19 Qershor 2022, 16:31
Nga DOSJA
ANGLI - Richard Arnold, administrator i Manchester United, siguroi se klubi "po bën gjithçka që është e mundur" për të mbyllur marrëveshjen me Frenkie de Jong dhe se ata i kanë bërë gati paratë, paçka se ka "pengesa".
Drejtori i skuadrës angleze u takua me disa tifozë në një lokal në qytet, përpara se ata të bënin një protestë kundër pronarëve aktualë të klubit, familjes Glazer. Arnold, sipas fansave, ka bërë një përditësim mbi statusin e nënshkrimit të De Jong, pretendimi kryesor i Erik Ten Hag, trajnerit të ri të 'Djajve të Kuq'.
"Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta mbyllur marrëveshjen. Kam disa ditë që po përpiqem ta mbyll, paratë janë aty, por ka gjëra në rrugën tonë që nuk mund t'i komentoj,"- tha menaxheri, i cili gjithashtu shtoi, se paratë nuk do të jenë problem. "Trajneri e do atë dhe puna është bërë. Ai është një lojtar i madh,"- ka shtuar ai.
De Jong, i cili mbërriti në Barcelonë në verën e vitit 2019 nga Ajax i Amsterdamit, nuk ka performuar në të njëjtin nivel në ‘Camp Nou’ si te skuadra e ‘harkëtarëve’. Kjo, së bashku me nevojën e Barcelonës për të fituar para, ka nxitur largimin e mesfushorit 25-vjeçar.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 Qershor 2022, 16:12
KARAIBE - Sergio Ramos dhe Pilar Rubio prej disa ditësh janë me pushime dhe po shfaqin shumë detaje për t’u përfolur, sido...
Sport
19 Qershor 2022, 15:49
FRANCE - Profili i trajnerit të ardhshëm të PSG-së po bëhet gjithnjë e më i qartë! Thashethemet po tregojnë se Chri...
Sport
19 Qershor 2022, 15:33
ITALI - Në një letër dërguar agjencisë italiane të shtypit ‘ANSA’, lojtari i Interit, Aleksandar Kolarov, ...
Sport
19 Qershor 2022, 15:07
Fabio Quartararo, fitues i GP të Gjermanisë
GJERMANI - Pas Barcelonës, në pistën e Sachsenring për Grand prix të Gjerman...
Sport
19 Qershor 2022, 12:17
ITALI - Milani është gati të bëjë të tijën Ibrahimovicin për femra. Klubi kuqezi, në fakt, është a...
Sport
19 Qershor 2022, 11:16
SPANJE - Ndërsa transferimi ka rrëshqitur prej disa muajsh për shkak të shumave të ofruara nga FC Barcelona dhe veçanërisht...
Sport
19 Qershor 2022, 10:44
SPANJE - PSG përshpejton merkaton e saj! Ndërkohë që ardhja e Vitinhas duhet të zyrtarizohet së shpejti nga klubi kryeqytetas...
Sport
19 Qershor 2022, 10:26
GJERMANI - Nuk ka gjasa ta shihni Robert Lewandowski në Premier League. Në fund të kontratës në qershor 2023, sulmuesi polak shpre...
Sport
19 Qershor 2022, 08:56
BRAZIL - Neymar Junior ka ngritur sërish zërin. Braziliani ka marrë pjesë në debatin që është krijuar në Bra...
Sport
19 Qershor 2022, 08:33
SPANJE - Rasti i Samuel Umtitit nuk po shkon përpara te Barça. Asnjë nga hapat e ndërmarrë nga klubi dhe për...