25 Tetor 2022, 07:31
Nga DOSJA

FRANCE - Bota e sportit nuk mund t'i besojë ende informacionet e publikuara nga 'Le Parisien', në të cilat zbardhen shifrat e tepruara të kontratës së Kylian Mbappe me PSG-në. Francezi do të fitonte gjithsej 630 milionë euro, nëse do të përmbushte sezonet 2+1 (deri në qershor 2025) të nënshkruar muaj më pare, kur vendosi të qëndronte në Paris dhe të refuzonte Real Madridin.
Në Francë ata ngrenë duart në kokë për shifra të papara në futboll dhe në sport. Sepse, për shembull, Lionel Messi mori 555 milionë euro gjatë 4 viteve në Barcelonë dhe Patrick Mahomes, lojtari i NLF-së, kishte një kontratë 510 milionë euro për 10 vjet me Chiefs. Por të gjitha këto shifra janë shumë larg asaj të Mbappe.
Në PSG, sipas gazetës dixhitale ‘Foot01’, janë të shqetësuar për përfitimet e kontratës, gjë për të cilën kanë folur me gazetarin Laurent Perrin, i cili mbulon lajmet e PSG-së për ‘Le Parisien’. “Në këtë kontekst, kontrata 630 milionë euro e Mbappe ngre sfida dhe shqetësime,”- shprehet ai.
Problemi kryesor është se si të shfrytëzohet kjo. Me Messin është arritur, por nuk duket të jetë njësoj me Mbappen, sipas kësaj gazete franceze: “Për momentin, presidenti i PSG-së nuk mund të thotë të njëjtën gjë për Mbappen. Numri 7 është një fenomen marketingu, por jashtë kufijve tanë, ndikimi i tij komercial është ende shumë më i ulët se ai i Messit dhe i barabartë me atë të Neymar. Nëse ardhja e Messit ka tërhequr shumë sponsorë, zgjatja e kontratës me francezin ka bërë të mundur, mbi të gjitha, forcimin e lidhjeve me ata që ishin tashmë aty”,- shton Perrin.

PSG është shumë i kufizuar nga kontratat e yjeve të tij, Messi dhe Neymar, por sidomos nga ‘çmenduria’ me Kylian Mbappe. Dhe kjo tashmë u pa në merkaton e fundit, ku ai duhej të përfitonte 150 milionë, diçka që nuk ndodhi. Më pas, Luis Campos, këshilltari sportiv i PSG-së, nuk mundi të bënte nënshkrimet e dëshiruara dhe që mungonin shumë, si përforcimi i mbrojtjes dhe sulmit. Kjo mund të vazhdojë të ndodhë edhe në hapësirën e transferimeve në janar. Të gjithë e shikojnë PSG-në, “Fair-play Financiar’ është një barrierë që duhet respektuar.
B.T (Dosja.al)
Sport
25 Tetor 2022, 07:29
ANGLI - Pep Guardiola vlerësoi Erling Haaland, në një kohë kur sulmuesi norvegjez, i cili u nënshkrua për verën nga Borussi...
Sport
25 Tetor 2022, 07:18
KATAR - Vendi arab i Katarit do të jetë në gjendje të mirëpresë 6.700 vizitorë të tjerë gjatë Kupës s&e...
Sport
24 Tetor 2022, 22:47
ITALI- Largimi nga Manchester United është përfundimtare. Gjesti i fundit i Cristiano Ronaldos siç ishte refuzimi i hyrjes në fush&...
Sport
24 Tetor 2022, 22:32
ITALI- Mourinho dhe Milito së bashku, dhe larg me pjesën tjetër të tifozëve të Interit. Një takim emocionues mes dy protago...
Sport
24 Tetor 2022, 22:19
ARGJENTINË- Boca Juniors fitoi titullin kampion të Argjentinës, pas barazimit 2-2 në shtëpi ndaj Nacional, gjithashtu dhe nga humbja ...
Sport
24 Tetor 2022, 21:56
ANGLI- Unai Emery largohet nga Villarreal për të kaluar në Premier League. 'Mbreti' i Europa League - i aftë për të fituar kat&e...
Sport
24 Tetor 2022, 21:45
ZAGREB- Mislav Orsic, një nga lojtarët më të mirë të Dinamos së Zagrebit ka pohuar në konferencën për shtyp,...
Sport
24 Tetor 2022, 21:16
FRANCË- Topi i Artë i vitit 2022 shkoi për Karim Benzema i cili arriti një fitore të thellë ndaj vendit të dytë që...
Sport
24 Tetor 2022, 20:48
GJERMANI- Leon Goretzka, mesfushori i Bayern Munich ka dhënë një intervistë për gazetën Bild në prag të ndeshjes kund&...
Sport
24 Tetor 2022, 17:07
SPANJE - Një zëdhënës i Gjykatës kombëtare të audiencës, përgjegjëse për gjykimin e rasteve të ter...