24 Korrik 2024, 01:38
Nga DOSJA
ZVICER - UEFA njoftoi këtë të martë fillimin e “një procedimi disiplinor” kundër lojtarëve të skuadrës spanjolle, Álvaro Morata dhe Rodrigo Hernández, për akuza të ndryshme në lidhje me thirrjet “Gjibraltar, spanjoll” gjatë festimit zyrtar të titullit të Euro 2024, më 15 korrik, në Madrid.
Të dy lojtarët, kapiteni i ekipit – në rastin e Moratas – dhe lojtari më i mirë i turneut – Rodrigo – kanë mbi supe katër “akuza”, për këtë arsye, siç specifikohet nga UEFA: shkelje e “parimeve të përgjithshme të sjelljes”; “shkelje e standardeve bazë të sjelljes së denjë”; “përdorimi i ngjarjeve sportive për ngjarje josportive”; dhe “diskreditim i sportit të futbollit dhe UEFA-s në veçanti.”
“Bordi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s (CEDB) do të vendosë për këtë çështje në kohën e duhur”, njoftoi UEFA në një deklaratë.
Kujtojmë që për të njëjtat akuza, në kuadër të Euro 2024, Merih Demiral i Turqisë, për festimin e një goli me një gjest të një grupi ultranacionalist turk (‘Ujqërit gri’) në ndeshjen kundër Austrisë, si dhe Mirlind Daku i Shqipërisë, për thirrjet kundër Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut pas ndeshjes së barazuar 2-2 kundër Kroacisë, u pezulluan me dy ndeshje të kompeticionit të UEFA-s me ekipet e tyre kombëtare.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Korrik 2024, 01:03
GJERMANI - Euro 2024 është më i ndjekuri në historinë e Kampionateve Europiane. 2 milionë e 670 mijë spektatorë e ndoq&e...
Sport
24 Korrik 2024, 00:21
SPANJE - Gjykata Administrative Spanjolle për Sportet ka vendosur të hapë një çështje kundër presidentit të La Liga-s,...
Sport
24 Korrik 2024, 00:18
ITALI - Një uniformë shumë e ndryshme nga të mëparshmet, e cila distancohet ndjeshëm nga tradita. Risia është e madhe dh...
Sport
24 Korrik 2024, 00:15
TURQI - Ernest Muçi mund të bëjë shumë shpejt realitet ëndrrën e tij për të luajtur në kampionatin anglez t&...
Sport
24 Korrik 2024, 00:00
KOSOVE - Tjetër rezultat zhgënjyes për Ballkanin, skuadër kampione e Kosovës, në garat europiane. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja...
Sport
23 Korrik 2024, 23:57
SPANJE - Kur bëhet fjalë për të bërë histori të futbollit, Reali i Madridit është aty gjithmonë. Por kët&...
Sport
23 Korrik 2024, 17:28
VENEZUELA - Ndeshja midis Puerto Cabello dhe Portuguesa FC, nga divizioni i parë i Venezuelës, po i bën njerëzit të flasin për shk...
Sport
23 Korrik 2024, 17:21
r.ll
foto ilustruese
PARIS- Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e ...
Sport
23 Korrik 2024, 17:13
SHQIPERI - Ish-kampioni i botës me Francën dhe lojtari i Bayern, aktualisht mbrojtës i Interit, Benjamin Pavard, ka zgjedhur bregdetin shqiptar p...
Sport
23 Korrik 2024, 16:57
ZVICER - Pothuajse katër vjet e gjysmë më vonë, José Mourinho do të luajë sërish në një ndeshje të Cham...