11 Gusht 2024, 12:38
Nga DOSJA
FRANCE - Shqipëria fiton medaljen e dytë të bronztë Olimpike në “Paris 2024”. Edhe kjo në sportin e mundjes së lirë, por në peshën deri 65 kg.
Ky sukses ishte i mundësit kuqezi Islam Dudaev, i cili pas medaljes së djeshme të bronztë të mundësit Çermen Valiev në peshën deri 74 kg, arriti, që sot në mesditë të fitojë një medalje të dytë të bronztë për sportin shqiptar.
Pasi fitoi aforfe në ndeshjen e parë ndaj amerikanit Retherford, i cili u tërhoq nga gara, në ndeshjen e dytë mundësi ynë kuqezi Islam Dudaev në tapet pati përballë mundësin hungarez ismail Muszukajev. Ndeshja ishte tepër e fortë dhe e luftuar.
Pikët e para shkojnë për mundësin Dudaev, i cili e mbyll pjesën e pare 8-6 për të. Fillimi sërish është i mire për mundësin kuqezi e çon në 12-6, 12-8 dhe befas, mundësi hungarez Muszukajev arrin të bëjë një kapje që vlerësohet me 4 pikë, duke e barazuar rezultatin në 12-12. Por aksioni nuk ka përfunduar dhe Dudaev, fiton nje pikë pas kontrollit të gjyqtarisë, duke kaluar në epërsi 13-12. Këtu përfundon edhe ndeshja…
Mundësi Islam Dudaev fiton ndeshjen dhe njëkohësisht medaljen e bronzit në peshën deri 65 kg. Kjo është edhe medalja e dytë olimpike për Shqipërinë, e cila e mbyll rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

B.T (Dosja.al)
Sport
11 Gusht 2024, 12:30
ITALI - Oriana Sabatini, gruaja e Paulo Dybalas, së fundmi foli në podkastin e saj për një temë që ka shkaktuar polemika: vendim...
Sport
11 Gusht 2024, 12:00
TURQI - Debutim fitues për José Mourinho në kampionatin turk. Fenerbahce mposhti Adanan 1-0 me golin e Dzekos, por të gjith...
Sport
11 Gusht 2024, 11:30
FRANCË - Sukseset nuk vijnë rastësisht dhe ai i gjimnastes italiane Sofia Raffaeli ka emër dhe mbiemër: Claudia Mancin...
Sport
11 Gusht 2024, 11:00
Hyrja në stadiumin Sheffield Wednesay
ANGLI - Sheffied Wednesday dëshiron t'i japë fund falsifikimeve. Në një njoftim për sht...
Sport
11 Gusht 2024, 10:47
FRANCE - Lajme të mira vijnë për Shqipërinë nga Parisi. Krijohen të gjitha mundësitë që sportistët kuqezi, t&e...
Sport
11 Gusht 2024, 10:30
ANGLI - Premier League na ka mësuar me shuma të mëdha transferimi, ata goditën fort sërish këtë të shtunë me Domini...
Sport
11 Gusht 2024, 10:00
ITALI - Tifozët e Udineses mund të shijojnë lavdinë e dikurshme të klubit të tyre, sulmuesi Alexis Sanchez është kthyer....
Sport
11 Gusht 2024, 09:30
TURQI - Në përgjithësi, në moshën 15-vjeçare, hyn në shkollën e mesme, festoon mbrëmjet e para me miqtë, b&e...
Sport
11 Gusht 2024, 09:00
FRANCE - Ai ishte një nga yjet e mëdhenj të këtyre Olimpiadave, në të gjitha sportet e kombinuara. Dhe LeBron James nuk zhgën...
Sport
11 Gusht 2024, 08:30
ITALI - Futbolli italian nis. Emocione shumë të forta në ndeshjet e para të kësaj të shtune në Kupën e Italisë...