LIVE UPDATES
Sport

Champions League në "sprintin final" drejt Budapestit; çerekfinalet show i garantuar…

Ndeshjet çerekfinale do të luhen të martën me Real Madrid-Bayern dhe Sporting-Arsenal, ndërsa të mërkurën do të përballen PSG-Liverpool dhe Barcelona-Atletico Madrid

6 Prill 2026, 17:50 Nga DOSJA

Champions League në "sprintin final" drejt Budapestit;

ZVICER - Pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve, Liga e Kampioneve rikthehet me ndeshjet çerekfinale të saj. Katër nga 8 ekipet e kualifikuara në këtë fazë vijnë në sfidat e kësaj mesjave në vështirësi dhe gati në krizë nervash.

Arsenal, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Liverpool duhet t’u kërkojnë falje tifozëve të tyre respektive për humbjet në fundjavë dhe po i përgatisin ndeshjet e tyre me Sporting, Bayern Munich, Barcelonën dhe Liverpool, me humor të hidhur.

Arsenali është zhgënjimi më i madh sepse përpara pauzës humbi në finalen e Kupës së Ligës me Manchester City, ndërsa pas kësaj pauze u eliminua në çerekfinale nga skuadra e Championship, Southampton në Kupën e Anglisë. Skuadra e Artetës që pretendonte të fitonte të 4 titujt sezonalë, tani ka filluar të ndjejë frikën e kthimit të Manchester City në Premier League.

Skuadra e Citizens është 9 pikë prapa, por ka një ndeshje për të rikuperuar  dhe sfidën direkt me Topçinjtë në shtëpi. Dhe tani Arsenali ka frikë se mos ndodh ndonjë parakalim i bujshëm si 3 vjet më parë. Ndërkaq, skuadra e Artetës duhet të përgatitet për ndeshjen me Sporting Lisbonë. Luzitanët, përmbysën humbjen 3-0 ndaj Bodo/Glimt  duke iu imponuar norvegjezëve në shtëpi duke i mundur 5-0.

Ky sezon është i komplikuar për Realin e Madridit. Pas largimit të Xabi Alonsos, Alvaroi Arbeloa tentoi të përmirësojë gjërat me suksesin e dyfishtë ndaj Manchester City dhe ndaj Atletico në derbi.

Por janë të shumta hapat falsë të bërë nga Los Blancos të goditur edhe nga dëmtimet e shumta. Humbja me Mallorca ku vendimtar rezultoi Vedat Muriqi, praktikisht duket se ia ka dorëzuar titullin Barcelonës që tani është 7 pikë para.

Tani do të jetë ndeshja e madhe në Bernabeu me Bayern e Munichun që shkërrmoqi Atalantën në 1/8 e finaleve. Skuadra e Kompany vjen pas fitores 3-2 në fushën e Freiburgut me 3 gola të shënuar në fund duke e cuar në 100 kuotën e golave të shënuar vetëm në Bundesligë. Do të jetë sfida mes dy goleadorëve të jashtëzakonshëm Mbappe dhe Kane.

Champions League në "sprintin final" drejt Budapestit;

Të mërkurën  do të luhet akti i dytë i përballjeve mes Barcelonës dhe Atletico Madrid. Skuadra e Hansi Flick iu imponua Los Colchoneros në kampionat dhe tani janë favoritë edhe në Ligën e Kampioneve. Yamal bëri diferencën me disa manovra sublime duke bërë që Nico Gonzales të ndëshkohej me karton të kuq. Goli vendimtar u shënua një tjetër goleador i jashtëzakonshëm, Robert Lewandowski.

Një fundjavë të hidhur përjetoi edhe Liverpool që pasi dështoi në Premier League, mbante shpresa te FA Cup. Por Guardiola dhe Manchester City i rezervuan skuadrës së The Reds një humbje të dhimbshme 4-0.

Tani Liverpool dhe Arne Slot i mbetet vetëm Liga e Kampioneve ku në çerekfinale do të përballen me kampionët në fuqi të kontinentit, Paris Saint Germainit të Luis Enrique që është kthyer në formën optimale. Shumë gjëra do të kuptohen pas ndeshjes së parë në Parkun e Princave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh