All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Skandal i ri me fondet e rindërtimit, PD: 5 nga 12 godina tek zona “5 maji” kthehen në zyra luksi për qeverinë dhe bashk

9 Dhjetor 2020, 10:09 Nga DOSJA
Skandal i ri me fondet e rindërtimit, PD: 5 nga 12 godina tek zona “5
All - Paragraf - 1

TIRANË– Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetes Jorida Tabaku kanë denoncuar skandalin që po bëhet me fondet e rindërtimit.

Tabaku shprehet se 5 nga 12 godinat që po ndërtohen në zonën e ‘5 Majit’ po përdoren për zyra luksi nga ana e qeverisë. Ajo thotë se kjo gjë është e paparanueshme e se këto godina po ndërtohen me paratë që vijnë nga fondet për rindërtim.

Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk ndryshojnë aspak nga personazhi famëkeq Tenardie i Viktor Hygoit. Ai plaçkiste të vdekurit, këta grabisin për luksin e tyre godinat që duhet të strehonin familjet e mbetura pa shtëpi nga tërmeti.’- thotë Tabaku.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Të dashur qytetarë, 5 nga 12 godina te zona “5 maji” po kthehen në zyra luksi për “Hajdutët e Fatkeqësisë” në qeveri dhe bashki.Tërmeti i 26 nëntorit na tregoi të gjithëve se kjo qeveri kishte vjedhur aq shumë, sa as ushqimet bazë nuk gjendeshin në depot e emergjencave civile.Vesi i përvetësimit të të mirave publike për interesa personale është frymëzimi dhe moto e kësaj qeverie dhe ky ves vjen e përforcohet edhe në kohë fatkeqësieFatkeqësisht edhe sot thuajse një vit pas tërmetit fatkeq që goditi vendin, të dhëna tronditëse dalin në pah.Pangopësia e hajnave nuk kursen më askënd.Fatkeqësia që goditi këtë zonë të Tiranës po përdoret nga qeveria qendrore dhe natyrisht ajo lokale për të gllabëruar pronën e qytetarëve në interesa personale dhe të jashtëligjshme të qeverisë. Më konkrektisht në zonën “5 Maji” do të ndërtohen 12 godina me vlerë 52 milion euro; godina të cilat duhet t’u përkisnin banorëve të dëmtuar nga tërmeti.Por nuk do të ndodhë aspak kështu, sepse fondet e rindërtimit, paratë e taksapaguesve shqiptarë do të shkojnë për një qëllim tinëzar, i cili ushqen me luks pushtetarë dhe qeveritarë të paskrupuj.Ne kemi faktuar më herët se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti, do të zërë një nga godinat e reja në zonën e rindërtimit.Tatimet nuk janë institucioni i vetëm që do të uzurpojë hapësirën e re publike.Në këtë zonë, që duhet t’u përkiste qytetarëve, qeveria po nxjerr jashtë banorët për t’i dhënë vetes luksin që me paratë që duhet të shkojnë në ndihmë të ndërtimit të banesave të qytetarëve të përfitojë ajo për luskin personal.Siç shihet në dokumentin me firmë të kryebetonierit të Tiranës, Erion Veliajt, nga 12 godina që ndërtohen me fondet e rindërtimit (pra nga taksat tona të rritura) 5 prej tyre do të rrëmbehen nga qeveria.Gjatë periudhës së tërmetit mijëra shqiptarë kanë kontribuar me ndihma në forma të ndryshme edhe monetare. Qeveria e drejtuar nga Rama dhe njëkohësisht qeveria lokale e drejtuar nga fotokopja pa ngjyra e Ramës po tentojnë të tjetërsojnë qëllimin e këtyre fondeve.Ato duan që paratë që duhet të ndërtonin shtëpitë e shqiptarëve aty ku u shembën, të ndërtohen zyrat e luksit.Ky është një akt i paligjshëm, në kurriz të interesit publik. Pse duhet që qeveria dhe bashkia të uzurpojnë hapësirat që u takojnë qytetarëve, kur zyrat i kanë që tani shumë të rehatshme? A duan të lirojnë godinat në qendër të Tiranës për ta dhënë truallin për ndërtim kullash të tjera dhe pastrim parash?Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk ndryshojnë aspak nga personazhi famëkeq Tenardie i Viktor Hygoit. Ai plaçkiste të vdekurit, këta grabisin për luksin e tyre godinat që duhet të strehonin familjet e mbetura pa shtëpi nga tërmeti.Por shumë shpejt, e vërteta do të dalë, për të dy këta që luajnë me fatkeqësinë e shqiptarëve për interesat e ngushta personale. Për ato që thyejnë besimin e shqiptarëve duke ua trejtësuar fondet për interesa personale. Shqiptarët do t’i ndëshkojnë me votën e tyre në 25 prill 2021.Fajtorët do të përgjigjen për këto sjellje personalisht. Askush nuk mund t’i shpëtojë barazisë përpara ligjit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku partia demokratike jorida tabaku partia demokratike

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 9 Dhjetor 2020, 08:19

TIRANË– Anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD, Genc Ruli ka folur edhe njëherë për procesin e kandidimit për zgjedhjet parlamenta...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje