Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
RASTËSIA/ 4 vite pasi u zgjodh president nga socialistët, Ilir Meta njofton përfundimin e mandatit dhe rikthimin në “shtë
28 Prill 2021, 10:47Nga DOSJA
TIRANË–28 prilli është tashmë një ditë simbolike për Ilir Metën. Në përvjetorin e zgjedhjes president, Ilir Meta njoftoi sot në rrethana totalisht të tjera… pas një fushate të pazakontë se do të përfundojë mandatin dhe do të rikthehet në partinë e tij politike.
Më 28 prill 2017, Parlamenti i Shqipërisë, Edi Rama kryeministër dhe shumica socialiste bashkë me deputetët e LSI i dhanë Ilir Metës votëbesimin për tu bërë President i Republikës. “Një president i opozitës”, u cilësua Meta asokohe ndërsa historia tregoi se ai drejtoi presidencën në një formë atipike, e rrallë për postin simbolik të kreut të shtetit. Nga mbështetësi kryesor i opozitës në parlament në kohën kur LSI qeveriste me PS dhe Meta drejtonte Kuvendin, presidenti u kthye në zërin kryesor kundër Edi Ramës.
Kjo nuk vonoi gjatë…
48-vjeçari Ilir Meta e braktisi kostumin e presidentit fill pas votimit. Ende pa u betuar, ai përveshi mëngët dhe doli në fushatë për partinë e tij, LSI, nga jugu në Veri. 2017-a ishte viti i artë për Partinë e Presidentit, e cila si kryetar përkohësisht pati Petrit Vasili.
Motoja “LSI, parti e parë, parti e paparë”, ra dhe me betimin e Metës dhe vulosjen e rezultatit, LSI doli në opozitë përballë Edi Ramës.
Partia e Presidentit pati direkt si kryetare Monika Kryemadhi, e cila e drejtoi me emocion dhe jo me qetësinë e Ilir Metës së atyre viteve partinë. Opozita me Lulzim Bashën u konsolidua dhe dy partitë aleate vazhduan aksionin opozitar. Por Ilir Meta po i vëzhgonte.
Nga presidenca, Meta iu drejtoi një sërë këshillash e rekomandimesh që nuk u morën parasysh. Dhe pikërisht sot, fill pas disfatës së thellë që dy partitë e opozitës morën përballë Edi Ramës në zgjedhjet vendimtare të 25 prillit, Ilir Meta njofton se politika është për të.
LSI, partia e themeluar prej tij, e akuzuar për klientelizëm dhe shpërdorim të rolit “Kingmaker“, e pret më 24 korrik 2022, kohë kur mandati i presidentit skadon zyrtarisht.
Por më herët, Kuvendi i ri, që do të bëhet funksional në shtator të 2021 do të nisë shqyrtimin e kandidaturave për të zgjedhur presidentin e ri në pranverën e 2022-ës. A do të qëndrojë dot Ilir Meta edhe 16 muaj në Presidencë?!
(k.m;f.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DashiJu nuk keni nevojë për njerëz në jetën tuaj që ju zhgënjejnë pa pushim. Bëni një bisedë me një mik ose koleg dhe zbuloni se çfarë fshihet pas gjithë...
TIRANË– Diskutimi i ndodhur një muaj më parë në studion e Rudina Magjistarit mes Arlinda Dudaj dhe Sazan Gurit, ku ky i fundit në mes të diskutimit i thotë...
SHBA– Reperi Kaney West ka thyer një rekord të ri në historinë e atleteve me vlerë më të lartë të shitura ndonjëhere duke thyer kështu edhe rekordin e mb...
TIRANË– Besa Kokëdhima nuk ështe aspak një emër i panjohur për median jo vetëm si këngëtare e sipërmarrëse por edhe si komentuese e jetës poltike në vend.D...
TIRANË– Shkrimet e çuditshme në fletët e votimit nuk kanë munguar as në zgjedhjet parlamentarë të 25 prillit. Në një qendër numërimi është gjetur nj...
TIRANË– Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi ka paralajmëruar luftë civile. Stresi ka postuar një foto tijën me armë në d...