Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Konstituohet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Do të bazohemi vetëm mbi detyrimin tonë Kushtetues! Braho: T
8 Maj 2021, 05:41Nga DOSJA
TIRANE–Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për të shkarkuar presidentin Ilir Meta, i drejtuar nga deputeti socialist Alket Hyseni.
Gjatë hapjes Hyseni theksoi se Komisioni ka kërkuar sipas rregullores praninë e presidentit Meta por ky i fundit e ka refuzuar.
Pas prezantimit të pikave kryesore dhe proçedura që do të ndiqen nga ky komision, në fund me 9 vota pro u miratua plani paraprak i hetimit, i cili coi në konstituimin e Komisionit Hetimor.
Komisioni u ngrit dje dhe pjesë e Komisionit do të jenë edhe deputetët e opozitës parlamentare. Ata janë Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çarçani, të tre deputetë që nuk morën asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Komisioni Hetimor do të punojë për gati një muaj. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Por si arriti situata në këtë kulm tensionesh dhe pse po kërkohet ngritja e një komisioni?
Prej javësh presidenti i Republikës Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet. Tashmë një komision hetimor me firmën e 49 deputetëve socialistë është ngritur dhe kërkohet prezenca e Ilir Metës për të bërë ballafaqimin. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
(f.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Deklarata e drejtorit të Arkivave, Ardit Bido, se në Shqipëri është krijuar një mit absurd për Qemal Stafën, nuk i ka pëlqyer zv/kryeministrit Erio...
TIRANË- Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Korçës, Ervin Salianji, ka deklaruar se të gjithë njerëzit e kriminalizuar që Edi Rama futi në lis...
TIRANË- Shqipëria mund të nisë bisedimet me Bashkimin Evropian edhe pa Maqedoninë e Veriut. Këtë gjë e ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana ...
TIRANË– Kandidati i Lëvizjes VV për Qarkun e Tiranës, Bojken Abazi ka kërkuar rivotim dhe shpallje të pavlefshme të votave në të gjithë Qarkun e Tira...
TIRANE– Partia Demokratike pritet t’i kërkojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të shpall të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në 9 qarqe...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar moshat mesatare të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në Facebook, KQZ ka pos...
Politike 7 Maj 2021, 16:19
TIRANË- Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE ka mbajtur ditën e sotme në deklaratë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Ata kanë...
TIRANE– Komisioneri Hetimor i ngritur sot nga Kuvendi i Shqipërisë për të shkarkuar presidentin Ilir Meta, do të mblidhet nesër për të nisur nga puna. Me votimi...
TIRANË-Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI ka bërë një postim në ‘Facebook’ ku ka postuar disa dokumenta.Me anë të atyre dokumentave, ajo paraqet ankimimet p...
TIRANË-Megjithëse situata pandemike në vend është drejt përmirësimit, mbajtja e maskës vazhdon të jetë një rregull i detyrueshëm i cili duhet të zbatohet s...