LIVE UPDATES
Bota

Sulmet e hakerëve në SHBA dhe Evropë

15 Maj 2021, 06:47 Nga DOSJA
Sulmet e hakerëve në SHBA dhe Evropë

SHBA– Pas sulmit kibernetik në tubacionin më të madh të karburanteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paniku i blerjes dhe ngërçet në pikat e karburantit janë rritur përsëri në bregun lindor të vendit. Kryeqyteti i SHBA-së, Uashingtoni, është prekur më së shumti: Tre në katër pika karburantesh nuk kanë më karburant, njoftoi Patrick De Haan, nga kompania e analizave të tregut Gasbuddy në Twitter.

Në shtetin e Karolinës së Veriut, 69 përqind e pikave të karburantit janë bosh. Në Karolinën e Jugut, Virxhinia dhe Xhorxhia, afërsisht çdo e dyta pikë është jashtë funksionit. Shtete të tjera në bregun lindor gjithashtu kanë probleme me mungesën e karburanteve.

Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që të mos bien në “panik”. “Mos blini më shumë benzinë ​​sesa ju nevojitet në ditët e ardhshme”, apeloi ai në Shtëpinë e Bardhë të enjten. Furnizimi së shpejti do të kthehet në normalitet, tha presidenti. Të shohësh radhë në pikat e karburanteve është e frikshme, nënvizoipresidenti amerikan.Gjëja më e rëndësishme tani është “të mos ketë panik”.

“Problemet e përkohshme”

Biden tha se tubacioni do të rikthehet në funksion me kapacitet të plotë. Pas kësaj pengesat do të evitohen deri në fundjavë ose në fillim të javës tjetër. Kjo është një “situatë e përkohshme”, theksoi Biden.

Ky gazsjellës është shumë i rëndësishëm për furnizimin me SHBA-në, sepse nëpër të kalon rreth 45 përqind e karburanteve për nevojat e bregut lindor.

Shantazhuesit kanë paralizuar tubacionin e kompanisë operative Colonial, të premten e kaluar. Tubacioni u bllokua tërësisht, duke shkaktuar probleme të mëdha të furnizimit me karburante në këtë pjesë të vendit. Operatori privat i tubacionit gradualisht ka rifilluar punën të mërkurën.

Gjurmët të çojnë në Rusi

Presidenti Biden tha të enjten se ndërkohë janë zbuluar prova të forta se sulmi ka filluar në Rusi. Por qeveria amerikane nuk supozon që Kremlini është i përfshirë në këtë sulm.

Pjesa më e madhe e sfondit të sulmit kibernetik mbetet e paqartë. Për shembull, është e panjohur se sa para ka kërkuar nga Colonial grupi i hakerave Darkside, i cili besohet të jetë përgjegjës për sulmin. Kompania deri tani nuk ka publikuar të dhënat për pagesën eventuale të parave që janëkërkuar nga hakerët.

Një problem global

Sulmet kibernetike janë raportuar të premten edhe nga vende të tjera. Shërbimi i shëndetit publik në Irlandë HSE, ka mbyllur të gjithë sistemin e tij kompjuterik, për shkak të një sulmi kibernetik. “Ka pasur një sulm të rëndësishëm “Ransomware” ndaj sistemeve kibernetike në HSE”, kumtoi Enti të premten në Twitter. Si masë parandaluese, të gjitha sistemet janë mbyllur. Sulmi është i ngjashëm me atë në tubacionin Colonial, një javë më parë. Gjatë sulmit është përdorur Ransomware i ngjashëm me atë që është përdorur në sulmin kibernetik në tubacionin më të madh në SHBA.

Edhe në Evropë është sulmuar grupi japonez i teknologjisë Toshiba Corp. Toshiba Tec, një prodhues i sistemeve të pagesave dhe fotokopjuesve, u hakua nga “Darkside” në fillim të majit, deklaroi të premten përfaqësuesi francez i kompanisë. Por u bë e ditur se vetëm një sasi minimale e të dhënave është zhdukur. Selia evropiane e Toshiba Tec në Neuss nuk i është përgjigjur deri tani pyetjeve për gjendjen.

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota darkside franca hakeret karburante ransomware shba sulme darkside franca hakeret karburante ransomware shba sulme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet