LIVE UPDATES
Bota

Studimi i ri: A është e rrezikshme për avionët teknologjia 5G

9 Janar 2022, 12:54 Nga DOSJA
Studimi i ri: A është e rrezikshme për avionët teknologjia

SHBAKompanitë amerikane të telekomit dhe kompanitë ajrore për javë të tëra po luftojnë mbi ndikimin e mundshëm të shërbimeve të gjeneratës së re të komunikimeve (5G) në aeroplanë, që është e kundërta e asaj që po ndodh me shtrirjen e 5G-së në vendet tjetra, teksa kjo teknologji po përdoret pa shfaqur shqetësime të reja të sigurisë.

Më poshtë mund të mësoni lidhur me mosmarrëveshjen, pasi më 3 janar, kompanitë Verizon Communications dhe AT&T u pajtuan që të shtynin për dy javë përdorimin e kësaj teknologjie, duke u tërhequr nga një bllokim që kërcënonte të shkaktonte ndërprerje të fluturimeve. Marrëveshja premton që të shmangë shumicën, por jo të gjitha ndërprerjet e mundshme në udhëtimet ajrore nga vendosja e teknologjisë 5G.

Cili është problemi?

Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit 2021 nxorën në ankand për rreth 80 miliardë dollarë frekuencat e intervalit të mesëm për kompanitë e telefonisë mobile në intervalin 3.7-3.98 GHz (giga herz) në spektër, i njohur si C-Band. Grupet e industrisë së aviacionit amerikan, në muajt e fundit, ngritën shqetësimet dhe Administrata Federale e Aviacionit (FAA), në nëntorin e vitit të kaluar lëshoi një paralajmërim zyrtar lidhur me rrezikun e ndërhyrjes me pajisjet e fluturimit.

Në industrinë e linjave ajrore, pajisjet që masin lartësinë, operojnë me intervalin 4.2-4.4 GHz dhe ka shqetësime se nuk ka hapësirë të mjaftueshme ndërmjet frekuencave që të përdoren nga kompanitë e telekomit.

Kompanitë janë përballur me presion nga Shtëpia e Bardhë, kompanitë ajrore dhe shoqatat e aviacionit, që kanë kërkuar vendosjen e teknologjisë pas shqetësimeve se 5G mund të ndërhyjë në pajisjet e ndjeshme elektronike të avionëve, siç janë pajisjet për matjen e lartësisë.

Pse kjo është e rëndësishme për aviacionin?

Pajisjet që masin lartësinë ndihmojnë në uljen e rrezikut të aksidenteve apo përplasjeve mes avionëve, pasi ato japin lexime të sakta të afërsisë së një avioni me tokën. Këto të dhëna po ashtu përdoren për të lehtësuar aterrimet e automatizuara dhe për të shmangur rrymat e rrezikshme ajrore.

Çfarë dallimi bën frekuenca?

Thënë shkurt, sa më e lartë të jetë frekuenca në spektër, aq më i shpejtë është shërbimi. Pra, në mënyrë që të marrin vlerën e plotë nga 5G, operatorët duan që të operojnë në frekuencat më të larta. Disa nga spektri C-Band, që janë shitur në ankand në SHBA, ishin përdorur për radio satelitore, por kalimi në 5G nënkupton se do të ketë shumë më tepër trafik.

A është ky problem edhe diku tjetër?

Pas disa vitesh diskutimesh ndërkombëtare, më 2019 Bashkimi Evropian vendosi standarde për frekuencat e intervalit të mesëm 5G, në intervalin 3.4-3.8 GHz.

Ajo janë nxjerrë në ankand dhe janë vendosur në përdorim në shumicën e 27 shteteve të bllokut evropian, pa asnjë problem. Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA), që mbikëqyrë 31 shtete, tha më 17 dhjetor 2021 se diskutimi i fundit ishte specifik për hapësirën ajrore të SHBA-së.

Në këtë fazë, asnjë ndërhyrje e pasiguritë nuk është identifikuar në Evropë”, tha Agjencia.

AT&T dhe Verizon janë pajtuar që të krijojnë zona ku do të ndalohet përdorimi i 5G në shumë aeroporte amerikane, njëjtë sikurse ishte vepruar në Francë për gjashtë muaj.

Zyrtarët e FFA-së kanë theksuar se spektri i përdorur nga Franca (3.6-3.8 GHz) është shumë larg spektrit (4.2-4.4 GHz) që përdoret nga pajisjet për matjen e lartësisë në SHBA dhe se fuqia e 5G-së që përdoret në Francë gjithashtu është më e ulët sesa niveli i autorizuar në Shtetet e Bashkuara.

Por, Verzion tha se nuk do të përdorë spektër që është afër spektrit që përdorë Franca tash e disa vjet.

Në Korenë e Jugut, frekuenca e komunikimit të telefonave 5G është 3.42-3.7GHz dhe nuk ka pasur asnjë raportim për ndërhyrje në valë të radiove që nga komercializimi i 5G në prill të vitit 2019.

Aktualisht stacionet për komunikim me telefon që kanë teknologjinë 5G funksionojnë pranë aeroporteve dhe nuk ka pasur raportime se një gjë e tillë ka shkaktuar probleme.

CTIA, një grup amerikan i tregtisë për shpërndarjen e valëve, në një dokument dërguar Komisionit Federal të Komunikimeve tha se “transportuesit në 40 shtete në Evropë dhe Azi tani përdorin C-Band për 5G dhe nuk kanë raportuar se ka pasur ndonjë ndërhyrje në pajisjet që matin lartësinë që operojnë me të njëjtat intervale të frekuencave 4.2-4.4 GHz, interval i përcaktuar ndërkombëtarisht”.

Ky grup po ashtu shtoi se “çdo ditë, avionët amerikanë transportojnë mijëra shtetas amerikanë, aterrojnë në këto shtete pa asnjë problem dhe pa shqetësime nga FAA apo rregullatorët e huaj të aviacionit. Ligjet e fizikës nuk janë të ndryshme në SHBA, Evropë apo Azi”.

Por, kompanitë ajrore kanë paralajmëruar se pa një marrëveshje, masat paraprake të sigurisë mund të bëjnë që fluturimet ditore të bien për 4 për qind. Një grup i linjave ajrore tha se kjo çështje ka potencial që të “devijojë ose anulojë mijëra fluturime çdo ditë, duke anuluar miliona rezervime të pasagjerëve e duke shkaktuar dëme të konsiderueshme”.

Shefi i United Airlines, Scott Kirby tha se moszgjidhja e çështjes së ndërhyrjes së mundshme të teknologjisë 5G në pajisjet e avionëve, do të nënkuptonte që aeroportet kryesore të SHBA-së në rast të motit të keq, reve apo smogut të rëndë, “mund të kenë vetëm qasje vizuale”.

Marrë nga: REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota rrjeti 5g shba rrjeti 5g shba

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë