polici, Daniela Grrica, e medias “Shekulli Online” ka reaguar pas akzuave që i janë bërë se kishte përh...
Shkodër- Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lezhë- Shkodër, në fshatin Plezhë. Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një k...
TIRANË- Prej ditës së shtunë vendi ynë është përfshirë nga një valë tërmetesh. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit kanë rënë 30...