LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Starton sezoni i ri: Minutë pas minuti me Euronews Albania

6 Shtator 2021, 14:18 Nga DOSJA
Starton sezoni i ri: Minutë pas minuti me Euronews Albania

TIRANË– Ajo çfarë përbën lajmin e ditës sot është dalja e parë në ekran, për këtë sezon politik, e ish kryeministrit Sali Berisha. Do të jetë në mbrëmje, në orën 21.00, në Euronews Albania, në emisionin “Now me Erla Mëhillin”. Siç dhe është lançuar tashmë në ekranin dhe në rrjetet sociale të Euronews, Berisha do të flasë sot me Erla Mëhillin për rikthimin e opozitës në Parlament, dy vjet pas djegies së mandateve, për hyrjen e tij në Kuvend, si sfidë ndaj SHBA-së apo për të ardhmen e tij e sigurisht, edhe për raportet e tij me PD zyrtare.

Sezoni i ri televiziv po nis fuqishëm në Euronews Albania, që pa diskutim do të vijojë të ruajë besueshmërinë, paanshmërinë, mendimin e analizën e thelluar, dinamikën, dixhitalizimin e respektimin e të gjitha këndvështrimeve.

Nis me 6 edicione informative live, që në orët e para të mëngjesit, për të zgjatur përgjatë gjithë 24 orëve në vazhdim. Korrespondentët janë pozicionuar përsëri kudo në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Bruksel. Ndërsa studiot janë bërë gati për të transmetuar gjithçka i duhet audiencës, së të gjitha target grupeve e interesave.

Mirëmëngjes”-i i parë i këtij sezoni nisi pikërisht sot, për të vijuar çdo ditë nga ora 7.00 – 9.00, me energjinë e duhur për një fillim dite të mbarë. “Mirëmëngjesi”-n e parë në Euronews na e thonë Loneta Progni dhe Renaldo Salianji, pra ata udhëtarët e lezetshëm të verës, që tashmë kanë ndaluar në destinacionin e përhershëm, në studion e mëngjesit, për të përcjellë informacione mbi ngjarjet kryesore të së përditshmes sonë, përmes të ftuarve dhe lidhjeve direkte. “Mirëmëngjes”-i do të jetë infromues, tematik, por edhe argëtues.

“Now me Erla Mëhillin” do të jetë nga e hëna në të mërkurë, në orën 21.00, me qëllimin për të hedhur dritë në korridoret e errëta të politikës, me të ftuar, intervista e debate mbi çështje politike e sociale në vend e rajon.

Dueli i mendimeve dhe analizave, gjithmonë të kundërta, mes Andi Bushatit e Baton Haxhiut në “Shock”, fillon gjithashtu sot, për të vijuar çdo javë nga e hëna në të enjte, ora 20.00. Në mes të këtyre diskutimeve, do të jetë përsëri gazetarja dhe moderatorja Bruna Çifligu.

Formati më inovativ në Shqipëri, “Barometri”, që gllabëroi vëmendjen e gjithë shqiptarëve në kohën e zgjedhjeve elektorale, do të jetë sërish çdo të enjte, në orën 21.00, nën moderimin e Neritan Sejaminit, për të sjellë në ekran zërin e kujtdo prej nesh, për çështje e tema që na interesojnë në të përditshmen tonë. Ky zë do të përkthehet në të dhëna e rezultate konkrete, në sondazhe që do të zbërthehen e analizohen nga ekspertët në studio.

“Eurotalks” me Franko Egron, çdo të dielë ora 20.00, “Balkan talks” çdo të hënë e të mërkurë ora 22.00, “Përse” nga Mentor Kikia të premteve ora 21.00, “Unpublished” çdo të martë në 18.00, “Destinacion” nga gazetarja Rezarta Delisula çdo të enjte ora 18.00 do të jenë emisionet e tjera që plotësojnë gjithë programacionin e këtij sezoni të ri shumë të pasur televiziv në Eruonews, duke zgjeruar kështu edhe më shumë, dimensionet e një televizioni që synon të sjellë në kohë reale të vërtetën që na intereson të gjithëve, jo vetëm në politikën e vendit, por edhe atë rajonale, europiane e botërore, për çështjet e drejtësisë, dosjet e krimit e hetimet e lëna jashtë vëmendjes, për eksplorimin e vendeve të panjohura shqiptare, duke i trajtuar ato në aspektin historik, gjeografik, kulturor e kulinar.

Gjithçka ka filluar sot, që në orët e para të mëngjesit, me një mision: për t’i mbajtur gjatë, çdo ditë, për çdo edicion lajmesh e në çdo emision, shqiptarët, kudo ku jetojnë, të ulur para ekranit, ku logo që pulson është vetëm Euronews Albania.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

televizion televizion 'euronews albania bruna çifligu erla mehilli franko egro loneta progni mentor kikia renaldo salianji rezarta delisula 'euronews albania bruna çifligu erla mehilli franko egro loneta progni mentor kikia renaldo salianji rezarta delisula


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 6 Shtator 2021, 11:20

Një rol filmi apo teatri mund të të ngrejë si hero në sytë e njerëzve, por mund të të shndërrojë edhe në një figurë të rrezikshme apo të frikshme.Aq e madhe ësh...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen