8 Gusht 2022, 20:36
Nga DOSJA

ANGLI- Në Angli nuk ka shaka për disa çështje: sjellja raciste apo dhuna ndaj femrave nuk falet në asnjë mënyrë dhe nëse një futbollist njolloset me situata të këtij lloji, shumë shpejt bëhet shënjestra e tifozëve. Nëse lojtari është tashmë në skuadër, ata nuk duan më ta shohin me fanellën e tyre.
Kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur orët e fundit me Marko Arnautovic, sulmuesi po përflitet për një transferim te Manchester United. Oferta e parë u refuzua nga Bologna, por United është gati të ofrojë 10 milionë, një shifër e konsiderueshme për moshën e lojtarit dhe për klubin italian. Por rezistenca e Bolonjës nuk është e vetmja që duhet kapërcyer për të përfunduar këtë transferim.
REAGIMI I ARNAUTOVIC
Në fakt, në orët e fundit tifozët kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale për të ftuar klubin anglez të heqë dorë nga sulmuesi austriak. Tifozët e United nuk e kanë harruar atë episod që ndodhi në Kampionatin Europian kur Arnautovic, me origjinë serbe u akuzua se kishte përdorur fjalë antishqiptare ndaj disa kundërshtarëve gjatë ndeshjes së luajtur kundër Maqedonisë së Veriut.Kapiteni i Austrisë Alaba i mbylli gojën për ta penguar të thoshte fjali të tjera të rënda, në një histori urrejtjeje të zjarrtë që i ka rrënjët në luftën e Kosovës.
Një episod për të cilin 33-vjeçari kishte kërkuar falje pas fitores 3-1, por duke këmbëngulur se “nuk ishte racist”. Në Tëitter tifozët kanë filluar të jenë kundër: "Arnautovic është racist, qëndroni sa më larg nga klubi im", "Manchester United, djema, ju e dini se Arnautovic është një racist?"
E.Ç (Dosja.al)
arnautovic manchester united
Sport
8 Gusht 2022, 20:18
FRANCË- "Pjesëmarrja e Pogba në Botëror nuk është në diskutim deri më sot". Pas vendimit të mesfushorit t&eu...
Sport
8 Gusht 2022, 20:09
ANGLI-Nuk ka paqe për Cristiano Ronaldon në Manchester. Pasi kapërceu pjesën më të madhe të përgatitjes për t&eum...
Sport
8 Gusht 2022, 19:52
HOLANDË-Nuk ka asnjë shenjë për të ndalur momentin e keq personal të Mohamed Ihattaren, një talent në pronësi t&e...
Sport
8 Gusht 2022, 19:35
ANGLI - Ish-futbollisti i Manchester United, Ryan Giggs, mbërriti sot në gjykatë për t'u përballur me akuzën për sulm fizik...
Sport
8 Gusht 2022, 19:22
EUROPË-Më 25 gusht Champions League 2022/23 do të njohë grupet e saj, me tetë grupet e përbëra nga katër skuadra ku sh...
Sport
8 Gusht 2022, 19:00
ANGLI-Pas 23 vitesh mungesë, Nottingham Forest është rikthyer në Premier League por debutimi i tyre në kampionat nuk shkoi shumë...
Sport
8 Gusht 2022, 18:36
ITALI-Një javë pas startit të sezonit në kampionatin italian, telashet për Juventusin nuk përfundojnë. Szczesny ësht&e...
Sport
8 Gusht 2022, 18:20
TURQI-Pas aventurës zhgënjyese në Kupat e Europës, Tirana po përgatitet maksimalisht për fillimin e kampionatit. Sezoni i ri do ...
Sport
8 Gusht 2022, 16:57
SHBA - Futbolli amerikan i MLS-së ka patur shumë detaje për të folur në muajt e fundit. Së pari ardhja e loj...
Sport
8 Gusht 2022, 16:21
ITALI - Sot ishte dita e lamtumirës së Alexis Sanchez me Interin. Kiliani, i cili mbërriti në selinë e Viale della Liberazione r...