21 Tetor 2022, 14:41
Nga DOSJA

ANGLI - Erik Ten Hag, trajneri i Manchester United, konfirmoi këtë të premte se Cristiano Ronaldo refuzoi të hynte në fushë në minutat e fundit të lojës ndaj Tottenhamit. Duke komentuar masën ndëshkimore ndaj lojtarit, larg stërvitjeve dhe ndeshjeve, ai tha se “portugezi do të mungojë”.
“Po, ai refuzoi të hynte. Në distancë do të keni kohë për të reflektuar. Dhe gjithë të tjerët, gjithashtu. Deklarata jonë e djeshme ishte e qartë, ai mbetet një lojtar i rëndësishëm në grup. Por unë jam trajneri, jam përgjegjës për mjedisin këtu dhe duhet të vendos limite dhe objektiva. Në këtë skuadër ne kemi vlera dhe duhet t'i kontrolloj”,- tha ai.
Ten Hag theksoi se përveç refuzimit për të hyrë në fushë, kjo ishte hera e dytë që Ronaldo largohej më herët nga stoli. E para ishte më 31 korrik, në një ndeshje miqësore me Rayo Vallecano. Në ndeshjen e parë parasezonale që luajti, ai u zëvendësua në pjesën e parë dhe u largua nga stadiumi.
“Pas ndeshjes me Vallecanon, i thashë se ishte e papranueshme dhe nuk ishte vetëm ai, i paralajmërova të gjithë në fillim të sezonit. Kjo ishte hera e dytë, ka pasoja. Kur jetoni dhe luani bashkë, në një modalitet kolektiv, çdokush ka përgjegjësi. Nesër do të na mungojë. Është për të ardhur keq për grupin, por është e rëndësishme për mentalitetin e grupit. Tani duhet të fokusohemi te Chelsea, që është gjëja më e rëndësishme”,- ka komentuar ai.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 Tetor 2022, 14:16
SPANJE - Ky është Lionel Messi siç nuk e keni parë asnjëherë. Me një karrierë sportive që sapo i ka kaluar 18 v...
Sport
21 Tetor 2022, 14:02
IRAN- Një grup futbollistësh dhe sportistësh iranianë i kanë bërë një kërkesë zyrtare FIFA-s për të...
Sport
21 Tetor 2022, 14:01
SPANJE - Real Madridi do të marrë edhe tre çmime të tjera për sezonin e mrekullueshëm që pati. Fituesit ja...
Sport
21 Tetor 2022, 13:47
SPANJE - Mallorca do të mund të llogarisë “ vrasësin” e tyre Vedat Muriqi këtë të shtun&eum...
Sport
21 Tetor 2022, 13:32
ANGLI - Pas ngjarjeve të fundit midis Cristiano Ronaldos dhe Mançester Junajtid, marrëdhënia duket se është e p...
Sport
21 Tetor 2022, 11:59
FRANCE - ‘DIRECTV’, rrjeti televiziv argjentinas, intervistoi Messin dhe gazetari, sapo po mbaronte bisedën dhe ishte ende në transmetim...
Sport
21 Tetor 2022, 11:20
ARGJENTINE - Leo Messi ka rishikuar karrierën e tij dhe ka folur për Botërorin në Katar që do të nisë pas një mua...
Sport
21 Tetor 2022, 10:55
KOLUMBI - Pa dyshim, dëmtimet e vazhdueshme kanë bërë që James Rodríguez të mos jetë në gjendje të konsoli...
Sport
21 Tetor 2022, 07:24
SPANJE - Gerard Pique nuk po e ka nisur mirë sezonin. Qendërmbrojtësi veteran katalanas dëgjoi pakënaqësi kundër Villa...
Sport
21 Tetor 2022, 06:50
ANGLI - Rrugët u ndanë. Ka ardhur lamtumira e hidhur mes Aston Villas dhe Steven Gerrard: humbja ndaj Fulhamit ( mbrëmë 0-3) ishte fa...