5 Tetor 2022, 20:23
Nga F.M
Sulejman Maliqati
DURRËS- Sulejman Maliqati, “Macja e Zezë” , Heroi i Lajpcigut dhe mbrojtësi i sigurtë i portës së “Partizanit” është ndarë sot nga jeta. Trajneri i kombëtares shqiptare në periudhën 1950-1964 ka mbyllur sytë në moshën 94-vjeçare. Dosja.al ka mësuar se para pesë ditësh, Maliqati ka pësuar një aksident. Ai është rrëzuar dhe është dëmtuar rëndë.
Me gjithë përkujdesjen e mjekëve, ai nuk mundi t’i përballonte dëmtimet e nuk mbijetoi. Durrësi, por dhe gjithë bota e sportit, do t’i japin nesër lamtumirën për në banesën e fundit, Sulejman Maliqatit, portierit legjendar të kombëtares shqiptare. Homazhet për 94-vjeçarin që mbylli sytë pasditen e kësaj të mërkure do të zhvillohen në hollin e Pallatit të Kulturës në Durrës në orën 13.00-15.00.
Kortezhi mortor do të niset në orën 15.00 drejt varrezave të qytetit, ndërkohë që pritet që qindra qytetarë t’i bashkohen homazheve për “macen e zezë” të portës së kombëtares shqiptare, që lindi më 1 gusht 1928 në qytetin e Kavajës.
Dy vite më parë, Maliqati u nderua nga presidenti Meta me titullin e lartë “Nderi i kombit”, ndërkohë që për kontributin e dhënë ndër vite në sportin e futbollit portieri legjendar është nderuar edhe me titullin “Qytetar nderi” i Kavajës dhe “Mjeshtër i merituar i sportit”.
sulejman maliqati shuhet sulejman maliqati
Sport
5 Tetor 2022, 19:35
FRANCE - Pas disa javësh shumë të trazuara mes Neymar dhe Mbappe, situata duket se mbetet mjaft e tensionuar mes dy yj...
Sport
5 Tetor 2022, 19:16
ANGLI - Një seri prej katër fitoresh të njëpasnjëshme në Premier League nën drejtimin e Ten Hag kishte premtuar koh...
Sport
5 Tetor 2022, 18:53
AFRIKA - New World TV, kanali togolez, mbajtësi i vetëm i të drejtave të transmetimit në frëngjisht dhe që paguan për ...
Sport
5 Tetor 2022, 18:44
ITALI-Fitorja ndaj Barcelonës ishte e rëndësishme për Interin, që tani është në garë për një vend n&eum...
Sport
5 Tetor 2022, 18:23
SPANJE - Lista e të dëmtuarve është ende në rritje te FC Barcelona. Siç njoftohet nga klubi i tij, mesfushori Franck Kess...
Sport
5 Tetor 2022, 18:25
SPANJË-Real Madrid i ka sytë të projektuar drejt së ardhmes dhe pavarësisht sukseseve të arritura nga skuadra pas rikthimit t&eu...
Sport
5 Tetor 2022, 15:16
RUSI - Arti i ekzekutimit të mirë të penalltisë është përsosur gjatë viteve që kur Antonín Panenka sh...
Sport
5 Tetor 2022, 13:35
SHQIPËRI-Sanksione financiare dhe ndonjë paralajmërim, që vazhdojnë bien mbi klubet e Superiores dhe mbushin arkat e Federatës. ...
Sport
5 Tetor 2022, 13:35
ITALI- Vijnë problemet e para për Coyote Cutee, tifozen e Barit që u shfaq me të brendshme në stadiumin ‘San Nicola’. Fot...
Sport
5 Tetor 2022, 13:35
HOLANDË- Ajax jetoi një natë makthi të martën në Johan Cruijff Arena. Në raundin e tretë të Champions League, Nap...