11 Korrik 2022, 11:02
Nga DOSJA
SHBA - Ish-futbollisti anglez Wayne Rooney, i cili luajti për DC United në fazën e fundit të karrierës së tij, tani është kthyer... por për të qenë trajneri i tij. Portali ‘The Athletic’ raporton, që Rooney dhe grupi nga kryeqyteti amerikan që drejton skuadrën, kanë arritur marrëveshje që ai të ulet në stol në rolin e trajnerit. Gjithashtu theksohet se anglezi tashmë ndodhet në Uashington, për të finalizuar detajet përfundimtare të kontratës.
Edhe gazeta ‘The Washington Post’ pohoi se tashmë ka një marrëveshje, që Rooney do të jetë trajneri i ri i DC United. Në debutimin e tij si trajner në MLS, Wayne do të ketë një detyrë të vështirë me një ekip që renditet në vendin e fundit në Konferencën Lindore me Chicago Fire dhe pësoi një nga humbjet më poshtëruese në historinë e tij të premten, teksa u mund 7-0 nga Philadelphia Union.
Chad Ashton, ishte trajneri i përkohshëm i DC United, që nga shkarkimi i argjentinasit Hernán Losada në prill. Rooney dha dorëheqjen në fund të qershorit si trajner i Derby County pas rënies së ekipit nga Championship. Ai mbërriti në Derby County në vitin 2020, si lojtar-trajner, duke marrë përfundimisht pozicionin si trajner për të shpëtuar ekipin sezonin e kaluar.
Si lojtar, Wayne Rooney e njeh edhe MLS dhe DC United, pasi ishte ylli dhe kapiteni i kësaj skuadre nga viti 2018 deri në vitin 2019. Në 48 ndeshje të sezonit të rregullt me DC United, sulmuesi shënoi 45 gola.
B.T (Dosja.al)
Sport
11 Korrik 2022, 10:43
UKRAINE - Ndërsa Shakhtior Donetsk nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga 18 shkurti për shkak të pushtimit rus të Ukrain&eum...
Sport
11 Korrik 2022, 10:37
PALESTINË- Të jesh trajneri i Palestinës nuk është një punë e lehtë. Këtë e di Noureddine Ould Ali, ish-tekn...
Sport
11 Korrik 2022, 10:29
e.k
Roberto Mancini
ITALI- Roberto Mancini nuk e shuan optimizmin blu. Një vit më parë, fiks më 11 korrik, Italia “pushtonte&rdq...
Sport
11 Korrik 2022, 10:28
ITALI - Çdo ditë mund të jetë e mirë, çdo orë mund të jetë ajo e pritjes për një tym të bardh&eu...
Sport
11 Korrik 2022, 09:29
e.k
Gareth Bale
MADRID- Ardhja e tij në MLS ka zbuluar një anë të uellsianit që Real Madridi nuk e ka parë kurrë. Bale, i ci...
Sport
11 Korrik 2022, 09:02
A.B
Briken Calja
TIRANË- Briken Calja ka tërhequr vëmendje të madhe me anë të një publikimi të bërë në r...
Sport
11 Korrik 2022, 07:55
Nick Kyrgios (majtas) dhe Novak Djokovic
ANGLI - Tenisti Novak Djokovic, si fitues i Grand Slam të 'Wimbledon'-it ka përfituar edhe një &cce...
Sport
11 Korrik 2022, 07:42
ZVICER - Për edicionin e 22-të të kampionatit botëror të futbollit, skenari dimëror nuk do të jetë e vetmja ri...
Sport
11 Korrik 2022, 07:37
SPANJE - Frenkie de Jong është tashmë në Barcelonë. Pushimet e holandezit kanë përfunduar dhe këtë të h...
Sport
11 Korrik 2022, 07:04
GJERMANI - Raportohet se numri dy i klubit kampion të Gjermanisë nuk dëshiron të humbasë kohë për të mbyllur marrëv...