6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Studentët janë kundër zgjedhjeve në 12 qershor, e kërkojnë nga ministria e Arsimit që të të shtyhen, pasi në kërtë kohë është e pamudur për shkak të pandemisë. Këto kërkesa ata i kanë bërë me anë të një letre të hapur drejtuar ministres, Besa Shahini, ku kërkojnë shtyrjen e datës, pasi tani ndodhen të gjithë të izoluar për shkak të COVID dhe procsi nuk do jetë i rregull.
Ata shprehen se një tjetër element që cënon integritetin e procesit e rrjedhimisht të vetë institucionit është konflikti institucional mes Rektorit, Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës dhe Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, ku secila palë akuzon tjetrën për paligjshmërinë dhe veprimtari në mungesë të mandatit. Prandaj studentët kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor në universitete dhe rifillimin e tij në një moment të dytë, pas stabilizimit te jetës studentore universitare.
LETRA E PLOTË
Në vijim të Urdhrit nr.99 datë 26.03.2020 “PËR DISA NDRYSHIME NË URDHËRIN NR.8, DATË 14.01.2020 PËR PROCESIN ZGJEDHOR PËR AUTORITETET DHE ORGANET DREJTUESE NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË”, paraqesim kërkesën tonë, si me poshtë vijon:
Sipas urdhrit të sipërpërmendur fushata zgjedhore fillon me datë 11.05.2020 dhe zgjedhjet mbahen më datë 12.06.2020, ndërkohë që studentët akoma nuk janë kthyer në auditore dhe jeta universitetare nuk është stabilizuar ende. Në nenin 39, pika 2 të Ligjit për Arsimin e Lartë, cilësohet shprehimisht se “Në institucionet publike të arsimit të lartë, rektori zgjidhet nga anëtarët e asambleve të personelit akademik të njësive kryesore dhe studentët”. Sipas vleresimit tonë, duke marrë parasysh rekomandimet e Organizates Botërore të Shëndetësisë mbi shmangien e aktiviteteve që mund të ndikojne në perhapjen e metejshme të Covid-19, si dhe masat e marra nga shteti shqiptar, ky proces është i parealizueshem dhe nuk garanton të drejtën parësore të procesit, atë të votës.
Më tej, po në vazhdën e efekteve të masave të ndermarra në kuadër të pandemise Covid-19, duam t’ju sjellim në vemendje se në keto rrethana, procesi i zhvillimit të fushates dhe prezantimit të platformes nga kandidatet për Senat Akademik dhe Rektor, është perjashtues dhe i pamundur. Për më tepër, po i’u rikujtojmë se me vendim të Parlamentit të Shqipërisë, vendi jonë gjendet në masa të gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë deri në datën 23.06.2020 dhe referuar nenit 170, pika 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “ Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum si dhe nuk mund të zgjidhet President i ri”. Ne besojmë se edhe zgjedhjet për organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë, të cilat janë të një rëndësie dhe hierarkie më të ulët se të sipërpërmendurat gjithashtu nuk duhet të zhvillohen. Këtë e përforcon edhe rregullorja “PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET DREJTUESE NË SENATIN AKADEMIK NË UNIVERSITETIN E TIRANËS” në nenin 38, pika 1, gërma b e të cilit thuhet shprehimisht se zgjedhjet mund të anullohet në rast se “kanë ndodhur fatëkeqësi natyrore në përmasa të atilla, që kanë penguar pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim”.
Sipas nesh, çdo element i përmendur më sipër konsiderohet si një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e pjesëmarrjes se studentëve dhe pedagogëve në procesin zgjedhor, duke cenuar keshtu integritetin e vetë procesit. Një tjetër element që cenon integritetin e procesit e rrjedhimisht të vetë institucionit është konflikti institucional mes Rektorit, Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës dhe Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, ku secila palë akuzon tjetrën për paligjshmërinë dhe veprimtari në mungesë të mandatit. Në të tilla kushte, ne kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor në universitete dhe rifillimin e tij në një moment të dytë, pas stabilizimit te jetës studentore universitare.
Prej ditësh ka nisur një debat për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Universtitetin e Tiranës. Ministria e Arsimit dhe Rektorati kanë nisur punën dhe kërkojnë që zgjedhjet të mbahen në 12 qershor pasi për pak ditë do të hapet dhe fushata. Ndërkohë grupime të ndryshme studentësh shprehen se zgjedhjet nuk mund të mbahen në këtë kohë pandemie.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– I moshuari, Hysen Tuga ka treguar historinë e tij të trishtë. Në një rrëfim për FaxWeb, ai ka treguar se është grabitur dhe më pas është braktisur ...
TIRANË– Kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi me anë të një reagimi për shtyp shkruan se gjendja e biznesit në vend është shumë e vështi...
Bllokimi i lëvizjeve si rrjedhojë e masave për të frenuar përhapjen e Covid-19 ka frenuar të paktën përkohësisht, tendencën e emigracionit të shqiptarëve, që is...
TIRANË- Ministria e Arsimit i ka dhënë udhëzim Rektoratit të Universtietit të Tiranës që të vijojnë procedurat për mbajten e zgjedhjeve edhe pse vendi po k...
TIRANË- Besimtarët myslimanë i janë drejtuar sërish Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me një kërkesë për të hapur xhamitë. Në një peticion të nisur sot on...
SHQIPËRI– Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini para disa ditësh dha njoftim se shkollat do të hapen vetëm për maturantët ku do të zbatohes...
E vetmja gjë që e ngushëllon Zame Gjergjin, 75 vjeç, është pasja e dy çadrave. Në dimër menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit ata morën një &ccedi...
Pas tërmetit të 26 nëntorit, çmimet e qirave, veçanërisht të apartamenteve të banimit shënuan rritje, për shkak të ofertës të lartë. Me shfaqjen e...
Tiranë- Bordi drejtues i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe drejtues të bizneseve anëtare zhvilluan më 29 prill një video-takim me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ...
TIRANË- Rektori i Universitetit të Tiranë, Mynyr Koni. Ka folur për sot për zgjedhjet në institucionin që ai drejton. Në një lidhje direkte me News 24, Kon...