LIVE UPDATES
Aktualitet

“Spiun i Rusisë”, Tufa i përgjgjet ish-ambasadorit Vukaj: Përfaqësues tipik i zulluve

18 Prill 2019, 18:44 Nga DOSJA
“Spiun i Rusisë”, Tufa i përgjgjet ish-ambasadorit Vukaj:

TIRANË- Prej disa ditësh shkrimtari dhe njëherësh drejtori i Institutit Kundër Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, është në një debat të fortë me deputetin e PS, Spartak Braho. Sot në këtë debat është futur dhe si ish-ambasadori shqiptar në Rusi, Shaqir Vukaj, që ka hedhur akuza kundër shkrimtarit, duke e quajutr dhe spiun të shërbimeve ruse.

Arsyeja e sulmeve ndaj zotit Tufa ka qenë se ky i fundit ka botuar shumë dokumente nga arkivat që tregojnë krimet e kumunizmit gjatë luftës. Në një postim në Facebook, poeti i është përgjigjur Shaqir Vukajt, dhe shkruan se, “Unë nuk i kam fshehur kurrë studimet e mia në Institutin e Letërsisë “A.M. Gorki”, i diplomuar shkëlqyeshëm qysh në vitin e tretë (dmth, dy vjet para mbarimit) me krijimtarinë dhe përkthimin e poetit disident e nobelist rus Josif Brodskijt”.

REAGIMI I PLOTË

Bregushet e Shaqir Vukaj-Faslisë

I fundit që i shpërtheu bregushet e veta tek gazeta e frontit komunist ishte Shaqir Vuka – Faslija, ish deputet e ambasador, përfaqësues tipik i zulluve. Nga zbrazja e bregusheve të Shaqir Faslisë mori tahëm (kutërbim) të rëndë tejpërtej transheja e kuqe, dhe ashtu siç e kanë quajtuar veten vetë në kohën e Luftës (civile) “morrat e kuq” komunistë, dmth, brezat baballarë e bij, u sulën të nuhasin si në ekstazë të pëgërat dhe vjelltinën e Shaqirit. Kjo ishte droga, adrenalina e domosdoshme pa të cilën nuk rrojnë gjallë pasardhësit e këtij mutacioni anti(kombëtar).

E reja që na sjell Shaqo Faslija është taze: Spiunët më të rrezikshëm sot në botë janë:

Vetëm nuk po i vë dot karar, se cili sosh prej nesh është më i rrezikshëm. Gajret bre Shaqo, bre Selman pa bisht…!

Shaqo don të dijë se cili është psedonimi i shkrimeve të mia në shtypin rus, moskovit. Po nuk e thotë për çfarë shkrimesh, çfarë tematike. Le ta sqarojmë ndonjë, që avit turinjtë ta mësojë të vërtetën në bregushet e Shaqos: shkrimet e mia janë të vitit 1999, bash në kohën e luftës së Kosovës (mars 1999). Pseudonimi im ka qenë Elez Isufi, derisa një historiane ia qëlloj, se ky emër ka qenë personazh historik që u dha dërmën serbëve në luginën e Drinit të Zi, në Dibër, vendlindjen time. Ndërsa shkrimi im më i gjatë, i botuar në mars 1999, para datës 24 mars, bombardimit të Beogradit, me titull “Falsifikimi i historisë shkas për spastrime etnike” është me emrin tim real dhe është përkthyer dhe botuar edhe në shqip tek “Rilindja Demokratike”, maj 1999.

Po çfarë bënte zulluja ynë ambasador, Shaqa, në ato ditë dramatike, kur çdo emision lajmesh hapej me Borisllav Millosheviçin? Mu n’ato momente kur ra bomba e parë në Beograd, jo vetëm që Shaqir Bjeto Faslija nuk u pa në asnjë emision, në asnjë gazetë, por mbylli me tutius edhe dyert e ambasadës sonë dhe për një muaj u zhduk. Ka pas frikë trimi, se mos turrmat e përndezura nacionaliste që sulmonin me vezë e sende Ambasadën Amerikane, befas do ndryshonin drejtim dhe mësynin në ambasadën shqiptare… e nëse kjo do të ndoshte vërtete, kush do ta shpëtonte Shaqon me gjithë bregushe!? Shukrt, ia mbathi. Vuri drynin.

Unë nuk i kam fshehur kurrë studimet e mia në Institutin e Letërsisë “A.M. Gorki”, i diplomuar shkëlqyeshëm qysh në vitin e tretë (dmth, dy vjet para mbarimit) me krijimtarinë dhe përkthimin e poetit disident e nobelist rus Josif Brodskijt. Nuk kam fshehur që kam bërë studime pasuniversitare në Institutin e Kulturave Europiane (IEK), i gjeni në çdo CV time zyrtare. As faktin se kam dhënë mësim në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (MGIMO), ku kam dhënë për rreth 5 vite Gjuhë shqipe, praktikë gjuhe, Folklor shqiptar e Letërsi shqipe, bash në ato vite kur në atë Institut studionte një grup i shkëlqyer studentësh shqiptarë. Më zgjodhën mua dhe jo Shaqirin për atë punë, se unë kisha një fakultet filologjik të kryer në Tiranë, ndërsa Shaqja recitonte dhe atëherë citatet e shokut të tij Enver. Mund të kisha vazhduar, pasi pata konsoliduar një katedër të shqipes në Dep. e Europës Juglindore, por me të mbaruar studimet, u ktheva në atdhe, ku kam përkthyer nga letërsia më e mirë ruse, e panjohur tek ne, aq shumë libra, sa të mbuloj këmbë e krye 20 Sha-qira! Nëse Shaqo Faslia me bregushe kërkon të dijë se kush më ka paguar, atëherë le të shkojë në MGIMO dhe të konsultojë veprimet financiare çdo fundmuaji. Sigurisht me ato para libra blija, shkoja në teatër, opera, aventura etj, gjëra të cilat Shaqo Faslia as mundej, as u merrte erë, se s’kishte i gjori haber.

Ndërsa unë, po kursehem me Shaqir Vukën. Thjesht po i kujtoj se nuk mund të lindte ndryshe një njeri si ai, i rritur nën hijen e të atit kriminel. Krimet, mizoritë në shtypjen e kryengritësve malësorë të Kelmendit dhe Koplikut, që janë aktet më të para e më madhështore të kundërshtimit më armë të diktaturës më famëkeqe të shekullit, këto krime i ka kryer i ati, Bejto Faslia me shokë. Vrasjet, pushkatimet, torturat e priftërinjve katolikë – këtyre martirëve të lirisë – kanë për autor duart e të atit, andaj i biri nuk mund të mendojë ndryshe nga vazhda e gjakut që la pas i ati. Shaqir Vukaj Faslia është trashëgimtar i asaj linjë kainiane që vranë vëllezërit e tyre, dhe këta vrasës duan të na i paraqesin si heronj. Vrasësi mbetet vrasës, shëtueshëm, i përlyer me gjak, duke përgatitur listat e arrestimeve dhe bografive për banja të reja gjaku shqiptar.

Le të llomotisin pa fund Brahot, Tarifët dhe Vukajt. Ato le të çirren e të shpifin. Unë kam një epërsi: dokumentin kresë! Le të flasë ai në flagrancë, si kjo listë që bënte dikur i ati i Shaqir Vukës, Bejto Faslija, Komandant i Qytetit të Shkodrës së martirizueme. Gjykoni vetë se kush flet:

Ushtrija N.Ç. Shqipatare V.F.L.P

Komanda e Qytetit Koplik Koplik me 15/3/1945.-

Nr. 13. III. Res

Komandës së Qarkut

Përgj. Urdh. Nr. 63/12 Res datë 1/3/1945. –

Këtu poshtë ju parashkruajmë raportin me shënimet e kërkueme mbi t’arratisunit politik të këtij rajoni (tue lanë jasht edhe 16 t’arratisun të Kelmendit për të cilët kemi kërkue nga Kom Vendit atjeshme për me na skjarue dhe do ju raportohen po sa të kemi marrë informatat e duhuna). –

T’arratisun ordiner nuk kemi në rajonin t’onë. –

Komisar’ i Qytetit Komandanti i Qytetit

(Çun Jonuzi) (Bejto Faslija)

Oficerit Mbrojtjes Popullit Shkodër

Këshillit N. Ç. të Nënprefek. M. Madhe Këtu

Ju parashtrohet si ma sipër, e si në gjegje të shkresës

Nr. 144 datë 13/3/1945 të Këshillit N.Ç. të Nënpref. M. Madhe.

Komisar’ i Qytetit: Komandant i Qytetit

(Çun Jonuzi) (Bejto Faslija)

Vula, firma

Debati mes tyre ka nisur në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku deputeti socialist Spartak Braho ka akuzuar pedagogun dhe shkrimtarin Agron Tufa, se po nxin historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj. Më pas, Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa i është përgjigjur sërish deklaratave të deputetit të PS-së, Spartak Brahos duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendi. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa debati per komunizmin krimet e komunizmit shaqir vukaj spartak braho agron tufa debati per komunizmin krimet e komunizmit shaqir vukaj spartak braho


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen