16 Qershor 2022, 22:42
Nga DOSJA

ANGLI- Danny Guthrie humbi gjithçka në bixhoz. Me mendimin se në një mënyrë apo tjetër fati do t'i kthehej. Por jo, sa më shumë përpiqej, aq më shumë ngatërrohej në vorbullën që e tërhiqte. Në moshën 35-vjeçare ai tani është një ish-futbollist: karriera e tij premtonte shumë duke u aktivizuar me të rinjtë e Manchester United dhe Liverpool, më pas mori një kthesë tjetër. Ai luajti pak me Reds, duke filluar një aventurë të gjatë midis Southampton, Bolton, Neëcastle, Reading, Fulham dhe Blackburn.
Lajmet e fundit në lidhje me të tregojnë se tani ndodhet jashtë vendit. Një mik duket se i ka dhënë një hua për të paguar shpenzimet e tij, por Guthrie është në gjendje të keqe. Ai tashmë është detyruar të shesë një shtëpi për të fituar para të mjaftueshme për të shlyer borxhet e tij të lojërave të fatit.
Kreditorët e tjerë, të paktën deri më tani, kanë mbetur gojëthatë. Ish-mesfushori, adresa e fundit e të cilit ishte Dubai, u shfaq në Gjykatën e Qarkut Stoke, ku paraqiti një urdhër falimentimi gjashtëvjeçar deri në maj 2028.
Kjo do të thotë se ai i nënshtrohet një sërë kufizimesh, duke përfshirë të mos jetë në gjendje të marrë hua më shumë se 500 £.Jeta e tij tani është e blinduar, një sërë kufizimesh e pengojnë atë nga gjithçka: nga tërheqja e sasive të vogla deri te kryerja e çdo aktiviteti tjetër. Personi përgjegjës i Shërbimit të Falimentimit, Kevin Read, e përshkroi rastin e tij si më poshtë: "Gjithçka që bëri ishte shpërndarja e aseteve në një kohë kur ishte tashmë i paaftë për të paguar për shkak të borxheve të tij me kreditorët".
E.Ç (Dosja.al)
danny guthrie
Sport
16 Qershor 2022, 22:17
ITALI- Ngjitja e Palermos në Serinë B i dha një ëndërr skuadrës italiane,duke bërë që një populli tër&e...
Sport
16 Qershor 2022, 22:03
ITALI- Te Inter ka një interesim të ri nga Tottenham për Lautaro Martinez. Klubi zikaltër për momentin nuk duket aspak i gatshëm...
Sport
16 Qershor 2022, 20:04
Dy kampionët rivalë: Erkand Qerimaj (majtas) dhe Briken Calja
TIRANE - Shqipëria po përgatitet për Lojërat Mesdhetare që...
Sport
16 Qershor 2022, 18:45
SENEGAL- Ndërsa Bayern Munich vazhdon të shtyjë Liverpool-in për ta transferuar në Bavari, Sadio Manè është me pushime...
Sport
16 Qershor 2022, 18:35
GJERMANI - Sulmuesi i Bayern, polaku Robert Lewandowski së fundmi ka provokuar një transferim te Barcelona me deklaratat e tij ("Historia ime te Bayer...
Sport
16 Qershor 2022, 18:29
ITALI- Tuttomercatoweb jep një lajm të bujshëm. Mbrojtësi i Interit Milan Skriniar ka pranuar ofertën e PSG. Klubi francez i ka ofrua...
Sport
16 Qershor 2022, 18:07
ZVICER - Qendërmbrojtësi 22-vjeçar i përfshirë në ‘La Masias’ në vitin 2010, pasi kishte fituar UEFA Youth Le...
Sport
16 Qershor 2022, 18:03
ITALI-Alvaro Morata braktis përsëri Juventusin. Në fakt, kartoni i sulmuesit spanjoll nuk do të blihet nga klubi bardhezi dhe për mom...
Sport
16 Qershor 2022, 17:44
BRAZIL-Tifozët e acaruar të Botafogo-s pushtuan qendrën stërvitore të klubit në Rio de Janeiro për të protestuar kund&...
Sport
16 Qershor 2022, 17:36
FRANCE - Verdikti i rëndë i tifozëve francezë të futbollit! Faqja e internetit ‘Get French Football News’ pyeti n...