Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19, ka bërë që përpara spitalit Infektiv të krijohet një situatë kaotike. Prej ditësh, pacientë dhe familjarë të tyre denoncojnë se të sëmurët qëndrojnë me orë të tëra në auto-ambulanca dhe e marrin mjekimin aty, pasi në Infektiv nuk ka më shtretër.
“Babi është në ambulancë dhe akoma nuk i ka ardhur radha për tu futur brenda. Isha te Covid 3, por nuk më pranuan pasi me thanë se i transferojnë vetë,”- shprehej një qytetare para pak ditësh.
“I afërmi im prej dy orësh po mjekohet në ambulancë. Po merr ndihmën me oksigjen sepse nuk ka vend brenda në spital. Ambulanca thotë se nuk ka vend, ka njerez shume Brenda, dhe po rri në ambulancë. Nuk ka asnjë lloj sëmundje tjetër është goxha burrë dhe kishte temperature, dhimbje koke dhe nuk e dimë a është me Covid a jo. Është bllokuar në mushkuri, nuk ka bërë tampon fare. Mund të rrezikojë që të infektohet. Oh ç’desha unë që e solla këtu në spital,”- shprehej dhe një tjetër.
Ndërkohë që sytë e të sëmurëve dhe familjarëve të tyre janë drejt dyerve të Infektivit, nga ana e mjekëve nuk ka ende një sqarim të qartë në lidhje me këtë kaos. I pari që foli ishte Skënder Brataj. Drejtori i Urgjencës Kombëtare që është edhe pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve pranoi hapur se pacientët mjekohen edhe në auto-ambulanca.
Sipas Bratajt, auto-ambulancat janë si mini-spitale dhe pacientëve aty nuk u mungon asgjë.
“Nuk është puna se ju shikoni njerëzit brenda në ambulanca dhe ata janë të braktisur. Askush nuk është braktisur. Ato ambulance ku njerëzit janë brenda, kanë gjithçka që duhet. Asgjë nuk u mungon. Sapo mbaron oksigjeni, u vihen në dispozicion një tjetër. Kemi situatën në kontroll,”- tha Brataj.
Një ditë më parë, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero mohoi të kishte kaos para Infektivit. Ai u shpreh se është një procedurë për të kaluar nga autoambulanca në urgjencë e më pas në pavion. Pipero sqaroi se ka një hallkë shërbimi që duhet realizuar me përpikmëri, ndaj pacientët duhet të bëjnë durim.
“Unë përditë kaloj nëpër pavijone, përditë shikoj të sëmurë. Natyrisht ka momente të caktuara kur prurjet në urgjencë janë më të mëdha se shtretërit në urgjencë, por jo në spital dhe duhet disa minuta, ndoshta dhe më shumë se kaq që të sistemohen, pra të kalojnë në pavion personat që janë në urgjencë dhe të futen edhe të tjerë. Nuk është kaq e thjeshtë të administrosh një pacient nga autoambulanca në urgjencë dhe nga urgjenca lart në pavijon. Secila procedurë do kohën e vet dhe shpesh duket sikur “obobo munguan vendet”. Në fakt është procedura që zgjat sepse kemi të bëjmë me jetën e qytetarit dhe duhet të jemi të përgjegjshëm në cdo hallkë të shërbimit shëndetësor ndaj pacientëve,”- tha Pipero.
Ndërsa vetë Najada Çomo, tha se auto-ambulancat janë aty për të pritur pacientët që dalin nga spitali dhe që t’i dërgojnë ata në shtëpi. Fakti që pacientët presin me orë të tëra për tu futur në spitale, Çomo e mohoi.
“Me ardhjen e pacientëve ne bëjmë një kombinim të gjërave, bëhet një triazh siç thuhet dhe në gjuhën mjekësore, për ta parë nëse ka kritere për tu shtruar apo jo. Kjo nuk bëhet seose nuk ka shtretër, por ndonjëherë pacienti nuk ka kritere për të hyrë brenda. Edhe auto-ambulancat që shikoni jashtë Infektivit, janë aty gati për të marrë pacientët që dalin nga spitali dhe e dërgojnë në vendin ku banojnë. Kështu që auto-ambulancat janë aty për t’i pritur ata brenda. Ambulancat nuk janë aty për të mbajtur disa orë pacientët, nuk ndodh kjo gjë që një pacinet të presë me orë të tëra në ambulance,”– tha Çomo.
Por cili nga këto versione është i vërtetë?
A janë aty auto-ambulancat për të mjekuar pacientët paraprakisht deri në sistemimin e tyre në pavion? A janë aty auto-ambulancat për të shërbyer si mini-spitale? Apo auto-ambulancat janë aty për të pritur pacientët dhe për t’i kthyer sërish në shtëpitë e tyre?
Dosja.al ka kontaktuar edhe zyrtarisht Ministrinë e Shëndetësisë për një informacion më të detajuar, por deri në publikimin e këti lajmi, nuk ka marrë përgjigje.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KORÇË– Vijon të rritet numrin i mësuesve të infektaur me koronavirus në qarkun e Korçës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se deri më tani ve...
GJIROKASTËR– Dy fasoneri të cilat operonin në Gjirkastër janë mbyllur pas vdekjes së 40-vjeçares nga Lazarati. Gruaja e ndjerë ishte punonjëse...
TIRANË- Bashkia e Tiranës sot në seancën dëgjimore në Komisionin për Çështjet Ligjore, Admistratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ku është diskutu...
DIBËR- 23 vjeçari Indrit Peka banues në Fushë-Lurë, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar ditën e sotme. Policia bën të ditur ...
SHKODËR– Genc Berhani, i cili u largua nga posti i Drejtorit të Kadastrës së Shkodrës, kur ALUIZNI u shkri me hipotekën, është rikthyer sërish në kët...
SHQIPËRI– 579 viktima, 12,362 të infektuar aktivë dhe 12,353 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Sh...
TIRANË– Gjykata Administrative e Apelit ka rikthyer në garë për Gjykatën Kushtetuese kandidaten e skualifikuar, Zhaklina Peto.Apeli ka rrëzuar vendimin e d...
TIRANË– ISHP-ja u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, pas akuzave të vazhdueshme për mungesën e testimeve. Përmes një njoftimit, ISHP-ja...
TIRANË– Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur për mos mbajtjen e maskës 619 qytetarë.Po ashtu bëhet e ditur se gjashtë sh...
GREQI- “Ne jemi kudo për atdheun,”-kështu thotë një nga parullat më të famshme të Ushtrisë greke. Mediat greke kanë bërë me dije se Greqia ka vendo...