LIVE UPDATES
Politike

Miratohen 3 aktet-normative për vaksinimin nga Pfizer, Rama prezanton skenaret: Më ambiciozi, 14 muaj, do ju tregoj që s’ka

18 Janar 2021, 07:04 Nga DOSJA
Miratohen 3 aktet-normative për vaksinimin nga Pfizer, Rama prezanton

TIRANË– Miratohen tre aktet normative të marrëveshjes Shqipëri-Pfizer. Të treja aktet normative morën sot dritën jeshile për tu hapur më pas rrugën ardhjes së dozave të vaksinave Anti-Covid në Shqipëri. Me 94 vota pro, pesë kundër dhe tre abstenim, Kuvendi i Shqipërisë kaloi të tre akt-normativët.

Votimi i këtyre akteve normativë shkaktoi edhe debate në Kuvend. Që në nisje të seancës plenare, deputeti Ralf Gjoni e konsideroi një tallje këtë votim teksa shtoi se nuk mund të votohet pa parë përmbajtjen e akteve normativë dhe pa transparencë. Të njëjtën gjë përsëriti edhe deputetja Rudina Hajdari, ndërsa më pas deputeti Kujtim Gjuzi shtoi se qëllimi i maxhorancës është që tu mbyllë gojën.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se marrëveshja nuk do të publikohet asgjëkundi dhe se do të vijojë të mbetet sekret, por që deputetët kanë mundësi ta lexojnë në Komisionet, pasi shkresa është depozituar. I pranishëm në seancë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili prezantoi edhe tre skenarët me të cilët do të proceohet në Shqipëri. I pari sipas kryeministri që është edhe më ambiciozi kërkon 14 muaj, i mesmi ka një axhendë 18 mujore dhe i treti ka një axhendë 24 mujore.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Rama tha se analistët dhe opinionistët që janë shprehur se kryeministri nuk është vaksinuar pork a injektuar ujë biologjik, do të mund të shohin një analizë të antitrupave të kreut të qeverisë që ai do ta bëjë në momentin që do të marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk është kufizuar vetëm me kompaninë Pfizer përsa i përket procesit të vaksinimit anti-Covid. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, Rama tha se do të ishte një gabim nëse vendi ynë do të blinte të gjithë sasinë e nevojshme të vaksinave anti-Covid vetëm nga Pfizer, pa përfshirë asnjë kompani tjetër. 

Sipas kryeministrit, do shqyrtohen edhe vaksinat e tjera, përfshirë edhe ato që janë në dalje e sipër, ndërs Shqipëria ka derën e hapur që në bazë të marrëveshjes së arritur me Pfizer të shtojë numrin e dozave të vaksinave, shkallë-shkallë. Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Rama tha se edhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë e vënë në dukje këtë gjë, duke shtuar se BE-ja nuk ka pyetur për askënd jashtë kufijve të saj. Sipas Ramës, edhe Shqipëria, si të gjitha vendet në rajon, mbeti në shpresën e asaj që njihet si marrëveshje bilaterale.

Kryeministri Edi Rama ka prekur sërish çështjen e skandalit në spitalin Covid-2, ku sanitarja Tire Alldervishi zhvati 8 milionë lekë nga nëna e një prej pacienteve të infektuara me Covid-19, e cila ndërroi jetë më vonë. Teksa fliste për bluzat e bardha, Rama u shpreh se i rast, ishte një rast babëzie i pashembullt që nuk duhet të përsëritet më. Kreu i qeverisë inkurajoi qytetarët që të denoncojnë raste të tilla, teksa shtoi se edhe ata që bëhen nukflasin e nuk kontribuojnë në denoncime, bëhen bashkëpunëtorë në një rast të tillë. 

Titujt e akteve normativë:

Akt Normativ nr.38, datë 31.12.2020 “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës Antcovid-19 të cilët janë të çertifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë.

 Akt normativ nr.1, datë 10.01.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin , nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administritmit të vaksinave anti-covid-19 në republikë ne Shqipërisë si dhe në përdorimin e tyre në popullatë”.

Akt Normativ nr.3, datë 18.01.2021 “Për miratimin e marrëveshjes të nënshkruar për :Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise seanca plenare 18 janar 2020 kuvendi i shqiperise seanca plenare 18 janar 2020

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen