Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Skandali me sanitaren te COVID-2, nis hetimi ndaj personelit mjekësor, gati pyetjet për stafin
17 Janar 2021, 10:07Nga DOSJA
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka shtrirë hetimet edhe mbi personelin mjekësor të spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi” pas skandalit që u denoncua në “Stop” ku sanitarja Tire Alldervishi kishte zhvatur vajzën e nje pacienteje duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shërbyer nënës së vajzës.
Organi i akuzës ka sekuestruar kamerat e sigurisë së spitalit për të parë se me kë kishte komunikim 55-vjecarja duke qenë se ajo nuk punonte si sanitare në pavionin ku ishte e shtuar pacientja që humbi jetën nga koronavirusi.
Nga ana e prokurorisë janë sekuestruar edhe libri i shërbimeve për të parë se si ishin të ndara turnet dhe kush mjek dhe infermier ka pasur për detyrë të kujdesej për nënës e denoncueses. Gjithashtu prokuroria ka marrë kartelën e mjekimeve që i janë bërë pacientes për ta krahasuar me recetat e ilaçeve që i janë bërë. Për të vërtetuar nëse i janë dhënë të njëjtat medikamente, që sanitarja i ka dhënë denoncueses.
Ngjarja e rëndë u denoncua pak ditë më parë më parë në emisionin ‘Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19. Vajza e një 55-vjeçareje, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i kuronte të ëmën.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën që ndodhet vendi pas ngricave që kanë pushtuar territorin.ARSH bën të d...
TIRANË– Strehoi sirianët që do iknin me gomone në Itali, arrest me burg për Qazim Ismailajn. Ismailaj strehoi në banesën e tij në fshatin trevalle sirianët...
TIRANË – Për shkak të temperaturave të ulëta në gjithë vendin, në shumë akse rrugore në vend ka prani të akullit.Në këto kushte, Drejtoria e Përgjith...
FIER– Detaje te reja janë bërë publikuar nga tentativa për grabitje ndodhur në qytetin e Fierit.Tre grabitësit janë pikasur fillimisht nga një efektiv i policis...
KAKAVIJË– Një shqiptar i cili ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë italiane është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Kakavijë.Burime ng...
Aktualitet17 Janar 2021, 08:01
FIER– Një dyqan servisësh telefonash ka rënë mëngjesin e sotëm pre e një grabitje në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në orën 06:00 të ditës së sotme. Tre grabi...
Genci Balla, një i dënuar për radikalizëm ka vënë në lëvizje burgjet me kërkesën e tij për ushqim hallall. Por pasi ka studiuar doktrinën edhe të legjislacionit...