"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
‘Stuhia Filomena vjen sot në vendet e Ballkanit dhe Shqipërisë’, sinoptikania zbulon çfarë do ndodhë në vend: Priten
14 Janar 2021, 08:36Nga DOSJA
TIRANË– Stuhia “Filomena” që mbuloi një pjesë të Spanjës me dëborë po i drejtohet Ballkanit. Ditët e acarit në të vërtetë nisin nga sot në vendin tonë. E ftuar në “Wake Up”, sinoptikania Lajda Porja tregoi se në Shqipëri kjo stuhi do sjellë ngrica nga e premtja dhe fundjava.
“Në shumë vende të botës po shohim fenomenet ekstreme që janë më të shpeshta dhe kanë një shkallë egërsie më të lartë. Stuhia parashikohet që të vijë që sot rreth vendeve të Ballkanit dhe Shqipërisë, në fakt nuk është se presim të kemi sasi të konsiderueshme te reshjeve të dëborës, kryesisht do ketë mot të kthjellët. E gjithë kryefjala e këtyre ditëve do jenë vlerat termike, të cilat do sjellin temperatura ekstremisht të ulëta. Parashikohet që të zbresë termometri edhe minus 13 në zonat malore dhe kryesisht do të jetë pak më shumë e prekur zona verilindore edhe zonat e thella ku do shënojë termometri minus 13. Pritet që e premtja dhe fundjava, e gjithë Shqipëria të jetë e ngrirë”, bëri të ditur sinoptikania Porja.
Madridi, një nga zonat më të prekura, ka parë deri në 20 cm dëborë nga kjo stuhi. Më në jug stuhia bëri që lumenjtë të shpërthenin brigjet e tyre. Në të gjithë Spanjën pati të paktën 7 të vdekur.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DIBËR– Rënia e menjëhershme e temperaturave ka bërë që qyteti i Dibrës të mbulohet nga dëbora. Situtata është përkeqësuar në disa zona pasi trashësia...
TIRANË– Tire Alldervishi, sanitarja që u shtir si infermiere dhe zhvati tetë milionë lekë nga vajza e një zonje të infektuar nga Covid-19, e cila më pas nd...
VLORË– Një traileri i markës “Man” është djegur pjesërisht. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tragjas, Vlorë, në momentin që mjeti ka qenë i parkuar, rre...
LLOGARA– Temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica në të gjithë territorin e vendit. Aksi rrugor i Llogarasë është mbuluar i gjithi nga akulli e dëbora. Gjatë nat...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi temperaturat e ulëta në vend, ndërsa Pan...
TIRANË– Ministrja Anila Denaj nuk ka prenuar të tregojë se s aka paguar Shqipëria për 500 mijë dozat e vaksinave të siguruara nga Pfizer.E ftuar në “...
TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj tha mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel se 97% e shqiptarëve paguajn...