14 Shtator 2022, 10:09
Nga DOSJA

TIRANE - Kombëtarja kuqezi do të luajë një miqësore me Arabinë Saudite, më 26 tetor 2022. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite për të luajtur një ndeshje në qytetin e Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërkaq, ora dhe stadiumi ku do të luhet kjo miqësore mbeten ende për t’u përcaktuar pas diskutimeve finale mes dy federatave. Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, që nuk janë përballur më parë në të kaluarën në futboll.
Në muajt e ardhshëm, deri në fillimin e Botërorit “Katar 2022”, Shqipëria do të luajë edhe miqësore të tjera sipas kalendarit të FIFA-s, teksa FSHF po punon për të zyrtarizuar edhe rivalët e radhës.
Në muajin shtator, Kombëtarja do të luajë dy përballjet e fundit të grupit në UEFA Nations League. Më 24 shtator, kuqezinjtë përballen në transfertë me Izraelin, ndërsa më 27 shtator do të presim Islandën në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Më pas do të jetë radha e ndeshjeve miqësore.
B.T (Dosja.al)
Sport
14 Shtator 2022, 07:30
PORTUGALI - Prania e Otávio në njëmbëdhjetëshen e parë të FC Porto në ndeshjen ndaj Club Brugge (0-4) për Champ...
Sport
14 Shtator 2022, 07:14
EGJIPT - Portugezi Hélder Cristóvão, ish-mbrojtësi që ka luajtur dhe përfaqësuar Benfican, ka përjetuar një...
Sport
14 Shtator 2022, 06:54
GJERMANI - Ka nga ata që, pavarësisht se Anglia mban zi për vdekjen e sovranes historike Elizabeth II, nuk janë në ishull dhe m...
Sport
14 Shtator 2022, 06:39
FRANCE - Sfida mes Marsejës dhe Eintracht Frankfurt për Champions League, u karakterizua nga sjellje të këqija në tribuna. Para ...
Sport
13 Shtator 2022, 22:58
EUROPË- Ditën e martë u zhvilluan 7 takime të grupeve të Champions League për raundin e dytë. Pas sukseseve të Inter d...
Sport
13 Shtator 2022, 22:45
GJERMANI- Bayern Munich nuk e diskuton Barcelonën. Ekipi bavarez fiton me shifrat 2-0 dhe kryeson Grupin C me 6 pikë. Një ndeshje me ritëm...
Sport
13 Shtator 2022, 22:15
ITALI- Simone Inzaghi shijon suksesin ndaj Viktoria Plzen që e kthen skuadrën e tij në rrugën e duhur pas disfatës me Bayernin. "Sot ...
Sport
13 Shtator 2022, 22:09
GJERMANI- Bayern Munich po luan në shtëpi ndaj Barcelonës në sfidën e raundit të dytë në grupin C, ku të dyja sku...
Sport
13 Shtator 2022, 21:33
ITALI- Një lajm absurd vjen nga Argjentina me dy sulmuesit e Interit Lautaro Martinez dhe Romelulu Lukaku. Gazeta Ole konfirmon se dy lojtarët kan&e...
Sport
13 Shtator 2022, 21:03
EUROPË- Në raundin e dytë të grupit C të Champions League, Inter fiton 2-0 ndaj Viktoria Plzen, duke marrë pikët e para n&e...